E premte, 23 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Miliarda lekë për plehrat, por Tirana mbetet e pistë

Korrieri nga Korrieri
29.08.2026
në Aktualitet, Fokus, Investigim
A A
Miliarda lekë për plehrat, por Tirana mbetet e pistë
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Miliarda lekë më shumë, tendera për mjete e mijëra kazanë të rinj, por i njëjti realitet në rrugët e kryeqytetit: Kosha të tejmbushur, mbetje në trotuare dhe erë e rëndë.

10 vjet pas premtimit për një model europian të menaxhimit të mbetjeve, Tirana përballet ende me pyetjen se ku po shkojnë paratë e qytetarëve dhe pse rritja e fondeve nuk po përkthehet në një qytet më të pastër?

“Kjo është situata që përballemi çdo ditë. Kosha të tejmbushur që janë ngjitur me trotuare, duke bllokuar rrugën dhe aromë e rëndë e cila mund të kthehet në rrezik për infeksione” shprehet një qytetare në zonën e Ali Demit.

Pastrimi i kryeqytetit mbetet një nga sfidat më të mëdha të Bashkisë së Tiranës. Qytetarët paguajnë çdo muaj taksën e pastrimit, ndërsa shërbimi që marrin nuk duket se është përmirësuar në të njëjtin ritëm me fondet publike të alokuara.

Kur në vitin 2016 u krijua kompania Eco Tirana, kryebashkiaku Erion Veliaj e prezantoi atë si një model modern europian për menaxhimin e mbetjeve. Veliaj deklaroi në atë kohë se Tirana do të hynte në një epokë të re të menaxhimit të mbetjeve, ku diferencimi në burim do të ishte një prej shtyllave kryesore të sistemit. Qytetarëve iu premtua ndarja e mbetjeve në kazanë të veçantë, rritja e riciklimit dhe reduktimi i ndotjes.

Por, një dekadë më vonë, diferencimi në burim mbetet kryesisht një objektiv në letër.

Në pjesën më të madhe të qytetit, mbetjet vazhdojnë të përfundojnë në të njëjtin sistem grumbullimi, ndërsa kazanët e tejmbushur dhe mbetjet jashtë tyre janë ende një pamje e zakonshme. Ironikisht, ndërsa Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë fushata kundër grumbulluesve individualë të mbetjeve, duke i konsideruar shpesh si pjesë të problemit të sistemit, vetë sistemi i diferencimit dhe riciklimit i premtuar qytetarëve nuk është realizuar në shkallën e deklaruar.

Nga marsi i vitit 2024, shoqëria Eco Tirana sh.a. realizon grumbullimin, transportimin dhe depozitimin e mbetjeve urbane në të gjithë territorin e Tiranës. Sipas Bashkisë së Tiranës, shërbimi për grumbullimin e mbetjeve të riciklueshme ofrohet në 110 kontenierë me kapacitet 3700 litra në zonën qendrore të Tiranës, të cilët zbrazen dy herë në ditë.

Por, a mjafton ky sistem për një qytet me përmasat dhe volumin e mbetjeve që prodhon Tirana?

Më shumë para, por jo më shumë pastërti

Shifrat e buxhetit tregojnë një rritje të ndjeshme të fondeve.

Në vitin 2023, Bashkia e Tiranës planifikoi rreth 2.7 miliardë lekë për trajtimin e mbetjeve dhe pastrimin e qytetit.

Në vitin 2024, fondi u rrit në mbi 3.2 miliardë lekë.

Në vitin 2025 u planifikuan 3.13 miliardë lekë.

Ndërsa për vitin 2026, fondi arrin në 4.26 miliardë lekë.

Pra, brenda pak vitesh, fondet e planifikuara për menaxhimin e mbetjeve dhe pastrimin e qytetit janë rritur me më shumë se 1.5 miliardë lekë. Por, rritja e buxhetit nuk duket se është shoqëruar me një përmirësim të shërbimit.

Eksperti i ekonomisë Ergis Sefa e konsideron një problem në mënyrën se si po përdoren fondet publike: “Zgjerimi financiar me rreth 55% për menaxhimin e mbetjeve urbane nga 2025 në 2026 duket si një anomali në ciklin e programimit buxhetor afatmesëm. Në terma ekonomike publike, çdo alokim shtesë fondesh supozohet të gjenerojë një marzh pozitiv dobie për taksapaguesin, por realiteti në terren duket i kundërt.  Kjo ngre dyshimin se kemi një dështim operacional, ku kostoja margjinale e pastrimit nuk përkthehet në cilësi shërbimi. Duket qartazi se kemi asimetri midis prokurimeve kapitale nga njëra anë dhe efiçencës operacionale në terren, në anën tjetër”.

