E premte, 9 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Diplomacia e Pavarësisë: Tri telegrame historike të panjohura nga arkivat gjermane

Korrieri nga Korrieri
28.11.2025
në Aktualitet, Fokus
A A
Diplomacia e Pavarësisë: Tri telegrame historike të panjohura nga arkivat gjermane
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Me rastin e 28 Nëntorit, shpalljes së pavarësisë, po botojmë për herë të parë nga Arkivi Politik i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë tri dokumente, të cilat hedhin dritë mbi rrethanat diplomatike që shoqëruan shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912. Dokumenti i parë është një telegram falënderimi që Faik Konica, Fan Noli dhe Naum Cere i dërguan Perandorit gjerman më 18 nëntor 1912, dhjetë ditë para shpalljes së pavarësisë, dhe dy telegrame të tjera, që Ismail Qemali ia dërgoi ministrit të jashtëm të Gjermanisë, –  më 29 nëntor 1912, ku e njoftonte zyrtarisht për shpalljen e pavarësisë dhe më 25 dhjetor 1912, – ku ai kërkonte mbështetjen e qeverisë gjermane.

 

Ekskluzive/ Diplomacia e Pavarësisë: Tri telegrame historike të

Marenglen Kasmi

***

Shpallja e pavarësisë në Vlorë më 28 Nëntor 1912 është një nga momentet më të rëndësishme të historisë shqiptare. Akti i ngritjes së flamurit kombëtar, përveç solemnitetit të tij, shënonte njëherazi edhe fillimin e përpjekjeve për të siguruar njohjen, mbrojtjen dhe konsolidimin e shtetit të ri shqiptar. Në atë kohë dramatike, kur ushtritë serbe, greke dhe malazeze kishin pushtuar pjesën më të madhe të trojeve shqiptare dhe kur vendimet për të ardhmen e Ballkanit, – sidomos të Shqipërisë, – po diskutoheshin në kancelaritë e Evropës, diplomacia u bë arma më e rëndësishme e mbijetesës kombëtare.

Në këtë mozaik të ndërlikuar të diplomacisë europiane, Gjermania kishte një rëndësi të veçantë, çka vlente sigurisht edhe për çështjen shqiptare. Ndryshe nga fuqitë e tjera që kishin interesa të drejtpërdrejta territoriale apo politike në Ballkan, Berlini nuk kërkonte territore, as ndikim të drejtpërdrejtë mbi Shqipërinë. Gjermania shihej nga patriotët shqiptarë si një fuqi e madhe neutrale, e drejtë dhe e respektuar, me ndikim të konsiderueshëm në arenën ndërkombëtare dhe sidomos mbi aleaten e saj të ngushtë, Austro-Hungarinë, -shpresën dhe njëherazi mbrojtësen kryesore të aspiratave shqiptare. Për shqiptarët, Gjermania përfaqësonte një derë të sigurt diplomacie, një zë të fuqishëm që mund të balanconte pretendimet e shteteve fqinje dhe të ndihmonte në njohjen e shtetit të ri në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Kjo ishte arsyeja pse si diaspora shqiptare në SHBA, ashtu edhe Qeveria e Përkohshme e Vlorës, iu drejtuan pikërisht Berlinit në ditët vendimtare të lindjes së shtetit shqiptar.

Më poshtë paraqesim tri telegrame të gjetura në Arkivin Politik në Berlin (R 013384), të cilat së bashku hedhin dritë mbi diplomacinë shqiptare brenda dhe jashtë vendit në kohën e themelimit të shtetit shqiptar. Këto tri dokumente mund të vlerësohen si një përpjekje e sinkronizuar, e ndërgjegjshme dhe e guximshme që bashkonte diasporën shqiptare me Vlorën në një mision të përbashkët historik: afirmimin ndërkombëtar të shtetit shqiptar dhe mbrojtjen e të drejtave në momentin më të rrezikshëm të fillimekzistencës së tij.

Dhjetë ditë para shpalljes së Pavarësisë, më 18 nëntor 1912, patriotët shqiptarë në SHBA, Faik Konica, Fan S. Noli dhe Naum Cere, në emër të mërgimtarëve shqiptarë, i dërguan një telegram nga Bostoni Perandorit të Gjermanisë. Në këtë mesazh të shkurtër ata shprehnin falënderimet ndaj Gjermanisë për mirëkuptimin dhe mbrojtjen ndaj kombit shqiptar, duke theksuar aspiratat e shqiptarëve për bashkim dhe vetëvendosje. Ky dokument dëshmon angazhimin e hershëm dhe të vetëdijshëm të diasporës shqiptare në përpjekjet për afirmimin ndërkombëtar të çështjes shqiptare, si pjesë e një veprimtarie më të gjerë që komunitetet shqiptare në vende të ndryshme të botës kishin ndërmarrë në mbështetje të të drejtave kombëtare.

