E hënë, 12 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Rich Hotel”, dy apartamente, truall, servis dhe gjashtë automjete/ Ky është pogradecari që me punën si “kamarier” vuri një SUPER pasuri!

Korrieri nga Korrieri
01.10.2025
në Aktualitet, Fokus
A A
“Rich Hotel”, dy apartamente, truall, servis dhe gjashtë automjete/ Ky është pogradecari që me punën si “kamarier” vuri një SUPER pasuri!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në qendër të Pogradecit, hoteli luksoz “Rich Hotel”, në pronësi të familjes Buliçka, është vendosur nën sekuestro preventive nga Prokuroria e Korçës më 26 shtator 2025, pas një hetimi trevjeçar.

Hetimi konkludoi se pronarët dyshohen se kanë investuar të ardhurat e përfituara nga trafiku i narkotikëve në Itali dhe Spanjë në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, duke i regjistruar në emër të tyre dhe familjarëve.

Pavarësisht sekuestrimit, hoteli vazhdon aktivitetin normal, ndërsa pronarja, Edlira Buliçka, ka mohuar akuzat, duke theksuar se e vërteta do të dalë në pah.

Në FOTO: Familja Buliçka nga Pogradeci

Hetimi përfshin gjithashtu të ardhurat e pavërtetuara dhe transaksionet financiare të konsiderueshme të Edri Buliçkës, i cili pretendonte se kishte të ardhura nga puna si kamarier, por nuk rezulton të ketë qenë i punësuar.

Po ashtu, aktiviteti tregtar i nënës së tij, “shitje online”, ngre dyshime mbi funksionimin real të biznesit, pasi adresa e aktivitetit përkon me atë të banesës.

Në total janë sekuestruar jo vetëm hoteli, por edhe dy apartamente, truall, biznesi i makinave, servis dhe gjashtë automjete.

Përveç rastit specifik të hotelit, auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë nxjerrë në pah probleme në menaxhimin e pronave të sekuestruara, ku disa prej tyre vazhdojnë të jenë nën kontrollin e grupeve kriminale.

Ekspertët paralajmërojnë për rreziqe të mundshme për përdorimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara për interesa private ose politike, ndërsa procedurat e ankandeve për pasuritë e konfiskuara shpesh pezullohen, duke lënë asetet të degradojnë dhe vlerën e tyre të ulet.

Luksi që sfidon

Mes rrugicave të mbushura me hotele e lokale, të bie në sy një fasadë moderne xhami në ngjyrat gri e të zezë. Ndërsa gjatë natës, duket si fasadë e ndriçuar xhami, që tërheq vëmendje mes hoteleve të tjera në ato rrugica.

E në të djathtë lexohet që prej së largu emri i tij, Rich Hotel, shoqëruar me një kurorë, si simbol i luksit mbretëror, si dhe vetë pronarët e reklamojnë komoditetin që i ofrojnë klientëve.

Është pikërisht hoteli luksoz, për të cilin Prokuroria e Korçës njoftoi më 26 shtator 2025 sekuestrimin e tij për shkak të dyshimeve të arsyeshme se burimi i të ardhurave për ndërtimin e tij vjen nga aktivitete kriminale.

Pasuritë janë në pronësi të familjes Buliçka, dhe sipas organit të akuzës, dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës në Spanjë dhe Itali nga Edri Buliçka.

Megjithëse sipas njoftimit zyrtar, prona është e sekuestruar, hoteli vazhdon aktivitetin e tij të përditshëm. Stafi dhe pronarët nuk e kanë ndalur punën.

“Ne po vijojmë aktivitetin normalisht, nuk ka asnjë pengesë për ne! Kushdo që vjen si klient te ne del më se i kënaqur. Do e mbyllim shumë mirë këtë situatë, e vërteta del gjithmonë”, tha Edlira Buliçka, në emrin e së cilës është i regjistruar hoteli, shkruan shteg.org.

Sipas njoftimit zyrtar, sekuestrimi i “Rich Hotel” dhe disa pasurive të tjera erdhi pas një hetimi trevjeçar të Prokurorisë së Korçës.

Edri Buliçka dyshohet se të ardhurat e përfituara nga trafiku i narkotikëve në Itali dhe Spanjë i ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në Shqipëri, duke i regjistruar në emër të tij dhe të familjarëve.

Hetimi nisi në vitin 2022 nga Prokuroria e Pogradecit dhe u finalizua më 26 shtator 2025 me sekuestrimin e disa pronave e automjeteve.

Mes tyre përfshihet “Rich Hotel”, dy apartamente, një truall prej 965 m², një biznes shit-blerje makinash, një servis në pronësi të Edmond Buliçkës (babai i Edrit), si dhe gjashtë automjete.

Sipas verifikimeve, Edri Buliçka kishte deklaruar se ishte i punësuar si kamarier në fshatin Udënisht, por hetimet treguan se ai nuk kishte qenë i regjistruar realisht si punonjës.

Gjithashtu, transaksionet bankare të kryera prej tij ndër vite shfaqin shuma të konsiderueshme në lek dhe valutë, pa burim të justifikuar.