153 milionë lekë për 3 mijë kazanë të rinj

Paralelisht me rritjen e fondeve, Eco Tirana ka zhvilluar procedura të shumta prokurimi për mjete, pajisje dhe kazanë. Një nga tenderët më të fundit, i hapur në korrik 2026, parashikon blerjen e 3 mijë kazanëve të rinj, me një vlerë limit prej 153 milionë lekësh.

Për ekspertin e ekonomisë Sefa, blerja e kontinierëve të rinj është veprim i arsyetuar teknikisht vetëm nëse shoqërohet me optimizim të linjës logjistik: “Pa një plan të qartë për itineraret e mbledhjes, frekuencën e zbrazjes dhe mirëmbajtjen, investimi rrezikon të mbetet një kosto e pakthyeshme. Kjo bën që fondet publike të përthithen kryesisht nga asetet fizike dhe jo përmirësojnë rezultatin përfundimtar: Pastrim sa më i plotë dhe efektiv sanitar i qytetit”.

Rritja e fondeve nuk është bërë vetëm përmes buxhetit fillestar. Në maj të vitit 2026, Këshilli Bashkiak miratoi një rritje prej rreth 818 milionë lekësh në vit për administrimin e mbetjeve. Argumenti i Bashkisë ishte zgjerimi i shërbimit dhe shtimi i kapaciteteve të Eco Tiranës.

Opozita ka denoncuar më herët kompaninë Eco Tirana dhe ka kërkuar hetim për tenderët e saj, duke pretenduar se kompania nuk ka realizuar diferencimin e mbetjeve në Tiranë. Sipas deputetes Ina Zhupa, kjo shoqëri ka zhvilluar tenderë me vlerë miliarda lekë, ku pjesa më e madhe kanë qenë vetëm me një pjesëmarrës.

Eksperti i mjedisit Olsi Nika vlerëson se mbetjet grumbullohen dhe depozitohen pa një plan të mirëfilltë: “Duhet zbatimi i një strategjie të menazhimit të integruar të mbetjeve, pasi grumbullimi bëhet në kurriz të mjedisit, por edhe komuniteteve që jetojnë pranë”.

Tirana, qyteti që prodhon më shumë mbetje në Shqipëri

Problematikat e menaxhimit të mbetjeve marrin rëndësi edhe në kuadër të integrimit europian. Më 28 gusht 2025, gjatë hapjes së Kapitullit 27 “Mjedisi”, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë kapitull si një nga sfidat më të mëdha të negociatave me Bashkimin Europian.

Në të njëjtën kohë, qeveria prezantoi reformën e re për menaxhimin e mbetjeve dhe projektligjin që synon përafrimin me direktivat europiane. Filozofia e re vendos në qendër parandalimin, ripërdorimin dhe riciklimin, ndërsa incinerimi mbetet alternativa e fundit.

Por, edhe këtu, sfida kryesore nuk është vetëm miratimi i ligjeve dhe strategjive, por zbatimi i tyre në terren. Eksperti i qeverisjes vendore Agron Haxhimali ka ngritur shqetësime për mënyrën se si është konceptuar reforma dhe roli i Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve.

“Roli që ka marrë AKEM-i, si politikëbërës dhe vendimmarrës nuk shkon mirë me parimet e decentralizimit. Ne thamë se do të kemi 61 bashki të forta, politikëbërëse dhe afër qytetarëve. Tani vendimmarrja po shkon në një vertikale shumë të lartë” tha Haxhimali.

Me krijimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, 61 bashkitë janë të detyruara të raportojnë çdo vit të dhënat për menaxhimin e mbetjeve.

Për vitin 2024, AKEM ka bërë të ditur se ka pasur disa mospërputhje në të dhënat e raportuara dhe se nuk janë raportuar të dhëna mbi përbërjen e mbetjeve.

Megjithatë, të dhënat zyrtare të raportuara nga bashkitë tregojnë se Tirana është bashkia me gjenerimin më të lartë të mbetjeve në vend.

Në vitin 2024, kryeqyteti gjeneroi 257.829 ton mbetje.

Në vitin 2025, kjo shifër arriti në 288.583 ton.

Kjo do të thotë se vetëm Tirana prodhon afro 30% të mbetjeve urbane të të gjithë vendit.

