E martë, 25 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ishte i përgatitur me çunat e Fushë-Krujës, Nuredin Dumani dhe Talo Çela…”, si u bë Erjon Alibej i penduar i drejtësisë?

Korrieri nga Korrieri
24.05.2026
në Aktualitet, Slider
A A
“Ishte i përgatitur me çunat e Fushë-Krujës, Nuredin Dumani dhe Talo Çela…”, si u bë Erjon Alibej i penduar i drejtësisë?
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Exclusive nga Anila Hoxha: I penduar në Shqipëri

Erjon Alibej, i penduar i drejtësisë:

Në marrëveshje kemi zhvilluar gjatë gjithë kohës në aplikacion në diskutim në Skype, pas vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë ne vazhdonim, ishim në insistim vetëm për Talo Çelën dhe donim të kuptonim nëse pas vrasjes do bëhej i gjallë apo jo Talo Çela.

Gjatë kësaj periudhe ishte edhe investigimi për Altin Ndocin, të gjitha informacionet i kishte Nuredini, bënte takime, Altin Ndoci vinte shpesh në Durrës dhe gjatë kësaj kohe Nuredinit i ka ardhur informacion se Talo Çela ishte te shtëpia e Besmir Haxhisë.

Nuredini e mori këtë me rezerva dhe nuk iu përkushtua shumë dhe kur Nuredini u fokusua edhe tek ambienti ku supozohej se ishte Talo Çela, gjatë kësaj periudhe është angazhuar për të qenë i përgatitur me çunat e Fushë-Krujës. Unë deri në këto momente i njihja si çunat e Fushë-Krujës, di që ka bërë veprime në atë periudhë për mbikëqyrjen se ku ndodhej dhe flitej për Talo Çelën dhe ka qenë një nga ato ditët që e ruanin shumë.

Ky është rrëfimi për vetëm një nga episodet kriminale të të penduarit Erjon Alibej, njëri nga 12 bashkëpunëtorët aktualë të drejtësisë shqiptare në program të dëshmitarëve. Fjala e Alibej dhe të tjerëve nën hetim e të mbrojtur nga shteti konsiderohet çelësi me të cilin akuza po zbulon të panjohurën e krimit të organizuar duke hedhur dritë mbi atentate, hakmarrje, vrasës me pagesë, trafiqe droge, apo funksionarë të korruptuar që t’ju shërbenin kriminelëve informacion.

Një rreth brenda të cilit anëtarët e grupeve kriminale ishin njëherazi gjahtari dhe gjahu. Bashkëpunëtorët e drejtësisë ruhen fare pranë godinës së posaçme të SPAK, në godinën që deri dje ishte regjimi i ashpër “41 biss”.

Si një prokurore që i ka dorëzuar gjykatës së posaçme gjashtë të penduar, duke nisur nga vrasësi me pagesë Nuredin Dumani, Erjon Alibej që nisi sagën e hakmarrjeve për vrasjen e të vëllait trafikant, Skerdi Tasi, Ernejt Shyti, Amarildo Nikolli, dhe dy dëshmitarëve që e humbën statusin Klevis Alla dhe Henrik Hoxhaj, Doloreza Musabelliu e di mirë se për të zbërthyer krimet nuk mjafton vetëm fjala e bashkëpunëtorëve.

Doloreza Musabelliu, prokurore e SPAK:

Procedura për bashkëpunëtorin e drejtësisë nuk është thjesht një deklaratë “do flas”, por është një proces shumë kompleks, verifikimi. Fillimisht ne marrim kontakt në dy mënyra: ose është vetë prokurori që propozon, ose ka edhe raste kur vetë të pandehurit apo avokatët sinjalizojnë dhe shprehin gatishmërinë se duan të bashkëpunojnë me organin procedues. Ai dëgjohet për të parë se çfarë ofron, por menjëherë pas kësaj nis një proces cross-examination, sepse ne nuk mund të marrim vetëm një deklaratë dhe ta kthejmë menjëherë një bashkëpunëtor drejtësie.

