E mërkurë, 25 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Vrau gruan pak muaj më parë, amerikani gjendet i varur në burgun e Shkodrës

Korrieri nga Korrieri
28.10.2025
në Aktualitet
A A
Vrau gruan pak muaj më parë, amerikani gjendet i varur në burgun e Shkodrës
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në burgun e Shkodrës, ku i paraburgosuri Brendon Ronald Saporito, 57 vjeç, është gjetur i varur në dhomën e tij nga bashkëvuajtësit.

Sipas njoftimit zyrtar, ai u gjet ende me shenja jete dhe u dërgua menjëherë në Spitalin e Koplikut, por pavarësisht ndihmës së parë dhe përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë.

Saporito, me shtetësi amerikane, ishte arrestuar më 2 maj 2025 dhe mbahej në paraburgim për akuzën “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, me vendim të Gjykatës së Shkodrës.

Saporito masakroi me thikë bashkëshorten e tij, Sandra Saporito, të premten e 2 majit 2025. Ajo humbi jetën në vendin e ngjarjes, banesën që çifti kishin marrë me qira në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës.

Në atë kohë u raportua se turisti amerikan e kreu krimin në gjendje të dehur dhe për motive të dobta

Vetëvrasja sot u raportua menjëherë autoriteteve, ndërsa po zhvillohen hetime për të sqaruar rrethanat e plota. Drejtoria e burgut ka njoftuar se po bashkëpunon me Prokurorinë dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Burgje për dokumentimin e ngjarjes.

Njoftimi për mediat:

Në IEVP Shkodër, më datë 28 tetor 2025, i paraburgosuri Brendon Ronald Saporito është gjetur i varur në dhomën e tij nga bashkëvuajtësit. Punonjësit e institucionit e kanë nxjerrë me puls dhe me shenja jete drejt urgjencës, ku stafi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga Spitali i Koplikut dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, i paraburgosuri nuk ka arritur të mbijetojë.

Brendon Ronald Saporito, i datëlindjes 22.04.1968, i biri i Joesph Binald Saporita dhe Marichea (Klein) Saporita, ndodhej në IEVP Shkodër për efekt të vendimit të Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Ai ishte arrestuar më 02.05.2025 dhe ishte sjellë në institucion më 04.05.2025.

Ngjarja është raportuar menjëherë autoriteteve kompetente, dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave. Drejtoria e IEVP Shkodër po bashkëpunon ngushtë me Prokurorinë dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Burgje për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Para

Vajza donte të bënte foto me kalin, por 62-vjeçari nuk pranoi dhe vrau turistin nga Tirana në sy të fëmijëve, gruas, nënës dhe turistëve…

Pas

11 vite nga ndarja nga jeta e Doriana Hakës, Prokuroria e Apelit shpall pretencën për mjekët

Nga Kategoria

A ka dorëzuar ambasadori amerikan prova në SPAK për zyrtarë shqiptarë që kanë cryptovaluta në SHBA?!
Aktualitet

A ka dorëzuar ambasadori amerikan prova në SPAK për zyrtarë shqiptarë që kanë cryptovaluta në SHBA?!

25.11.2026
10.3k
Lala shpjegon hetimet që mund të fundosin Elisa Spiropalin
Aktualitet

Lala shpjegon hetimet që mund të fundosin Elisa Spiropalin

25.11.2026
10.4k
“Do të jem ushtar i thjeshtë”/ Bylykbashi leksion Berishës, dorëzon detyrën e drejtuesit politik të Durrësit: Kështu çohet para Ripërtëritja e PD-së
Aktualitet

“Do të jem ushtar i thjeshtë”/ Bylykbashi leksion Berishës, dorëzon detyrën e drejtuesit politik të Durrësit: Kështu çohet para Ripërtëritja e PD-së

25.11.2026
10.4k
40% e shqiptarëve mendojnë se puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Aktualitet

40% e shqiptarëve mendojnë se puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit

25.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Tashmë janë ata që i presin duart mafies…” – Shqiptarët ndryshojnë balancat e trafikut të kokainës në Europë

“Tashmë janë ata që i presin duart mafies…” – Shqiptarët ndryshojnë balancat e trafikut të kokainës në Europë

23.11.2026
10.4k
DETAJET/ Detyrim i ri për bizneset: Certifikoni çdo vit aktivitetin ose gjobë 600 euro!

DETAJET/ Detyrim i ri për bizneset: Certifikoni çdo vit aktivitetin ose gjobë 600 euro!

19.11.2026
10.4k
“Do të jem ushtar i thjeshtë”/ Bylykbashi leksion Berishës, dorëzon detyrën e drejtuesit politik të Durrësit: Kështu çohet para Ripërtëritja e PD-së

“Do të jem ushtar i thjeshtë”/ Bylykbashi leksion Berishës, dorëzon detyrën e drejtuesit politik të Durrësit: Kështu çohet para Ripërtëritja e PD-së

25.11.2026
10.4k
“Më çuan tek shefi” – Qytetarit i ndalohet dalja jashtë vendit pse mori pjesë në protestë. Ndalohet dhe Ermal Hasimja

“Më çuan tek shefi” – Qytetarit i ndalohet dalja jashtë vendit pse mori pjesë në protestë. Ndalohet dhe Ermal Hasimja

24.11.2026
10.3k
Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi

Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi

24.11.2026
10.4k
Pas 8 vitesh udhëtim epik, sonda hapësinore mbërrin në Mërkur: Do zbulojë misteret e planetit të ekstremeve

Pas 8 vitesh udhëtim epik, sonda hapësinore mbërrin në Mërkur: Do zbulojë misteret e planetit të ekstremeve

21.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

23.11.2026
10.4k
Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

24.11.2026
10.4k
Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

23.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.