E shtunë, 24 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Kam lëvizur me 800 mijë dollarë cash natën në vitin ’99”/ Babai i Ervis Martinajt dëshmon në GJKKO për pasuritë e sekuestruara

Korrieri nga Korrieri
21.05.2026
në Aktualitet, Slider
A A
“Kam lëvizur me 800 mijë dollarë cash natën në vitin ’99”/ Babai i Ervis Martinajt dëshmon në GJKKO për pasuritë e sekuestruara
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

“Kam qarkulluar me mbi 800 mijë dollarë cash në mesnatë, në vitin ’99 kur bandat ishin rrugëve.”

Kjo ishte një nga deklaratat më të forta të Mustafa Martinajt, babait të Ervis Martinajt, gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën e Posaçme për pasuritë e sekuestruara.

Babai i “mbretit të bixhozit”, i zhdukur pa gjurmë prej katër vitesh, tregoi detaje nga jeta e të birit, studimet në Itali, transferimin në Tiranë dhe aktivitetet e para të biznesit.

Në dëshminë e tij ai tha se kishte lëvizur vetëm, me shuma të mëdha parash në makinë, në periudhën më të trazuar të vitit 1999, ndërsa shtoi se “as edhe një gërvishtje s’më ka ndodhur”.

Mustafa Martinaj deklaroi se nga viti 2008 e pas, Ervis Martinaj ishte marrë me pika llotosh me licencë dhe sipas tij të gjitha detyrimet ishin paguar rregullisht.

“Nga 2008 e pas, djali është marrë me pika llotosh me licencë, detyrim 100% të paguara nga kompania si dhe ato vendore. Të parën pikë s’e mbaj mend ku e ka hapur. Po të më pyeste mua do i thoja jo”, tha ai.

Ai sqaroi se “Mati Union” ishte aktiviteti i tij për transferta parash dhe jo biznes lojërash fati.

“Mati Union e kam patur unë, është llogari transfertash, llotari fati unë personalisht s’kam patur. Kam kaluar të gjitha llojet e hetimeve. Ime shoqe e im vëlla kanë patur prokurë për të kryer veprime me Mati Union, edhe sot që flasim kam person të autorizuar që merrem”, deklaroi Martinaj.

Ai tregoi se kishte folur dhjetëra herë me të birin për aktivitetin e tij dhe përmendi edhe përplasjet gjyqësore.

“Jemi përballur tek ansambli Çiftelia në gjyq. Është marrë vendimi nga Shkalla e Parë”, u shpreh ai.

Mustafa Martinaj foli edhe për marrëdhëniet familjare të Ervisit me nipin e tij, A. Kaçorri.

“A. Kaçorri është nipi im, Visi ishte i imi, Alfio ishte djali i vajzës, është 14 vjeçar”, tha ai, ndërsa shtoi se nipit i kishte bërë dhurata me vlerë.

“A. Kaçorrit i kam bërë unë dhuratë për ditëlindje fjala bie 1000 euro se e kam nip.”

Babai i Ervis Martinajt tha se kishte dijeni për dënimin e të birit për lojërat e fatit, por këmbënguli se ai vetë kishte kaluar çdo kontroll financiar.

“Kam dijeni që djali është dënuar me lojëra fati. I kam kaluar të gjitha hetimet nga Banka e Shqipërisë tek pastrimi i parave.”

Në dëshmi u përmend edhe Bisere Hato, të cilën Martinaj tha se e kishte njohur pas atentatit në zonën e ish-Bllokut në vitin 2018, ku u plagos Ervis Martinaj dhe mbeti i vrarë një person tjetër.

“Bisere Hato e njoh pas ngjarjes në Bllok në vitin 2018 ku u plagos djali dhe është vra një tjetër. Vrasësi nuk ka bërë asnjë ditë burg.”

Ai deklaroi se një pasuri e sekuestruar në emër të Bisere Hatos ishte falur nga Ervis Martinaj për djalin e saj, Eljo Hato.

“Një pasuri që sot është e sekuestruar në emër të Bisere Hatos ja ka fal im bir Eljo Hatos me pëlqimin tim. Falja e banesës është bërë vetëm se Eljo Hato, djali i Biseres, i ka shpëtu jetën Visit.”

Sipas tij, makinën e parë luksoze për Ervisin e kishte blerë vetë.

“Të parën makinë të mirë që ka patur djali ka kushtuar 60 mijë euro, ose 48 mijë euro, me paratë e mia.”

Ai tha se deri në vitin 2018 djali i tij nuk kishte sjellë probleme dhe se në Laç përmendej “me respekt”.

“Në jetën e vet s’më ka sjell shqetësim tek shtëpia. Nuk ka të ri që s’ka konflikte apo zënka, deri në 2018 kurrë, pyesni në Laç, të flasi dikush keq, i përmendej emri me respekt.”

Pas atentatit të vitit 2018, sipas tij, Ervis Martinaj u largua nga Tirana dhe jetoi në Laç me familjen.

