E shtunë, 10 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Eurostat: 1 milionë shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit 

Korrieri nga Korrieri
16.09.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Eurostat: 1 milionë shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Nga viti 2008 deri në 2024 rreth 1 milionë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat.

Shqiptarët me leje qëndrimi të rregullt përbëjnë rreth 41% të popullsie që jeton ende këtu. Por totali i shqiptarëve jashtë vendit është më i lartë po të përfshihen emigrantët që jetojnë në Britani, USA, Kanada dhe në vende të tjera jashtë BE-së.

Duke analizuar të dhënat e Eurostat mbi lejet e qëndrimit për herë të parë dhënë shtetasve shqiptarë nga vendet e Bashkimit Europian shihet një rritje e vazhdueshme e emigracionit që ka ardhur duke u përshpejtuar vitet e fundit.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2008 ishin regjistruar 97,780 mijë leje qëndrimi për herë të parë, ndërsa deri në vitin 2014 stoku i lejeve arriti rreth 389 mijë. Pas vitit 2015 ritmi i rritjes u përshpejtua ndjeshëm. Në vitin 2018 totali kaloi mbi 600 mijë, ndërsa në vitin 2021 kishte shkuar në mbi 765 mijë leje.

Trendi vijoi edhe më fuqishëm në tre vitet e fundit, pas pandemisë. Vetëm nga 2021 deri në 2024, numri i lejeve të qëndrimit të dhëna për shqiptarët në BE u shtua me mbi 230 mijë, duke e çuar totalin kumulativ në pothuajse 1 milion (999,138) në fund të vitit 2024. Ky ritëm tregon për një presion të vazhdueshëm emigrimi nga Shqipëria drejt vendeve europiane, pavarësisht zhvillimeve ekonomike dhe sociale të brendshme.

Rritja konstante nga viti në vit tregon për një prirje afatgjatë dhe të qëndrueshme, ku çdo vit mijëra qytetarë kanë kërkuar mundësi pune dhe jetese në vendet e BE-së.

Punësimi dhe përmirësimi i gjendjes ekonomik është arsyeja kryesore që i shtyn shqiptarët të emigrojnë. Rritja ekonomike e vendit nuk është shpërndare në mënyrë të barabartë gjatë tranzicionit. Mungesa e vendeve të punës me paga të denja, informaliteti i lartë në tregun e punës dhe mungesa e sigurisë afatgjatë për profesionistët kanë qenë shtysa kryesore për emigrim.

Paga mesatare në Shqipëri ka mbetur shumë poshtë mesatares së BE-së dhe Rajonit, duke nxitur më tej kërkesën për migrim ekonomik, veçanërisht drejt Italisë, Greqisë, Gjermanisë e më pas edhe vendeve të tjera të Europës Perëndimore.

Një numër i madh të rinjsh kanë zgjedhur të studiojnë në vendet e BE-së, duke përfituar nga bursat dhe programet europiane. Pjesa më e madhe e tyre më pas kanë aplikuar për leje qëndrimi dhe punësimi. Mungesa e perspektivës profesionale në Shqipëri dhe pamundësia për të gjetur punë të kualifikuara kanë forcuar këtë prirje.

Një pjesë e madhe e lejeve të qëndrimit kanë ardhur edhe si rezultat i bashkimit familjar. Shqiptarët që u vendosën më herët në vendet e BE-së kanë tërhequr familjarët e tyre, duke rritur numrin e lejeve të reja nga viti në vit, sidomos në vitet e fundit.

Shifra 1 milion leje qëndrimi të shqiptarëve në BE e rendit Shqipërinë në krye të vendeve për emigracionin e lartë në raport me popullsinë, duke na renditur gjithashtu ndër komunitetet më të mëdha të emigrantëve në hapësirën europiane./Monitor

Para

Mbahet sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE, Shqipëria hap 4 grup-kapitujt e radhës

Pas

Ngacmonte seksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 

Nga Kategoria

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese
Aktualitet

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese

09.10.2026
10.3k
Dosja e “bujshme” nga Italia në ‘dorën’ e SPAK, perveç Artan Gaçit pritet të tjerë “peshq drejtues” të bien në rrjetën e drejtësisë!
Aktualitet

Dosja e “bujshme” nga Italia në ‘dorën’ e SPAK, perveç Artan Gaçit pritet të tjerë “peshq drejtues” të bien në rrjetën e drejtësisë!

09.10.2026
10.3k
Mori zarfin me 4 milionë lekë ryshfet, GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit!
Aktualitet

Mori zarfin me 4 milionë lekë ryshfet, GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit!

09.10.2026
10.3k
Nga 61 bashki Shqipëria bëhet me 46! Ja të gjitha ndryshimet, cilat shkrihen dhe me cilat bashkohen
Aktualitet

Nga 61 bashki Shqipëria bëhet me 46! Ja të gjitha ndryshimet, cilat shkrihen dhe me cilat bashkohen

09.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan

08.10.2026
10.3k
KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

06.10.2026
10.4k
Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka

Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka

08.10.2026
10.3k
Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

03.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k
‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

06.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.4k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.