Më poshtë telegrami:

“Shërbimi Telegrafik i Perandorisë Gjermane

Marrë: ora 10.18, datë 18.11

Nr. 48, Kiel, Madhërisë së Tij, Perandorit, Gjermani

Dërguar: Boston Mass., viti: 1912, 18.11., via anglo–anvers

Madhërisë së Tij, Perandorit

Kiel

Patriotët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, të mbledhur në Boston nga të gjitha anët e vendit, i paraqesin Madhërisë Suaj falënderimet më të respektuara për mbrojtjen e dhënë kombësisë shqiptare.

Populli shqiptar do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj Gjermanisë.

Rroftë Madhëria Juaj, rroftë Gjermania.

Faik Bej Konica

At Fan Noli

At Naum Cere”

Ekskluzive/ Diplomacia e Pavarësisë: Tri telegrame historike të

Menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali, si kryetar i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë, i dërgoi Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë një telegramku e njoftonte zyrtarisht për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, formimin e qeverisë kombëtare dhe i kërkonte Gjermanisë të merrte në konsideratë pozitën dramatike të shtetit të ri shqiptar, i cili rrezikohej nga ushtritë fqinje dhe nga copëtimi i territorit.

Ky dokument është dëshmi e ndër të parave artikulime të shtetit shqiptar në arenën diplomatike europiane. Telegrami është shkruar me një ton serioz e gjuhë të lakmueshme diplomatike, çka e parqet qeverinë shqiptare dinjitoze dhe të vetëdijshme për përgjegjësinë e saj kombëtare.

Më poshtë teksti i plotë i telegramit:

“Asambleja kombëtare, e përbërë nga delegatë të gjitha krahinave shqiptare, pa dallim feje, e mbledhur sot në qytetin e Vlorës, sapo ka shpallur pavarësinë politike të Shqipërisë dhe ka formuar një qeveri të përkohshme të ngarkuar të mbrojë të drejtën e ekzistencës së popullit shqiptar, i kërcënuar me shfarosje nga ushtritë serbe, dhe të çlirojë tokën kombëtare të pushtuar nga ushtritë e shteteve aleate. Duke e vënë në dijeni Shkëlqesinë Tuaj për sa më sipër, kam nderin t’i lutem Qeverisë së Madhërisë së Tij Perandorake që të ketë mirësinë të njohë këtë ndryshim në jetën politike të kombit shqiptar.

Shqiptarët, të cilët bëjnë pjesë në familjen e popujve të Evropës Lindore dhe krenohen se janë ndër më të vjetrit e saj, nuk ndjekin tjetër qëllim veçse të jetojnë në paqe me të gjitha shtetet ballkanike dhe të bëhen një element ekuilibri; ata janë të bindur se Qeveria e Madhërisë së Tij Perandorake, ashtu edhe mbarë bota e qytetëruar, do t’u rezervojnë një pritje mirëdashëse duke i mbrojtur kundër çdo cenimi të ekzistencës së tyre kombëtare dhe kundër çdo copëtimi të territorit të tyre.

Presidenti i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemal Bej.”

Ekskluzive/ Diplomacia e Pavarësisë: Tri telegrame historike tëEkskluzive/ Diplomacia e Pavarësisë: Tri telegrame historike të

Disa ditë më vonë, më 25 dhjetor 1912, Ismail Qemali i dërgoi një telegram të dytë Berlinit, tashmë me një ton urgjent dhe me kërkesë për ndërhyrje humanitare. Lufta greko–osmane që zhvillohej në territorin shqiptar kishte shkaktuar humbje të mëdha njerëzore, kishte shkatërruar fshatra e qytete dhe kërcënonte me epidemi e uri. Ismail Qemali paralajmëronte se vazhdimi i veprimeve ushtarake mund të zhdukte edhe ato zona të pakta shqiptare që mbeteshin ende të pacenuara. Mesazhi i tij përmbante një thirrje të drejtpërdrejtë për ndërhyrje ndërkombëtare, duke besuar te drejtësia e Gjermanisë dhe e Fuqive të Mëdha.

