E shtunë, 24 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

‘Pasqyrë Albania’ – Rama: Qytetarët do t’i ndjekin ankesat në kohë reale, do dihet kush i mban peng

Korrieri nga Korrieri
25.08.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
‘Pasqyrë Albania’ – Rama: Qytetarët do t’i ndjekin ankesat në kohë reale, do dihet kush i mban peng
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kryeministri Edi Rama publikoi një përmbledhje nga mbledhja me kabinetin qeveritar në Pogradec. Nga siguria dhe infrastruktura, te shëndetësia, arsimi, bujqësia, turizmi dhe integrimi europian, ministrat prezantuan prioritetet kryesore për secilin dikaster.

Mes tyre është projekti “Smart City” për sigurinë publike, zhvillimi i industrisë ushtarake, projektet hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas, Vorë-Hani i Hotit dhe Durrës-Rrogozhinë, si dhe krijimi i bursës së parë bujqësore. Në shëndetësi u paralajmërua vijimi i reformës në onkologji.

Pjesë e diskutimeve ishin edhe “Paketa e Maleve”, turizmi, mbështetja për biznesin dhe procesi i integrimit në BE. Sipas Majlinda Dhukës, nëse procesi ecën sipas parashikimeve, Shqipëria mund të ketë në vitin 2028 draftin e traktatit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Por Rama e vendosi sërish theksin te marrëdhënia e administratës me qytetarët dhe sistemi i ri për trajtimin e ankesave, “Pasqyrë Albania”. Kryeministri shpjegoi se përmes kësaj platforme, qytetari do të ndjekë në kohë reale ankesën e tij.

“Ne duhet të arrijmë që çdo kërkesë ta bëjmë si një letër. Pra, unë e nisa kërkesën, unë e ndjek dhe e shoh ku është dhe kush e mban përgjegjësinë. Qytetari shikon hallin e vet në kohë reale, ku shkoi, kush e ka, ka ngecur këtu, ka ngec aty dhe sistemi e kthen tek përgjegjësi dhe aty fillon llogaridhënia e përgjegjësit në atë fazë. Pse e mban. Nuk mund të jenë kërkesat dhe ankesat e njerëzve si shishet që hidhnin letrat e amaneteve nga anijet kur mbyteshin në oqean”, tha Rama.

Më poshtë, pjesë nga prezantimet e secilit ministër

Besfort Lamallari, ministër i Brendshëm: Smart City, një projekt madhor i qeverisë shqiptare për transformimin totalisht të mënyrës se si i qasemi sigurisë publike në Shqipëri.

Ermal Nufi, ministër i Mbrojtjes: Me industrinë ushtarake dhe me Guna Tactical kemi 75% të punimeve të përfunduara në kanterin e saj. Kemi një kapacitet i cili fillon operimin e plotë brenda këtij viti. Kemi 290 punonjës sot të punësuar në industrinë ushtarake. Me ë hapjen e kantierit të Gunës dhe të MKD-së, ne shkojmë në 1.000 punonjës brenda vitit 2027.

Toni Gogu, ministër i Drejtësisë: Në shtatë muajt e parë të vitit, ndihma juridike falas ka trajtuar 4.552 kërkesa kundrejt 3700 e pak që kanë qenë në vitin e kaluar, që do të thotë jemi rritur me gati 21.8%.

Petrit Malaj, ministër i Financave: Po punohet për përgatitjen e projektligj për kontributin kombëtar të Shqipërisë në buxhetin e Bashkimit Europian.

Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit: Ajo që biznesi ka nevojë për në këtë fazë të zhvillimit ekonomik është informimi, është mbështetja dhe përfaqësimet dhe për këtë arsye ne kemi ndërtuar instrumentin ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’. Kemi ndërtuar një platformë në bashkëpunim me AKSHI-n në të cilin të gjithë aplikimet që do bëhen për dyfisho sipërmarrjen tënde do të jenë të ndjekura nga një grup pune i ngritur në Ministrinë e Ekonomisë.

Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës: Transporti hekurudhor, projekti Tiranë-Durrës-Rinas, brenda 31 gushtit përfundojmë konkursin për operatorin hekurudhor. Kemi dy linjat e reja Vorë, Hani i Hotit dhe Durrës-Rogozhinë, të cilat të dyja brenda gushtit kanë përmbyllur fazën e procedurës konkurruese dhe brenda tetorit Durrës-Rogozhinë dhe brenda vitit Vorë-Hani i Hotit kemi kontratat e lidhura.

Andis Salla, ministër i Bujqësisë: Kërkojmë që të krijojmë dhe bursën e parë bujqësore që fermerët të kenë një tjetër qasje ndaj shtetit shqiptar dhe nga mënyra se si ne duhet të adresojmë pjesën e problematikës që ata kanë më të madhe, pjesën e çmimit.

Ervin Demo, ministër për Pushtetin Vendor: Paketa e maleve në tërësi tashmë është një sukses. Janë 52 bashki që kanë miratuar zonat prioritare. Janë mbi 460 zona prioritare të miratuara në gjithë vendin. Janë 1900 aplikime që janë bërë, aplikime reale, nuk po flasim shprehje interesit tani në nivel vendor. Janë rreth 200 aplikime që kanë kaluar marrjen e vendimit në këshillat bashkiak.

Blendi Gonxhja, ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit: Në turizëm siç e shikojmë kemi pasur një rritje 6.48% më shumë se sa viti i shkuar. Paralelisht në menaxhimin e bregdetit është bërë goxha mirë për rritjen e hapësirave të dedikuara për publikun. Janë shtuar me mbi 300.000 m² sivjet, më shumë krahasuar me vitin 2025, ndërsa plazhi publik përfaqëson tashmë 45% të totalit të vijës bregdetare në përgjithësi.