Pikërisht për këtë arsye, diferencimi në burim, riciklimi dhe trajtimi i mbetjeve nuk janë thjesht objektiva mjedisorë, por nevoja konkrete për një qytet që prodhon qindra mijëra tonë mbetje çdo vit.

Për të garantuar që miliardat e mbledhura nga tarifat e pastrimit të përkthehen në vlerë reale për kryeqytetin, për ekspertin Ergis Sefa buxhetimi publik duhet t’i nënshtrohet reformave strukturore.

“Kontratat dhe pagesat duhet të lidhen me tregues konkretë performance, përfshirë kohën që një kosh qëndron i mbushur, larjen dhe dezinfektimin periodik. Financat e pastrimit kërkojnë transparencë mbi koston reale të mbledhjes, transportit dhe depozitimit për çdo ton mbetje, duke parandaluar mbivendosjen e faturimeve apo dyfishimin e kostove publike. Publikimi në kohë reale i itinerareve të mjeteve nëpërmjet GPS dhe krijimi i sistemeve të auditimit qytetar me vendndodhje gjeografike do të eliminonin hapësirat për dështim operacional ose shërbim fiktiv në terren” argumenton Sefa.

Tirana po përballet me një hendek të dukshëm mes asaj që është premtuar, asaj që është financuar dhe asaj që qytetarët shohin çdo ditë. Sepse në fund, suksesi i një sistemi të menaxhimit të mbetjeve nuk matet me numrin e tenderëve, vlerën e kontratave apo numrin e kazanëve të blerë. Por, matet me tregues shumë më të thjeshtë, se sa e pastër është rruga ku jetojnë qytetarët e Tiranës./acqj

Para

Banka e Shqipërisë përmbyt tregun me cash, paraja jashtë bankave arrin në 5.6 miliardë euro

Pas

Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo/ Si po shndërrohet shteti në një kompani gjigande guackë

Nga Kategoria

Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për drejtimin e OKB-së: Pas kaq shumë burrash, një grua do të ishte shpresë e re
Aktualitet

Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për drejtimin e OKB-së: Pas kaq shumë burrash, një grua do të ishte shpresë e re

23.10.2026
10.4k
“Po na marrin tokën të huajt” – Rama: Shqipëria i përket Zotit dhe mikut, ku do ishin shqiptarët nës grekët do thoshin Greqia i përket grekëve
Aktualitet

Rama ultimatum ministrave: Të gjithë drejtorët e institucioneve të japin dorëheqjen!

23.10.2026
10.3k
“Kush i tërheq fijet?” – “Deutsche Welle”: Nga Rusia te Antifa, si përpiqet Rama të delegjitimojë protestën studentore
Aktualitet

“Kush i tërheq fijet?” – “Deutsche Welle”: Nga Rusia te Antifa, si përpiqet Rama të delegjitimojë protestën studentore

23.10.2026
10.4k
A do të humbasë Vuçiç? Gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet vendimtare në Serbi
Aktualitet

A do të humbasë Vuçiç? Gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet vendimtare në Serbi

23.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ministria e Drejtësisë vishet me hekur, protestat e kthejnë në fortesë

Ministria e Drejtësisë vishet me hekur, protestat e kthejnë në fortesë

21.10.2026
10.4k
Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

17.10.2026
10.4k
“Nuk duhen fajësuar ‘duart e huaja’ për trazirat”, analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita nuk bind

Sa kushton jetesa për një të ri në Tiranë, nga qiratë tek ushqimet: Si u trefishuan kostot në pak vjet

20.10.2026
10.4k
Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për drejtimin e OKB-së: Pas kaq shumë burrash, një grua do të ishte shpresë e re

Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për drejtimin e OKB-së: Pas kaq shumë burrash, një grua do të ishte shpresë e re

23.10.2026
10.4k
Ermal Beqiri në kërkim, KESH i dha 10 mijë euro

Shqipëria kërkon ekstradimin e Ermal Beqirit, biznesmeni synon lirinë dhe qëndrimin në Francë

21.10.2026
10.4k
Skenë lufte pranë Kryeministrisë, përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve

Skenë lufte pranë Kryeministrisë, përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve

17.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

19.10.2026
10.5k
Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte

Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte

21.10.2026
10.5k
Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

17.10.2026
10.4k
Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”! (Emri)

Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”! (Emri)

21.10.2026
10.4k
A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?

A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?

22.10.2026
10.4k
Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

20.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.