
Një shpërndarës kokaine që shiste doza të lëndës narkotike në lagje të ndryshme të qytetit, është arrestuar në Përmet.
33-vjeçarit i është sekuestruar një sasi kokaine e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe 1 peshore elektronike. Policia po ashtu ka proceduar 2 shtetas që kishin blerë doza, nga i arrestuari.
“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së drogave të forta, në doza, në Përmet, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe me shërbimet e Sektorit Operacional, finalizuan operacionin “Done deal”. Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi Dh. P., 33 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit A. M., 27 vjeç dhe F. J., 34 vjeç, të tre banues në Përmet”, njofton policia.
Sakaq në automjetin me të cilin lëviznin 2 të proceduarit, u gjet një sasi e vogël kokaine, e dyshuar e blerë nga 33-vjeçari.