
Screenshot
Gazetarët e News24 të mbështetur nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë protestuan sot në hyrje të godinës të televizionit me moton “Demokracia vdes në errësirë”!
Godina e News24, prej mëngjesit të së shtunës është bllokuar nga Policia e Shtetit me arsyetimin se i takon shtetit dhe se kontrata e televizionit ka mbaruar prej kohësh.
Sakaq, dhjetëra gazetarë, personazhe publike, politikanë dhe aktivistë morën pjesë në protestën solidarizuese me kolegët e News24.
230 gazetarë, staf teknik dhe punonjës të Focus Media News dhe Panorama Group nuk lejohen tashmë prej tre ditësh të hyjnë në ambientet e News24, BalkanWeb dhe Panorama të cilat mbahen të rrethuara me efektivë të Policisë së Shtetit dhe asaj Ushtarake, duke krijuar skena të pazakonta ndaj një media.