Evis Sala, ministre e Shëndetësisë: Një nga reformat kryesore është ajo në fushën e onkologjisë. Kemi marrë një fond shtesë vetëm për baret onkologjike në 2026-n prej 26 milion euro. Buxheti i shtuar, përdorimi i mirë i këtij bilanci pozitiv ka çuar për momentin në një rritje rreth 17% e pacientëve të trajtuar me kancer. Kjo nuk do të thotë që kemi një rritje të incidencës së kancerit me 17%, por ngaqë kemi futur më shumë barna inovative dhe kemi zgjeruar indikacionet, trajtojmë më shumë pacientë dhe për rrjedhojë më pak pacientë kërkojnë një shërbim shëndetësor jashtë vendit.

Mirela Kumbaro, ministre e Arsimit: Është vijim i planit kombëtar për zhvillimin profesional të mësuesve. Dua të theksoj që prej dy vjetësh kjo bëhet vetë në universitetet publike dhe kemi mbyllur gjithë ciklin e gjithë mësuesve dhe tani kemi hyrë në faza specializimi. 22.000 mësues parashikojmë për vitin akademik që fillon në shtator 2026-2027.

Sofjan Jaupaj, ministër i Mjedisit: Në lidhje me korridoret e gjelbërta të Shqipërisë kemi përfunduar rehabilitimin e sipërfaqeve të marra në administrim për fidanishte nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara. Kemi kryer funksionalizimin e plotë të tetë fidanishtve publike të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura me një sipërfaqe 14.000 m². Gjithashtu deri në qershor të 2027-s do të krijojnë pesë fidanishte me standarde europiane në Kukës, Gjirokastër, Vlorë dhe Fier.

Ferit Hoxha, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme: Ne kemi një propozim shumë të detajuar. Për herë të parë do kemi në shtator strategjinë, por mbi të gjitha është jashtëzakonisht e rëndësishme që ta projektojmë veten në çdo formë, në çdo mënyrë, në çdo rrethanë si vend anëtar i Bashkimit Europian.

Majlinda Dhuka, Kryenegociatore e Shqipërisë në procesin e integrimit: Sipas kësaj rruge që kemi parashikuar, nëse gjërat shkojnë kështu, është e pritshme që në vitin 2028 Shqipëria të ketë draftin e traktatit të anëtarësimit me Bashkimin Europian dhe të fillojë procesi i ratifikimit.

Adea Pirdenji, ministër për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin: Rishikimi dhe riformatimi i ADB-së, Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje. Kemi nisur një proces skanimi për ta shndërruar këtë institucion një sensor të qeverisjes nga pikëpamja e qytetarit.

Para

SHBA-të gati për revokimin më të madh masiv të vizave në histori, rrezikojnë 200 mijë azilkërkues (masa prek edhe shqiptarët)

Pas

Drogë në kutitë e makaronave – Zbardhen detajet, ja kush ia çoi në burg Oltjon Asllanit

Nga Kategoria

Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë
Botë

Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

24.10.2026
10.4k
AFP: Shqipëria nuk gjen qetësi, protestuesit rikthehen në rrugë dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës
Aktualitet

AFP: Shqipëria nuk gjen qetësi, protestuesit rikthehen në rrugë dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës

24.10.2026
10.4k
Furtuna në administratë, a do e japë dorëheqjen dhe Dashnor Sula?
Aktualitet

Furtuna në administratë, a do e japë dorëheqjen dhe Dashnor Sula?

24.10.2026
10.3k
Valë ndryshimesh në administratë, dorëheqja e 20 drejtuesve, përfshirë Tatimet, Doganat, QKB
Aktualitet

Valë ndryshimesh në administratë, dorëheqja e 20 drejtuesve, përfshirë Tatimet, Doganat, QKB

24.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Hakerohet telefoni i Jared Kushner, dalin miliardat në llogaritë sekrete me sauditët

Hakerohet telefoni i Jared Kushner, dalin miliardat në llogaritë sekrete me sauditët

23.10.2026
10.4k
Aktivisti Florian Haçkaj depoziton padi në SPAK ndaj Ramës dhe drejtuesve të Policisë për dhunën ndaj protestuesve

Aktivisti Florian Haçkaj depoziton padi në SPAK ndaj Ramës dhe drejtuesve të Policisë për dhunën ndaj protestuesve

17.10.2026
10.4k
Gazetari i A2 CNN goditet me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

Gazetari i A2 CNN goditet me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

19.10.2026
10.4k
A do të humbasë Vuçiç? Gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet vendimtare në Serbi

A do të humbasë Vuçiç? Gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet vendimtare në Serbi

23.10.2026
10.4k
Ish deputeti socialist hap “ankand”: 5 mijë euro kush hedh një deputet socialist dhe demokrat në koshin e plehrave!

Ish deputeti socialist hap “ankand”: 5 mijë euro kush hedh një deputet socialist dhe demokrat në koshin e plehrave!

21.10.2026
10.4k
Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2.5 mijë euro për policët, 2750 policë do të marrin 7.5 miliardë lekë

Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2.5 mijë euro për policët, 2750 policë do të marrin 7.5 miliardë lekë

19.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

19.10.2026
10.5k
Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte

Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte

21.10.2026
10.5k
Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”! (Emri)

Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”! (Emri)

21.10.2026
10.4k
A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?

A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?

22.10.2026
10.4k
Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

20.10.2026
10.4k
FOTO/ Këta janë Selam dhe Nazmi Islamaj, dy vëllezërit që humbën jetën pas sherrit për murin rrethues

FOTO/ Këta janë Selam dhe Nazmi Islamaj, dy vëllezërit që humbën jetën pas sherrit për murin rrethues

20.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.