E martë, 24 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kush është shqiptari që drejtonte trafikun e drogës në Foggia të Italisë, roli dhe lidhja me klanet mafioze (EMRI)

Korrieri nga Korrieri
17.12.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Kush është shqiptari që drejtonte trafikun e drogës në Foggia të Italisë, roli dhe lidhja me klanet mafioze (EMRI)
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

“Nuk jam unë, figurat e mëdha të Foggias po më kërkojnë, ju po lexoni lajmet, të gjithë po më luten, dhëndri i Pasquales, njerëz nga klani Trisciuoglio … ajo që po ndodh në Cerignola është vërtet e neveritshme”.

Këto janë disa nga bisedat e përgjuara dhe të publikuara për ‘bosin’ shqiptar Shaban Shima, 36 vjeç, i kapur një ditë më parë, i cili drejtonte një kartel shqipfolës për trafikun e drogës në Itali. Mediat italiane shkruajnë se Shima, i transferuar në Foggia, u kap ndërsa ndodhej në një klub në kryeqytet duke diskutuar pazare droge me Rocco Soldo, dhëndrin e shefit të njohur të klanit Trisciuoglio-Tolonese, Raffaele Tolonese, i njohur si “Rafanill”.

Hetuesit thonë se bisedat tregojnë nivelin e lartë të aktivitetit kriminal dhe lidhjet me qarqet mafioze lokale. Këto informacione ndihmuan në bastisjet dhe arrestimet e 24 personave, si dhe në zbulimin e një ujku të mbajtur në kafaz, i cili më vonë u lirua dhe u dërgua në një qendër rehabilitimi për kafshët e egra.

Shima furnizonte tregtarët pranë “Società Foggiana” dhe grupeve aktive në Parma dhe qytete të tjera italiane me kokainë dhe kanabis, duke shitur nga 5 deri në 10 kilogramë në të njëjtën kohë, me një volum prej rreth 40,000 dozash në muaj dhe fitime që arrinin deri në 200,000 euro.

Hetimi nisi nga DDA e Barit, ndaj Anna Tolonese, motrës së Raffaele Tolonese, e cila ishte nën hetim për krimin e fajdesë dhe u arrestua në shtator 2024. Krimi preku qytetin e Foggias, provincën përkatëse dhe disa zona të Italisë qendrore dhe veriore, duke përfshirë Emilia-Romagnan, Rietin dhe Molisen. Të përfshirë në aktivitetet kriminale ishin shtetas italianë, shqiptarë, gjeorgjianë dhe rumunë.

Gjyqtarja hetuese Marialuisa Bencivenga, duke pranuar kërkesat e prokurorit Alessio Marangelli, urdhëroi burgimin e 19 personave dhe arrest shtëpiak për 5 të tjerë. Në total, 35 persona janë nën hetim. Arrestime përfshinin, përveç Shimës, Marzio Padalino, Paolo Padalino i njohur si “Xhaxhai”, Alessio Lioce i njohur si “Pupo”, Savino Defazio, Vincenzo Gemma, Massimo Soccio dhe disa qytetarë shqiptarë nga Parma, Langhirano, Foggia dhe Rieti, si dhe disa rumunë, një grua gjeorgjiane dhe një grua moldave.

Në një bisedë përgjuar mes Shimës dhe një miku të tij, dalin në pah lidhjet me klanin Moretti-Pellegrino-Lanza dhe aleatët e tyre: Duhet të më lini një takim me ta, me vajzën e xhaxhait tim, Anna Rita Moretti, vajzën e Rocco Moretti-t.

Shima përgjigjet: Vëlla, mund ta shoh atë vajzë kur të dua. Gjithmonë e shoh dhëndrin e djalit të xhaxhait tim, Pasquale Nardellan, dhëndrin e Pasquale Moretit.

Gjyqtari hetues e identifikon Shaban Shimën si “forcën lëvizëse pas një rrjeti të gjerë trafikimi kokaine me seli në Foggia”. Ai dyshohet se blinte drogën me shumicë dhe e rishiste me çmime të fryra, duke përdorur depo, ambiente paketimi dhe sisteme të sakta kontabël për furnizimet dhe të ardhurat.

Sipas raportimeve të karabinierëve, grupi përdorte makina me ndarje të fshehta, kriptofona dhe kanale të provuara për të transferuar të ardhurat në Shqipëri, duke shfrytëzuar shoferë autobusësh dhe kamionistë. Ky sistem u bë i qartë kur në janar u sekuestruan 40,000 euro para të gatshme në një pikë ndalimi përgjatë Rrugës Shtetërore 16.

Një nga sekuestrimet e rëndësishme përfshinte 2 kilogramë kokainë nga Bolivia, e cila u konstatua se ishte 96% e pastër nga analizat laboratorike të karabinierëve.

Para

SPAK në gjurmët e parave të Belinda Ballukut, si u rrit “4 A-M” e Ardit Metaliaj nga hiçi në “peshkaqen” të tenderëve të ARRSH, KESH dhe OSHEE

Pas

Paketa e zgjerimit dhe plani i rritjes/ Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, i pranishëm edhe Rama!

Nga Kategoria

PS voton për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar, Braçe dhe Çuçi abstenojnë
Aktualitet

PS voton për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar, Braçe dhe Çuçi abstenojnë

24.11.2026
10.3k
Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi
Aktualitet

Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi

24.11.2026
10.3k
Aktualitet

Veliaj futet “all in” kundër Ramës, presion për zgjedhjet në Tiranë: Si po shtohen zërat se mund të nxjerrë kandidat të vetin

24.11.2026
10.4k
Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani
Aktualitet

Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

24.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Vuçiç i bën parapritë arrestimit: Nëse guxojnë, 1 milion njerëz do dalin në rrugë

Vuçiç i bën parapritë arrestimit: Nëse guxojnë, 1 milion njerëz do dalin në rrugë

23.11.2026
10.4k
Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion

Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion

19.11.2026
10.4k
Apartamente, automjete dhe shoqëri tregtare/ SPAK kërkon sekuestrimin e 9.1 milionë eurove pasuri në Durrës!

Apartamente, automjete dhe shoqëri tregtare/ SPAK kërkon sekuestrimin e 9.1 milionë eurove pasuri në Durrës!

18.11.2026
10.4k
Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi

Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi

24.11.2026
10.3k
Thellohet bilanci i atentatit në Fier, pas Sel Çamit ndërron jetë në spital edhe nipi i tij

Thellohet bilanci i atentatit në Fier, pas Sel Çamit ndërron jetë në spital edhe nipi i tij

24.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Rama i trembet Tiranës, mbledh strukturat e PS të shtunën

19.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.