Edhe nëna e tij, Edlira Buliçka, rezulton se prej dhjetorit 2021 ka regjistruar një aktivitet tregtar me “shitje online”, por sipas prokurorisë, adresa e ushtrimit të aktivitetit përkon me adresën e banesës, çka ngre dyshime mbi funksionimin real të biznesit.

Megjithëse vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për sekuestrimin preventiv është marrë më 26 shtator 2025, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara (AAPSK) konfirmoi nisjen e procedurave për marrjen në dorëzim të pronave tre ditë më vonë, më 29 shtator.

“Sot, më datë 29.09.2025, janë duke u zhvilluar procedurat ndërmjet institucionit të AAPSK dhe institucioneve të hetimit për marrjen në dorëzim të pasurive objekt i vendimit” sqaroi zyra e shtypit të AAPSK.

Por protokolli për sekuestrimin e pronave ka procedura të përcaktuara mirë në ligj, dhe menjëherë pas vendimit të gjykatës një pasuri e sekuestruar duhet të ketë shenja dalluese që tregojnë statusin e saj juridik.

Këto mund të jenë tabela informuese që njoftojnë publikun se prona është nën sekuestro, shirita paralajmërues, si dhe prania fizike e një roje për të mbikëqyrur territorin dhe për të parandaluar dëmtimin apo ndërhyrjen e paligjshme.

Në mungesë të një vendimi përfundimtar të formës së prerë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit për konfiskim, në këtë pronë nuk lejohet të kryhen punime të asnjë lloji.

Nëse këto elementë mungojnë ose nuk konstatohet prania e tyre, lind dyshimi i arsyeshëm se pasuria nuk është realisht nën administrimin efektiv të agjencisë.

Gjatë vitit 2024, sipas Prokurorisë së Posaçme janë sekuestruar e konfiskuar 59 milionë euro pasuri me origjinë kriminale, por një raport auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka ngritur shumë pikëpyetje sa i përket menaxhimit të pronave nga agjencitë shtetërore.

Ekspertët thonë se asetet e sekuestruara dhe të konfiskuara lihen qëllimisht drejt degradimit për të ulur vlerën e tyre në shitjet me ankand, ndërsa procedurat e ankandeve janë pezulluar me një urdhër verbal pasi qeveria ka plane strategjike për shfrytëzimin e këtyre pronave. /vox

Para

U propozua si një ndër 3 EMRAT e opozitës për kandidat në Bashkinë e Tiranës, reagon Ermal Hasimja!

Pas

Precedenti, tonelata mishi të infektuara në treg dhe kontradikta mes analizave, kujt t’i besojmë?!

Nga Kategoria

Harta e re e çmimeve të referencës së banesave, ja cilat janë zonat më të shtrenjta në vend 
Aktualitet

Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, kategoritë që përfitojnë

12.10.2026
10.4k
Diplomatja që vizitoi Tiranën/ Kimberly Guilfoyle nën hetim, udhëtime me avionë privatë dhe ‘presion’ për 100 mijë $
Aktualitet

Diplomatja që vizitoi Tiranën/ Kimberly Guilfoyle nën hetim, udhëtime me avionë privatë dhe ‘presion’ për 100 mijë $

12.10.2026
10.4k
Kod i ri Etike në arsim: Jo veshje ekstravagante dhe makeup-i i tepërt, fikni telefonat në takim me ministren Kumbaro
Aktualitet

Kod i ri Etike në arsim: Jo veshje ekstravagante dhe makeup-i i tepërt, fikni telefonat në takim me ministren Kumbaro

12.10.2026
10.4k
Plagosja në restorantin në Sauk, 19-vjeçari i kërkuar për tentativë vrasje kapet në Greqi
Aktualitet

Plagosja në restorantin në Sauk, 19-vjeçari i kërkuar për tentativë vrasje kapet në Greqi

12.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ngriti Spanjën në “këmbë” dhe “rrëzoi” qeverinë e Sanchez, ndërron jetë e moshuara që u bë simbol i protestave

Ngriti Spanjën në “këmbë” dhe “rrëzoi” qeverinë e Sanchez, ndërron jetë e moshuara që u bë simbol i protestave

08.10.2026
10.4k
Arrestohet në Nju-Jork 52-vjeçari i dënuar dy herë me nga 25 vite burg për tri vrasje në Shkodër

Arrestohet në Nju-Jork 52-vjeçari i dënuar dy herë me nga 25 vite burg për tri vrasje në Shkodër

11.10.2026
10.4k
“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.4k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.4k
Gjithë ditën KUNDËR, por Braçe tregon si e “bindi” Rama “rrebelin me leje” në fund

Gjithë ditën KUNDËR, por Braçe tregon si e “bindi” Rama “rrebelin me leje” në fund

09.10.2026
10.4k
Dosja e “bujshme” nga Italia në ‘dorën’ e SPAK, perveç Artan Gaçit pritet të tjerë “peshq drejtues” të bien në rrjetën e drejtësisë!

Dosja e “bujshme” nga Italia në ‘dorën’ e SPAK, perveç Artan Gaçit pritet të tjerë “peshq drejtues” të bien në rrjetën e drejtësisë!

09.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.5k
Nafta është kthyer në luks për shqiptarët/ Paguajmë 7 herë më shumë se holandezët dhe 2 herë më shumë se rajoni

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

10.10.2026
10.4k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

09.10.2026
10.4k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.4k
BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

07.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.