Bashkëpunëtorët mund të thonë deklarata për interesa personale. Në një rast kam qenë unë prokurori, është revokuar marrëveshja e një bashkëpunëtori sepse u provua gjatë hetimit që ai kishte gënjyer. Është shumë e rëndësishme që verifikimet të kryhen sa më shpejt.

Në momentin që bëjmë cross-examination, nëse këto deklarime nxjerrin në pah autorë të rëndësishëm dhe japin të dhëna të rëndësishme, të dhëna pasurore për veten dhe të pandehurit dhe mendohet se është provë vendimtare për procesin, prokurori në përfundim vlerëson nëse i jepet apo jo statusi i bashkëpunëtorit këtij personi. Pra atributi i takon prokurorit kur jemi në fazën e hetimit.

Florjan Kalaja, Gjyqtar i Apelit të Posaçëm:

Nuk mund të rekrutojmë bashkëpunëtorë vetëm në fazën e hetimit, por edhe në seancë paraprake, edhe gjatë gjykimit. Kam një lloj refleksioni edhe që të ndodhë në apel. Edhe më tej, kur dikush që është dënuar mund të rrëfehet dhe të përjashtohet nga vuajtja e dënimit.

Ajo që shoh më kritikë është për mënyrën si është zhvilluar legjislacioni ynë, ndryshe nga vendet e tjera të cilat kanë kritere të qarta se si bëhet dhe kush, po për ato që përmenden për krimet më okulte, aty ku shteti është i pamundur.

Duke ekspozuar kaosin e ligjeve rreth bashkëpunëtorit të drejtësisë, Florjan Kalaja, gjyqtar i posaçëm pranë Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është i bindur se të penduarit nuk mund t’i jepen vetëm dy oferta shpërblyese në këmbim të të vërtetës. Një ndër to është shmangia nga dënimi ekstrem i bashkëpunëtorit.

Florjan Kalaja, Gjyqtar i Apelit të Posaçëm:

Unë analizoj se ligji në këtë mënyrë nuk bëhet koheziv pasi do duhet që formulat të përcaktohen konkretisht, që natyra e privilegjeve e veprave të jetë e larmishme kundrejt personave që vendosin të lënë krimin dhe të atashohen e japin ndihmesë në shoqëri.

Mjafton t’ju kujtoj në uljen e dënimit për bashkëpunëtorët, apo në lirimin me kusht kemi ndalime që automatikisht ndalojnë dhe bashkëpunëtorin, si lirimi me kusht për recidivistin apo atë që ka kryer krime të rënda. Kjo ndalesë penalizon bashkëpunëtorin dhe për mendimin tim kjo nuk shkon, që nga kodi në kaq vite por edhe tek i riu.

Ne parashikojmë alternativa dënimi med burgim dhe themi që mund të shërbejnë për të pandehur të caktuar që do duhet t’i shmangen masave, kur nuk parashikojmë një regjim të njëjtë për bashkëpunëtorët e drejtësisë. Kjo në ligjet e tjera nuk ndodh. Në ligjet europiane ka regjim të posaçëm. Zëvendësimi kryesor me atë plotësues.

Doloreza Musabelliu, prokurore e SPAK:

Bashkëpunëtori i drejtësisë ka detyrimin që të tregojë pa rezerva për të gjitha faktet penale, për të gjitha provat që ai ka dijeni, për çdo provë që ka për veten dhe për të tjerët. Dhe në aktin e marrëveshjes theksohet se këto të dhëna duhet të jepen pa rezerva. Nëse zbulohet e kundërta, për të gjitha këto jepen pa rezerva sepse në të kundërtën organi procedues revokon një akt marrëveshje.

Ne kishim një bashkëpunëtor drejtësie, i cili na kishte treguar me vërtetësi, por problemi qëndronte që ai mbante rezerva. Ne provuam se ai nuk kishte gënjyer, por kishte fshehur fakte për një tjetër që e kishte pasur mik. Ne proceduam me vendim për revokim të njëanshëm.

