E diel, 23 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Koordinoheshin në chat grupe, ndalin rolet dhe niste transporti me autobus! “Rolex”, “Kristal”, dhe…Si i emëronin pakot e lëndëve narkotike

Korrieri nga Korrieri
29.11.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Koordinoheshin në chat grupe, ndalin rolet dhe niste transporti me autobus! “Rolex”, “Kristal”, dhe…Si i emëronin pakot e lëndëve narkotike
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Grupi i strukturuar kriminal që kryente trafikun e drogës nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të BE funksiononte në mënyrë të organizuar nga ‘kokat’ shqiptare, ku sërish del në krye Elvis Doçi (Visi i Pojës), Denis Myftiu dhe Erion Kapidani. Përmes një skeme, jo të panjohur, me autobusa dhe të fshehura në pako, grupi trafikonte lëndën narkotike.

Secili prej anëtarëve kishte një rol të caktuar, organizues, informues dhe transportues, deri sa droga të dërgohej në destinacion. Por, si komunikonin? Ata krijonin një chat grup ku mes bashkëpunëtorëve, ndaheshin detajet. Si fshihej lënda narkotike? E ndarë na disa pako, në formë tulle, disa të emëruara si “Rolex”, “Kristal” apo të tjera si “Di Carta”.

Pjesë nga dosja:

Nga chat-et e regjistruara më 23.12.2022, del qartë sasia e saktë e narkotikëve të transportuar, pra 23 kilogramë heroinë, nga të cilat 21 kg për t’u dorëzuar në provincën e Brescia-s dhe 2 kg në Torino. Atë ditë, VATA Klodian dërgonte një nga shoferët e tij në një parking pranë Durrësit për të takuar një njeri të besuar të TAFILI Denis, i cili do t’i dorëzonte drogën (“i ka 23 (kile, ndr.)… shpresoj që janë të gjitha” – në dysheme të dyfishtë, ndr.); të dhënat përputhen me ato që ka deklaruar më parë VATA, i cili i kishte komunikuar bashkëpunëtorit se kapaciteti maksimal i autobusit ishte 23 ose 25 kilogramë.

Ditën pasuese, TAFILI Indrit informonte vëllain e tij Denis se droga në Itali do të merrej nga LEBA Eduart, i cili do ta shkarkonte në dy vende: një pjesë në Torino dhe një pjesë në Rovato – Palazzolo sull’Oglio.

TAFILI Denis krijonte më pas një chat grupi për të komunikuar me bashkëpunëtorët detajet, duke përfshirë LEBA Eduart, të cilit i dërgonte një fotografi me adresën ku shoferi i autobusit duhej të dorëzonte lëndën narkotike (“viale Lombardia Carpiolo (BS)”). Dorëzimi do të realizohej më 26.12.2022, rreth orës 13:00. VATA Klodian paraqitej në vendin e takimit duke zbritur nga një autobus me targë shqiptare, me ngjyrë të bardhë. Në chat-in e grupit, TAFILI Denis i shkruante se, sipas udhëzimit të VATA, LEBA para se të mbërrinte në vendin e takimit duhej ta njoftonte që vetë VATA të nxirrte nga fundi i dyfishtë lëndën narkotike (shih chat, faqe 260–270).

Sipas praktikës së zakonshme, pasi misioni u krye, LEBA Eduart dërgonte në SHQEVl Ogert fotot që tregonin lëndën narkotike të marrë, duke konfirmuar se kishte tërhequr 21 kg lëndë narkotike, përkatësisht 10 kg kokainë dhe 11 kg heroinë (“vëlla, i mora, kanë ardhur… janë 21 pako… i kam vendosur në magazinë…”).

Bisedat:

SHQEVl: “Ato me shkrimin ROLEX, janë të bardha!… sa copë janë ROLEX?”
LEBA: “10; 6 nga ato janë të tipit të papresuar, 3 si ato të kartonit.”
SHQEVl: “Ato që janë të papresuar, shënoji si KRISTAL, janë pako nga 1 kg. Ndërsa ato që janë me tulla janë 6 pako prej rreth 3 kg, të shënuara DI CARTA.”
LEBA: “Jo, ato 2 janë Kristal, por pak më të mëdha…”
SHQEVl: “Vëlla, sa kg ke marrë gjithsej, vëlla? Janë 21 kg?”
LEBA: “21 pako, por me siguri edhe ato në formë tulle janë nga 1 kg.”

Para

Kokaina ‘Bugatti’ nga Amerika Latine! Zbulohet SKEMA si kalohej droga në Itali, paratë vinin në Shqipëri me shofer

Pas

Tragjike në Itali, 18-vjeçari shqiptar vdes në aksident, sapo kishte festuar ditëlindjen! Para disa vitesh humbi motrën 2 vjeçe, po në aksident

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.4k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.4k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.4k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.4k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.