E hënë, 12 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Unaza e Madhe nën hetim total: Balluku rrezikon akuzë edhe për lotet e tjera

Korrieri nga Korrieri
24.11.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Unaza e Madhe nën hetim total: Balluku rrezikon akuzë edhe për lotet e tjera
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Pozitat e Belinda Ballukut, e pezulluar tashmë nga detyra pritet të rëndohen akoma më shumë. Mësohet se nën hetim nuk është vetëm loti 4 i Unazës së Madhe, por edhe 6 lote të tjera, pra në total është duke u verifikuar e gjithë Unaza.

Bëhet fjalë për një nga investimet më të mëdha publike në vend, 28.7 kilometra rrugë me një vlerë rreth 450 milionë euro.

Mësohet se SPAK ka në duar një sasi të madhe dokumentesh, komunikimesh dhe korrespondencash zyrtare që i përkasin viteve 2021–2023. Të gjitha këto janë pjesë e asaj që brenda institucioneve quhet “dosja e madhe” e tenderëve të infrastrukturës.

Ndërkohë nga ky verifikim priten që të merren të pandehur edhe persona të tjerë.

Nga dosja hetimore e SPAK për Belinda Ballukun janë bërë publike bisedat e saj me vartësit, kryesisht Kreun e ARRSH në atë kohë, Evis Berberi, i cili tani ndodhet në burg.

Mesazhet e përfshira në dosjen hetimore tregojnë se më 12 gusht 2021, punonjësit e ARRSH-së punonin deri pas mesnate për publikimin e tenderëve. Ndërsa Belinda Balluku jepte urdhrat për fituesin e tenderit.

***

Sipas hetimit, më 1 tetor 2021, dy zyrtarët kanë shkëmbyer mesazhe të vazhdueshme lidhur me “Unazën e Madhe” të Tiranës, ku Balluku i kërkon Berberit “të jetë gati për njoftimin”, ndërsa biseda vijon mbi publikimin dhe koordinimin e veprimeve për procedurën në fjalë.

Në një moment, Balluku i shkruan: “Asnjë ndryshim… Thjesht të bëj këngën, por jam në Kukës”. Më vonë, gjatë të njëjtës ditë, komunikimi vijon për afatet e veprimeve dhe shtyrjen e njoftimeve deri të mërkurën.

Ndërsa më 5 tetor 2021, Berberi e njofton Ballukun se një emisioni investigativ ka kërkuar informacion zyrtar për procedurën e prokurimit të Lotit 1 “Shqiponja”, duke pyetur për shpalljen e fituesit dhe ankesa të mundshme.

Balluku i përgjigjet: “ Të plasi trapi, bëj punën dhe zbato ligjin… Nesër publikoji të gjitha në darkë”.

Sipas hetimit, të nesërmen, më 6 tetor 2021, në orën 20:03, në sistemin elektronik të prokurimit është përfunduar vlerësimi i ofertave të operatorëve ekonomikë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, për procedurën “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.

Pjese nga dosja 

Në datën 01.10.2021, në orën 10:47, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin “Behu gati per unazat te henen ne mengjes”.

Në orën 10:48, Evis Berberi: “Njoftimin? Apo inspektim”.

Në orën 10:48, Belinda Balluku: “Njoftimin more”.

Në orën 10:48-10:49, Evis Berberi: “Jo sot ne darke? Ska ndryshim?”.

Në orën 10:49, Belinda Balluku: “A do ti nxjerresh ne darke sot? Shume mire Por do te te them”.

Në orën 10:50, Evis Berberi: “Ok po pres po më duhen 3 ore kohe nese ka ndryshime”.

Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Asnje ndryshim”.

Në orën 10:52, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Thjeshte te bej kengen Por jam ne kukes”.

Në orën 16:12. Evis Berberi: “Unazat nga ora 10 e darkes”.

Në orën 21:18, Evis Berberi: “Te vazhdojme apo te presim per neser”.

Në orën 21:31-21:32, Belinda Balluku: “Jo, te mërkurën Ikni shijoni fundjavën Merruni me pune serioze Ke nje plehre aty qe flet”.

Në orën 21:33. Evis Berberi: “Cfare ka dale Ok te merkuren”.

Në datën 05.10.2021, në orën 12:50, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Ka ardhur Stop dhe kerkon informacion per proceduren e prokurimit Loti 1 (Shqiponja). I thame bej kerkese me shkrim te marresh pergjigje e beri, kerkojne te dine nese eshte shpallur fituesi, ka pasur ankesa, nese nuk eshte shpallur pse jo? Ben dhe nje kronike jashte dhe iken”.

