Drejtori i AKU Shkodër Ramir Haderi është dhunuar nga disa persona. Ngjarja ndodhi në lagjen “Rus” në qytetin e Shkodrës.
Kreu i AKU është goditur me sende të forta në kokë dhe qyte pistolete duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.
Dhunimi i drejtorit Haderi dyshohet për shkak të detyrës si drejtor i AKU Shkodër.
Ai po ecte me bashkëshorten e tij në këmbë kur persona ende të paidentifikuar i janë afruar dhe e kanë goditur.
Ai ndodhet në urgjencën në spitalin e Shkodrës ku po merr ndihmën e parë.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të kësaj ngjarjeje dhe autorët. Pritet një njoftim zyrtar nga policia.