“Në 2018 ka ardhur dhe ka jetuar me gjithë familjen tek mua. Iku nga Tirana, bëmë pashaportizimin, merrej kryesisht me gjueti peshku jo për tregti. Në Laç ka qëndruar deri ditën e zhdukjes, 9 gusht i vitit 2022.”

Ai shtoi se djali jetonte me të ardhurat e biznesit dhe më pas me të ardhurat familjare.

“Jetonte me të ardhurat që ka pasur nga biznesi që është marrë, pastaj ka jetuar me mua.”

Për pasuritë, Martinaj tha se kishte dijeni vetëm për një apartament pranë “Qemal Stafës”.

“Me siguri ka blerë ndonjë makinë vetë, nuk di për ndonjë pronë të tijën në Tiranë. Kishte një apartament tek Qemal Stafa, dijeni time asnjë pronë tjetër.”

Ai foli edhe për hotel “Arbëria”, që sipas tij ishte blerë prej tij në vitet 2016-2017.

“Hotel Arbëria duhet ta kem blerë në 2016-2017. Ishte i mbyllur në atë kohë, kam investuar paratë e dynjasë, duhet të shoh preventivin për të parë koston.”

Në fund të dëshmisë, Mustafa Martinaj tha se pas zhdukjes së të birit policia kishte shkuar dhjetëra herë në shtëpinë e tij.

“Pas vdekjes së Visit, mas zhdukjes, 23 herë më ka ardhur policia, mos të rëntë e liga. Unë s’jam as budalla as naiv, pyet Nallbatin me shokë të të tregojnë ata.”

Para

Braçe shpërthen ndaj Kadastrës: Pallati i djegur te “Farmacia 10” u legalizua pa kolaudim, institucionet në gjumë

Pas

“Pse heshtni?”/ Redi Muçi shpërthen në Kuvend për rrëmbimin e aktivistit Baki Goxhajn: Po sikur ta kishin rrëmbyer rusët?

Nga Kategoria

Aktualitet

Goditet tregu i automjeteve të përdorura/ Nga viti 2028 ndalohen rreptësisht mjetet me plumb

24.10.2026
10.4k
Harta e re e çmimeve të referencës së banesave, ja cilat janë zonat më të shtrenjta në vend 
Aktualitet

4 mënyrat si mund të përfitohet banesë e përballueshme nga shteti

24.10.2026
10.4k
Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve, po Elira Kokona? Çfarë ndodh me drejtuesen e Korporatës që administron pronat shtetërore?
Aktualitet

Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve, po Elira Kokona? Çfarë ndodh me drejtuesen e Korporatës që administron pronat shtetërore?

24.10.2026
10.4k
Protestuesit rigrupohen te Parku Rinia, kërkojnë njëzëri dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Protestuesit rigrupohen te Parku Rinia, kërkojnë njëzëri dorëheqjen e Ramës

24.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2.5 mijë euro për policët, 2750 policë do të marrin 7.5 miliardë lekë

Rama kërkon Dialog por socialisti thotë se dorëheqja e tij s’mund të negociohet

23.10.2026
10.4k
Vilat në Dhërmi dhe Palasë, gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

SPAK i komunikon akuzat përfundimtare Belinda Ballukut: 9 raste për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion dhe pastrim parash

20.10.2026
10.4k
Protesta, dhunë, shtetrrethim: Nga Franca deri në Shqipëri, pse rebelohet rinia e Europës

Protesta, dhunë, shtetrrethim: Nga Franca deri në Shqipëri, pse rebelohet rinia e Europës

21.10.2026
10.4k
Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin drejt Turqisë të aktivistes politike Julide Yazici

Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin drejt Turqisë të aktivistes politike Julide Yazici

21.10.2026
10.4k
Ish deputeti socialist hap “ankand”: 5 mijë euro kush hedh një deputet socialist dhe demokrat në koshin e plehrave!

Ish deputeti socialist hap “ankand”: 5 mijë euro kush hedh një deputet socialist dhe demokrat në koshin e plehrave!

21.10.2026
10.4k
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për dhunën ndaj protestuesve: Hetuesit zbarkojnë te Trauma, sekuestrohen kartelat mjekësore

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për dhunën ndaj protestuesve: Hetuesit zbarkojnë te Trauma, sekuestrohen kartelat mjekësore

21.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

19.10.2026
10.5k
Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte

Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte

21.10.2026
10.5k
Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”! (Emri)

Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”! (Emri)

21.10.2026
10.4k
A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?

A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?

22.10.2026
10.4k
Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

20.10.2026
10.4k
FOTO/ Këta janë Selam dhe Nazmi Islamaj, dy vëllezërit që humbën jetën pas sherrit për murin rrethues

FOTO/ Këta janë Selam dhe Nazmi Islamaj, dy vëllezërit që humbën jetën pas sherrit për murin rrethues

20.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.