Në orën 12:50-12:51, Belinda Balluku: “Te plasi trapi Bej punen dhe zbato ligjin Kur te te vi ty afati i pergjigjes, do kesh mbaruar me procedurat Neser publikoji te gjitha ne darke”. Në orën 12:51. Evis Berberi: “Ok”.

Në lidhje me komunikimin e mësipërm, nga hetimi rezulton se, të nesërmen, në datën 06.10.2021, në orën 20:03, në sistemin elektronik të prokurimit është përfunduar vlerësimi i ofertave të operatorëve ekonomikë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, për procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë. Loti 4”.

***

GJKKO ka bërë një vlerësim të detajuar mbi rastin e hetimeve penale ndaj ish-zyrtarëve të lartë, duke përfshirë Belinda Ballukun, të pezulluar nga detyra dhe vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, lidhur me dy procedura prokurimi “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.

Ndaj ministres u caktuan masat e pezullimit nga detyra dhe sekuestrimi i pasaportës, ndërsa për dy vartësit e saj, administratorin e KESH, Erald Elezi dhe drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli u la në fuqi masa “arrest shtëpie”.

Sipas Gjykatës, ekziston rreziku që Belinda Balluku të arratiset dhe të prishë provat e hetimit. Po ashtu ajo mund të dënohet deri në 5 vite burgim.

Në rastin e hetimeve të saj, Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethana që tregojnë dyshim të arsyeshëm për kryerjen e veprave penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim. Këto vepra lidhen me veprimet që kanë krijuar avantazhe ose privilegje të padrejta për të tretët, duke penguar konkurrencën e ndershme në procedurat e prokurimit.

Sipas Gjykatës, subjekt i kësaj vepre penale mund të jetë vetëm personi me funksion shtetëror ose publik, ndërsa nga ana subjektive, krimi kryhet me dashje të drejtpërdrejtë, shpesh për arsye interesi personal, lidhjesh me të afërm, miq ose për përfitime materiale dhe morale.

Para

3 shenjat e zodiakut që shkëlqejnë, brenda dhe jashtë, pas një ndarjeje 

Pas

SPAK, hetim pasuror ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

Nga Kategoria

Tirana klasifikohet si qyteti më i keq për të jetuar në gjithë Europën
Aktualitet

Tirana klasifikohet si qyteti më i keq për të jetuar në gjithë Europën

11.10.2026
10.3k
Rama mbledh deputetët e PS të mërkurën, pas “kryengritjes” dhe tensioneve për reformën territoriale
Aktualitet

Rama mbledh deputetët e PS të mërkurën, pas “kryengritjes” dhe tensioneve për reformën territoriale

11.10.2026
10.3k
Skemat e Kipes së Kamzës me stadiumin: Sajon aneks sportiv për t’i dhënë firmës “Shëndelli” gjysmë milioni euro!
Aktualitet

Skemat e Kipes së Kamzës me stadiumin: Sajon aneks sportiv për t’i dhënë firmës “Shëndelli” gjysmë milioni euro!

11.10.2026
10.3k
Telashe për ambasadoren amerikane në Athinë: Dy biznesmenë grekë i financuan udhëtimet luksoze
Aktualitet

Telashe për ambasadoren amerikane në Athinë: Dy biznesmenë grekë i financuan udhëtimet luksoze

11.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Thellohet skandali i Rafinerisë së Cërrikut/ Dyshja e Alb Building pagoi paratë pa firmosur kontratën, ndërsa ankandi ishte në KPP

Thellohet skandali i Rafinerisë së Cërrikut/ Dyshja e Alb Building pagoi paratë pa firmosur kontratën, ndërsa ankandi ishte në KPP

09.10.2026
10.4k
SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.4k
Rrëshqitja e kodrës së Currilave, rrezik për pallatet buzë detit

Rrëshqitja e kodrës së Currilave, rrezik për pallatet buzë detit

11.10.2026
10.3k
E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese

09.10.2026
10.4k
Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

07.10.2026
10.4k
Nafta është kthyer në luks për shqiptarët/ Paguajmë 7 herë më shumë se holandezët dhe 2 herë më shumë se rajoni

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

10.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.5k
Nafta është kthyer në luks për shqiptarët/ Paguajmë 7 herë më shumë se holandezët dhe 2 herë më shumë se rajoni

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

10.10.2026
10.4k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

09.10.2026
10.4k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.4k
BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

07.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.