Florjan Kalaja, Gjyqtar i Apelit të posaçëm:

Përgjegjësia penale e bashkëpunëtorit të drejtësisë duhet të jetë krejt ndryshe në raport me të dënuarit e zakonshëm, se duhet të jetë përjashtim nga rregulli për bashkëpunëtorin.

Doloreza Musabelliu, prokurore e SPAK:

Organi procedues merr përsipër që të argumentojë në gjykatë rolin që ka pasur bashkëpunëtori i drejtësisë dhe që kjo është vendimtare për procesin dhe kjo i sjell atij uljen nën minimum apo përjashtim nga dënimi në përfundim të gjykimit. In gjykimet që ne kemi pasur nga 2004, kemi konstatuar akuzat e vrasjes janë deri në shtatë vjet, ky është një benefit sepse të tjerët rrezikojnë 35 vjet.

Arkivat e gjykatave ndër dekada tregojnë se në fakt i shpëtuan dënimeve të ashpra bashkëpunëtorë si Petrit Lici i cili foli për krimet e bandës së Lushnjës, Adriatik Coli, Bujar Buzani, deri tek Amarildo Nikolli apo Ernejt Shyti vrasësi i Behar Sofisë që nga 30 vjet burg iu dha vetëm 7 vjet dënim apo vrasësi i komisarit Artan Cuku, Mikel Shallari i cili iu shmangu burgut të përjetshëm.

Për komisarin tjetër të ekzekutuar Dritan Lamaj, nuk u arrit të gjendej një rrëfimtar, përveçse 12 vjet më vonë i penduari Nuredin Dumani që u lejua në gjykatë të shfaqte gëzimin që ndjeu për vrasjen e një polici si Lamaj, i cili dikur kishte qenë i pari që e kartelizoi dhe arrestoi për të kaluar kohë e gjatë derisa nga krimet që kreu lirshëm të provonte sërish prangat./TCH

Para

“Thashë shyqyr që e vranë komisar Lamajn, do u jepja drekë çunave”, dëshmia e Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e vrasjeve

Pas

CALL CENTERAT/ Gjykata e Lartë “vulos” ekstradimin e mashtruesit nga Izraeli në Gjermani

Nga Kategoria

Si u mashtrua Kambisti në Tiranën nën emrin e Bashkim Ulajt
Aktualitet

Si u mashtrua Kambisti në Tiranën nën emrin e Bashkim Ulajt

24.08.2026
10.4k
Vr*sja e shqiptares në Greqi/ Kamerat zbardhin sekondat e tm*rrit, e priti jashtë pallatit, Allmuça e tërhoqi dhe e që*oi në kokë
Aktualitet

Vr*sja e shqiptares në Greqi/ Kamerat zbardhin sekondat e tm*rrit, e priti jashtë pallatit, Allmuça e tërhoqi dhe e që*oi në kokë

24.08.2026
10.3k
Ishte larguar nga banesa, gjendet i pajetë 42-vjeçari në Tiranë, ja për çfarë dyshohet
Aktualitet

Djali i sëmurë mendor vr*u nënën me sqepar dhe pla*osi rëndë babanë, policia tregon çfarë ndodhi në Lushnje

24.08.2026
10.3k
Çelniku e zgjidhi hallin, por çfarë të bëjnë të tjerët që nuk i luten dot Ramës për rrugën?!
Aktualitet

Çelniku e zgjidhi hallin, por çfarë të bëjnë të tjerët që nuk i luten dot Ramës për rrugën?!

24.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

23.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Ishte larguar nga banesa, gjendet i pajetë 42-vjeçari në Tiranë, ja për çfarë dyshohet

Djali i sëmurë mendor vr*u nënën me sqepar dhe pla*osi rëndë babanë, policia tregon çfarë ndodhi në Lushnje

24.08.2026
10.3k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

24.08.2026
10.4k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Kamerat zbardhin minutë pas minute vrasjen e portugezit në Ksamil: U fut në det për të shpëtuar…

Kamerat zbardhin minutë pas minute vrasjen e portugezit në Ksamil: U fut në det për të shpëtuar…

23.08.2026
10.4k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.