Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka mashtruar një 37-vjeçar. Blutë bëjnë me dije se 37-vjeçari i ka shitur makinën tip “Hyundai Tucson”, 28-vjeçarit të arrestuar, ndërsa ky i fundit e ka mashtruar për pagesën duke i thënë se do t’ia transferonte nëpërmjet llogarisë bankare. Automjeti në fjalë është gjetur dhe sekuestruar nga policia.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Transferta”.
Mashtroi shtetasin që i shiti automjetin, se do t’ia transferonte pagesën nëpërmjet bankës, vihet në pranga 28-vjeçari.
Gjendet dhe sekuestrohet automjeti tip “Hyundai Tucson”.
Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit të një rasti mashtrimi, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në koordinim me Prokurorinë, finalizuan operacionin “Transferta”.
Gjatë operacionit u ndalua shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Tiranë.















