
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një firmë ndërtimi në Kinostudio, ku një 66-vjeçar ka rënë nga lartësia e objektit ku po punonte.
Si pasojë e plagëve të marra, 66-vjeçari ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30.
“Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi në Kinostudio shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, i cili ka humbur jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të saj”, njoftoi policia e Tiranës.