E hënë, 24 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“I tha sekretares nuk kam gjë me ty”/ BIRN: Kur autori ka kaluar, dedektori ka dhënë sinjal, por është lejuar të hyjë në ambjentet e gjykatës

Korrieri nga Korrieri
07.10.2025
në Aktualitet, Slider
A A
“I tha sekretares nuk kam gjë me ty”/ BIRN: Kur autori ka kaluar, dedektori ka dhënë sinjal, por është lejuar të hyjë në ambjentet e gjykatës
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit pasditen e së hënës pasi shpalli një vendim për një konflikt pronësie, në një ngjarje të paprecedentë që u shoqërua me tronditje dhe shqetësime për sigurinë e sistemit gjyqësor.

Sipas Policisë së Tiranës, autor i ngjarjes dyshohet se është Elvis Shkëmbi, 30 vjeç dhe palë në procesin gjyqësor. Shkëmbi ka plagosur gjithashtu kundërshtarët e tij në proces, babë e bir. Sipas dy punonjëseve të administratës së Gjykatës së Apelit, të shtënat e armës në sallën e gjyqit kanë shkaktuar panik dhe kaos. Punonjës dhe qytetarë që gjendeshin në ambientet e gjykatës kanë nxituar të gjejnë strehim, për t’u ruajtur nga ndonjë sulm tjetër i mundshëm.

Njëra prej punonjëseve i tha BIRN se kishte parë autorin dhe një të afërm të tij që kishin dalë të fundit nga salla e gjyqit dhe ecnin të qetë.

“Njëri prej tyre ndezi edhe një cigare dhe u larguan të dy me hapa të ngadaltë nga ambientet e gjykatës,” tha ajo.

Punonjëset thanë se kishin mësuar nga kolege të tyre se autori i kishte thënë sekretares gjyqësore se nuk kishte gjë me atë dhe kishte qëlluar gjyqtarin Kalaja në gjoks. Sipas tyre, salla ku po zhvillohej seanca është e vogël dhe ka vetëm dy rreshta me stola. Kalaja u shoqërua në spital, po pa mundur të mbijetojë. Dy të plagosurit, atë e bir, gjenden nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Hetimi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja po kryhet nga Prokuroria e Posaçme, e cila po verifikon arsyet e dështimit të masave të sigurisë në ambjentet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Burime nga Gjykata e Apelit i thanë BIRN se masat për kontrollin e qytetarëve zbatohen nga një punonjës i administratës dhe nga një punonjës i Policisë së Shtetit. Po ashtu, është në disipozicion dhe dedektori që identifikon sendet metalike. Sipas këtyre burimeve, paraprakisht dyshohet se kur autori ka kaluar, dedektori ka dhënë sinjal, por megjithatë, është lejuar që të hyjë në ambjentet e gjykatës.

Ndërkohë, një gjyqtare i tha BIRN në kushtet e anonimatit se kanë raportuar herë të tjera kërcënime që u janë adresuar në ambjentet e gjykatës, por shteti nuk ka marrë asnjë masë për forcimin e masave të sigurisë së tyre. Sipas saj, janë vendosur në dijeni se Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGj ka zhvilluar disa takime për policinë lidhur me këto shqetësime, por nuk ka pasur asnjë rezultat në rritjen e masave të sigurisë.

Vrasja e gjyqtarit Kalaja në sallën e gjyqit u shoqërua me mesazhe ngushëllimi dhe tronditjeje nga institucionet e sistemit të drejtësisë si dhe përfaqësues të lartë të qeverisë dhe opozitës. SPAK dhe Gjykata e Lartë e dënuan aktin e rëndë, ndërsa bënë thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata.

Kryeministri Edi Rama e dënoi gjithashtu ngjarjen e rëndë përmes një mesazhi në X, ndërsa paralajmëroi marrjen e masave të sigurisë dhe ashpërsimin e dënimit për armëmbajtjen pa leje. Gjatë tre muajve të fundit, kryeministri Edi Rama është kritikuar për sulme të vazhdueshme ndaj magjistratëve të caktuar dhe vendimeve të tyre.

Gjyqtari Astrit Kalaja lindi në Shkodër dhe u diplomua në fakultetin e Drejtësisë me titullin ‘jurist’. Pas mbarimit të studimeve ai u emërua si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe që nga viti 2004 ushtroi detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Shkodër. Në vitin 2011 ai përfundoi një master në Universitetin e Tiranës dhe shërbyeu gjithashtu si anëtar i Kolegjit Zgjedhor. Kalaja e kaloi me sukses procesin e vetingut./BIRN/

Para

Vrasja brenda gjykatës/ Del foto e 65-vjeçarit që u plagos bashkë me të birin

Pas

“Skaneri sinjalizoi prezencën e metaleve”, Policia zbardh dinamikën e plotë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: U qëllua sapo shpalli vendimin

Nga Kategoria

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë
Aktualitet

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

23.08.2026
10.4k
Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia
Aktualitet

“Visi i Garave” u kap me një tjetër në vilë, dhunoi bashkëshorten dhe u përlesh me Policinë

23.08.2026
10.4k
Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?
Aktualitet

Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

23.08.2026
10.3k
ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?
Aktualitet

ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?

23.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
“Ju ka lënë mendja apo çfarë?” – Azerbajxhani kërkon të qetësojë gjakrat mes Izraelit dhe Turqisë

“Ju ka lënë mendja apo çfarë?” – Azerbajxhani kërkon të qetësojë gjakrat mes Izraelit dhe Turqisë

23.08.2026
10.4k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.4k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.