
Zbulohen detaje nga vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, Erald Xhejo, ku familjarë të autorit u përfshinë në fshehjen e krimit.
Roland Guri, xhaxhai i të miturit Enedio Guri që vrau bashkëmoshatarin e tij Erald Xhejo sipas policisë ka marrë thikën e krimit, e ka larë duke i hequr gjurmët e gjakut dhe e ka futur ne xhep.
Ndërsa babai i Enedios, Edison Guri e ka fshehur të birin në një banesë që ai t’i shmangej policisë.
Flori Cela akuzohet për moskallëzim të krimit, pasi makinën e tij, e ka përdorur Enedio Guri për t’u larguar nga vendngjarja.
Enedio ka qenë i pajisur me thikë, ndërsa viktima ka patur një dorezë.
Të dyja palët kanë qenë të shoqëruar me shokët e tyre të cilët pas veprimeve hetimore u arrestuan për veprën penale moskallëzim i krimit dhe veprime që pengojnë të vërtetën.
Mësohet se konflikti i tyre ka nisur rreth 1 viti më parë dhe ka qenë pikërisht takimi i rastësishëm dje i cili ka nisur me fjalë të tipit “pse më shikon”etj që çoi në përdorimin e thikës që 14-vjeçari posedonte.