Ky dokument përforcon rolin e Ismail Qemalit si burrë shteti me vizion të gjerë, i vetëdijshëm se mbrojtja e popullit shqiptar ishte një detyrë urgjente me përmasa ndërkombëtare.

Në telegram thuhet:

“Referuar lajmit të gëzueshëm se shtetet aleate, duke iu nënshtruar vendimit të marrë nga Konferenca e Londrës për çështjen e pavarësisë shqiptare, kanë pranuar gjithashtu t’i drejtohen Fuqive të Mëdha për përcaktimin e kufijve të Shqipërisë, kam nderin t’i përsëris Shkëlqesisë Suaj garancitë më të forta për dëshirën e sinqertë të shqiptarëve për të gëzuar sa më shpejt frytin e paqes dhe për të ruajtur me fqinjët e tyre marrëdhënie miqësore e vëllazërore. Megjithatë, shoh me keqardhje të thellë se vazhdimi i gjendjes së luftës ndërmjet Turqisë dhe Greqisë zhvillohet në tokën shqiptare, duke shkaktuar humbje në njerëz dhe shkatërrim të qyteteve e fshatrave; ndërsa furnizimi i një numri kaq të madh trupash dhe përkujdesja ndaj mijëra ushtarëve turq të plagosur e të sëmurë rrezikojnë ta rrënojnë, ta çojnë në uri dhe të shkaktojnë epidemi, në atë të vetmin cep të Shqipërisë që ka mbetur ende i lirë.

I bindur për ndjenjat e larta të Shkëlqesisë Tuaj, nxitoj t’i bëj thirrje drejtësisë suaj që, në emër të humanizmit, të ndërhyni sa më parë për të ndalur armiqësitë ndërmjet Turqisë dhe Greqisë, e që kështu të mbrohen shqiptarët, të cilët ia besojnë çështjen e tyre drejtësisë së Fuqive të Mëdha, nga fatkeqësitë e një lufte që nuk e kanë shkaktuar vetë.

Presidenti i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemal Bej.”

Ekskluzive/ Diplomacia e Pavarësisë: Tri telegrame historike të

***

Tri telegramet tregojnë qartë se Pavarësia e Shqipërisë nuk ishte një akt i izoluar, por një përpjekje e organizuar dhe e bashkërenduar që përfshiu shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Diaspora shqiptare dhe Qeveria e Përkohshme e Vlorës vepruan në harmoni, në kohën e duhur dhe me të njëjtin qëllim: afirmimin e kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare, njohjen e Pavarësisë dhe mbrojtjen e të drejtës së tij për të qenë i lirë.

Publikimi i këtyre telegrameve me rastin e 28 Nëntorit nderon jo vetëm momentin historik të ngritjes së flamurit, por edhe përpjekjen e heshtur, të përkushtuar dhe largpamëse të shqiptarëve që punuan për shtetin e tyre me mjetet e diplomacisë, të mendimit dhe të vizionit modern. Këto dokumente dëshmojnë se shteti shqiptar u ngrit mbi një angazhim të gjerë kombëtar, ku zërat e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit vepruan së bashku për të siguruar njohjen dhe konsolidimin e Shqipërisë së pavarur. /voxnews

Para

Kush e do Ballukun në pranga? Bushati: Një forcë tjetër…

Pas

Marco Rubio uron shqiptarët për ditën e Pavarësisë: SHBA dhe Shqipëria, partneritet të fortë!

Nga Kategoria

Studimi: 1 në 8 raste të kancerit në botë lidhet me infeksionet, shumë prej tyre të parandalueshme
Aktualitet

Studimi: 1 në 8 raste të kancerit në botë lidhet me infeksionet, shumë prej tyre të parandalueshme

09.10.2026
10.3k
Europa përgatitet për skenarin më të keq, një sulm hibrid me shumë viktima
Botë

Europa përgatitet për skenarin më të keq, një sulm hibrid me shumë viktima

09.10.2026
10.3k
Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë
Botë

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

09.10.2026
10.3k
Gjithë ditën KUNDËR, por Braçe tregon si e “bindi” Rama “rrebelin me leje” në fund
Aktualitet

Gjithë ditën KUNDËR, por Braçe tregon si e “bindi” Rama “rrebelin me leje” në fund

09.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.4k
Padia e Monika Lubonjës ndaj Adi Hilës, avokati: Ai nuk rrezikon asnjë ditë burg, maksimumi një gjobë

Padia e Monika Lubonjës ndaj Adi Hilës, avokati: Ai nuk rrezikon asnjë ditë burg, maksimumi një gjobë

07.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k
Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.