E premte, 23 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Protesta e 89-të/ “Betoni po bëhet forma e pushtetit” – Arkitektja: Popullsia po bie, të rinjtë largohen, ndërsa ne vetëm ndërtojmë. Kush po i blen?

Korrieri nga Korrieri
28.08.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Protesta e 89-të/ “Betoni po bëhet forma e pushtetit” – Arkitektja: Popullsia po bie, të rinjtë largohen, ndërsa ne vetëm ndërtojmë. Kush po i blen?
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Arkitektja Doriana Musaj, e pranishme në protestën e 89-të qytetare para Kryeministrisë, kritikoi qasjen e qeverisë së Edi Ramës, në lidhje me ndërtimet, duke shtruar pyetjen se çfarë ka prodhuar gjithë ky ndërtim masiv në vendin tonë.

Nga sheshi, ajo tha se qeveria bëri ndërtime pa kriter në Tiranë, në bregdet, preku zonat e mbrojtura dhe tani po shkon edhe drejt maleve duke përmendur nismën e shumë kritikuar, Paketën e Maleve.

“Betoni për ta nuk është vetëm material ndërtimi, është forca e tyre. Kur betoni bëhet forma e pushtetit, ai kërkon vazhdimisht territor të ri. Nuk kurseu qytetin e vjetër, vilat, lagjet e vjetra të Tiranës, lulishtet mes pallateve. Më pas dolën nga qyteti, shkuan te tokat bujqësore. Shkoj në bregdet, Zvërnec e deri te lagunat. Dhe tani me paketën e maleve, po ngjiten drejt pyjeve dhe maleve, model që kërkon territorin e ardhshëm që mund të kthehet në kantier.

Ndryshimi i planeve, statuset e veçanta, investitori strategjik, ligji 21/24 dhe instrumentet që flasin në çdo letër për zhvillim. Kur pushteti përdor fuqinë e vet për të hapur territorin një interesi dhe pastaj e vendos atë përballë komunitetit që jeton aty, investitori strategjik bëhet levë. Çfarë ka prodhuar gjithë ky ndërtim? Kemi ndërtuar më shumë apartamente, por një çift i ri e ka të vështirë të blejë një prej tyre. Të rinjtë vazhdojnë të ikin.

Tokën bujqësore e kemi kthyer në truall. Kush po i blen të gjitha këto? Popullsia po bie, të rinjtë po largohen, familjet po bëhen më të vogla ndërsa ne vazhdojmë të ndërtojmë sikur Shqipëria po mbushet me njerëz? Miliarda euro futen në beton pa pyetur mjaftueshëm nga vijnë këto para”, tha Musai.

Ajo kritikoi edhe mënyrën se si është trajtuar problematika e trafikut në Tiranë, duke thënë se përgjegjësia është zhvendosur te qytetarët.

“Kryebashkiaku na mësonte që të ecnim me biçikletë, ta linim në shtëpi makinën. Problemi u bëmë ne. Ne bëjmë trafikun, marrim makinën, ne parkojmë keq, s’dimë të qarkullojmë”, tha arkitektja.

Ndërsa një qytetar, i pranishëm në protestën para Kryeministrisë, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën politike, ndërsa bëri thirrje për anulimin e ligjit në zonat e mbrojtura. Më tej, qytetari u ndal te problematikat e Tiranës, duke përmendur mungesën e hapësirave, ajrit dhe trafikun e rënduar.

Sipas tij, rruga e re që po ndiqet nga qytetarët mund të sjellë shpresë për mbrojtjen e territorit.

“E kemi kuptuar se nuk ka kuptim Rama në burg, pa Berishën apo anasjelltas. Dhuna informale dhe ajo e organizuar me ligj do të vazhdojnë. Shqipëria kërkon revolucion. Mungon ajri, hapësirat, trafiku i rënduar. Të gjitha këto bëhen me leje dhe me ligj. Pavarësisht se lejet miratohen, zbatimi nuk bëhet. Ndaj mendoj se rruga e re që po ndjekim sjell shpresë për territorin. Anuloni ligjin për zonat e mbrojtura”, tha ai.

Para

Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit

Pas

Tragjedia në SHBA/ Familja shqiptare humbi tre fëmijë në zjarrin që dogji shtëpinë! Prindërit dhe dy fëmijë të tjerë në gjendje kritike, hapet GoFundMe

Nga Kategoria

Një histori përtej tumorit: Shëndeti, jeta dhe siguria financiare
Aktualitet

Një histori përtej tumorit: Shëndeti, jeta dhe siguria financiare

23.10.2026
10.4k
Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për drejtimin e OKB-së: Pas kaq shumë burrash, një grua do të ishte shpresë e re
Aktualitet

Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për drejtimin e OKB-së: Pas kaq shumë burrash, një grua do të ishte shpresë e re

23.10.2026
10.4k
“Po na marrin tokën të huajt” – Rama: Shqipëria i përket Zotit dhe mikut, ku do ishin shqiptarët nës grekët do thoshin Greqia i përket grekëve
Aktualitet

Rama ultimatum ministrave: Të gjithë drejtorët e institucioneve të japin dorëheqjen!

23.10.2026
10.4k
“Kush i tërheq fijet?” – “Deutsche Welle”: Nga Rusia te Antifa, si përpiqet Rama të delegjitimojë protestën studentore
Aktualitet

“Kush i tërheq fijet?” – “Deutsche Welle”: Nga Rusia te Antifa, si përpiqet Rama të delegjitimojë protestën studentore

23.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Spiropali i kërkon Ramës të mbledhë strukturat e PS dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme

Spiropali i kërkon Ramës të mbledhë strukturat e PS dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme

16.10.2026
10.4k
Ditmir Bushati: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, PS duhet të ngrihet në lartësinë e kohës

Ditmir Bushati: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, PS duhet të ngrihet në lartësinë e kohës

21.10.2026
10.4k
Hakerohet telefoni i Jared Kushner, dalin miliardat në llogaritë sekrete me sauditët

Hakerohet telefoni i Jared Kushner, dalin miliardat në llogaritë sekrete me sauditët

23.10.2026
10.4k
Rikthehet e famshmja Bora Muzhaqi dhe merr në mbrojtje të rinjtë që nuk protestojnë: “Po bullizohen nga shokët e klasës!”

Rikthehet e famshmja Bora Muzhaqi dhe merr në mbrojtje të rinjtë që nuk protestojnë: “Po bullizohen nga shokët e klasës!”

21.10.2026
10.4k
Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

16.10.2026
10.4k
“Beteja” zhvendoset te sheshi “Skënderbej”, protestuesit shkulin pllakat, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

“Beteja” zhvendoset te sheshi “Skënderbej”, protestuesit shkulin pllakat, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

20.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

19.10.2026
10.5k
Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte

Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte

21.10.2026
10.5k
Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

17.10.2026
10.4k
Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”! (Emri)

Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”! (Emri)

21.10.2026
10.4k
A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?

A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?

22.10.2026
10.4k
Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

20.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.