E enjte, 5 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Pasqyrë Albania”: një premtim, pesë emra, 13 vjet

Korrieri nga Korrieri
04.09.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
“Pasqyrë Albania”: një premtim, pesë emra, 13 vjet
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në një tjetër kthesë të qasjes ndaj protestës, që filloi me “Shqipëria është një vend i lirë dhe çdokush mund të protestojë”, te “dua të bisedoj me flamingot dhe jo me sorrat”, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur tani krijimin e rrugëve të komunikimit me qytetarët.

Në vend të një përgjigje për kërkesat e protestuesve që përsëriten prej rreth 100 ditësh, qeveria prezanton platforma ankesash dhe mekanizma të rinj komunikimi.

Më i fundit është “Pasqyrë Albania”, platforma e prezantuar në një takim shtatë-orësh në Pogradec me kryetarë njësish dhe kryetarë komisionesh parlamentare. Sipas deklarimeve të mëparshme ajo do të ndahet në dy module. I pari është “Flamingo Albania”, që mbledh ankesat e qytetarëve, dhe i dytë do quhet “Radar”, përmes të cilit qytetari mund të ndjekë në kohë reale ku ndodhet kërkesa e tij, cili institucion po e trajton dhe në çfarë faze është zgjidhja, me synim që problemet të marrin zgjidhje brenda dy javësh.

Një tjetër format i përsëritur është përpjekja për komunikim të drejtpërdrejtë. Më parë, ERTV apo podkasti “Flasim”, kanë prodhuar kryesisht përmbajtje në formën e monologut dhe të ftuar që përsërisin sukseset e qeverisë. Sot kryeministri premton tashmë një formë tjetër ndërveprimi, një takim me qyetetarët, çdo të premte në orën 17:00.

“Ripaketimi i të vjetrës”

Qeveria “jep besën” se praktika e vendimmarrjes për të cilën “qytetarët informohen përmes mediave të huaja po i vjen fundi”, ia vlen të rikthehemi pas në kohë, jo te një apo dy përpjekje të mëparshme të qeverisë për të “bashkëqeverisur” me qytetarët, por të paktën katër.

Platforma e Bashkëqeverisjes – 2017

Në vitin 2017, pas marrjes së mandatit të dytë, Rama prezantoi platformën e Bashkëqeverisjes “Me ty për Shqipërinë që duam”. Qytetarët që përballeshin me vonesa, refuzime apo probleme të tjera në administratë mund t’i drejtoheshin platformës për të kërkuar ndërhyrje dhe zgjidhje. Mekanizmi u institucionalizua më pas me ligjin “Për Bashkëqeverisjen” dhe sot administrohet nga Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje (ADB). Në tetor 2021, ATSH raportoi se mbi 50 për qind e ankesave ishin zgjidhur, një shifër e vetë-raportuar nga qeveria që nuk është përditësuar publikisht që atëherë. Platforma nuk raprton më që prej vitit 2024, dhe e lë pa shpjeguar pse nevojitet, disa vite më vonë, një platformë tjetër me të njëjtin funksion.

Zarfet e Këshillimit Kombëtar – 2022

Në vitin 2022, qeveria provoi një tjetër mënyrë për të krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë me publikun. Përmes “Këshillimit Kombëtar”, qytetarëve iu kërkua t’u përgjigjeshin 12 pyetjeve mbi çështje të ndryshme të politikave publike, në një pyetësor të shpërndarë fizikisht dhe të bërë të disponueshëm edhe online, me 25 milionë lekë nga buxheti i shtetit. Qeveria pretendoi 563,195 përgjigje dhe e paraqiti si formë e qëndrueshme konsultimi që do të përsëritej periodikisht. Katër vjet më vonë, nuk është përsëritur asnjëherë.

Transparent Albania

Precedenti më domethënës mbetet megjithatë më i fundit, dhe deri tani më pak i vënë re: Transparent Albania, i lançuar më 13 dhjetor 2024, që premtoi qasje në kohë reale te shpenzimet publike dhe një mekanizëm përmes të cilit kërkesat e paplotësuara përshkallëzohen automatikisht te Komisioneri për të Drejtën e Informimit. Rama e quajti atëherë “urë e re mes qeverisë dhe qytetarit”, i njëjti formulim që përsëritet tani për “Pasqyrë Albania”. Portali hyri realisht në funksionim vetëm një vit më vonë, në dhjetor 2025, që do të thotë se, kur “Pasqyrë Albania” u prezantua në Pogradec, paraardhësja e saj s’kishte mbushur ende as dhjetë muaj jetë. Rama e kishte quajtur atëherë “urë e re mes qeverisë dhe qytetarit”, i njëjti formulim që përsëritet tani.

Kryeministri Edi Rama e kundërshton interpretimin se krijimi i “Pasqyrë Albania” është tregues i dështimit të mekanizmit të mëparshëm. Në një takim me ministrat dhe grupin parlamentar socialist më 3 shtator, ai tha se Platforma e Bashkëqeverisjes nuk ka dështuar, por do të integrohet në sistemin e ri.

Kjo ngre pyetjen se çfarë nuk ka funksionuar në një mekanizëm të ngritur pikërisht për të zgjidhur problemet e qytetarëve me administratën, dhe pse, gati një dekadë më vonë, e me të paktën dy paraardhëse të tjera ndërmjet, nevojitet ende një e re.

Për pedagogun e komunikimit Elvin Luku, “Pasqyrë Albania” duhet parë pikërisht në raport me mekanizmat që i kanë paraprirë. “Prezantimi i ‘Pasqyrë Albania’ duket si një ripaketim i platformave të vjetra, si për shembull ‘Bashkëqeverisja’”, thotë Luku për Citizens. Sipas Lukut, “Pasqyrë Albania” mund të lexohet si një përpjekje e qeverisë për t’u treguar protestuesve se pakënaqësitë e tyre po adresohen, në një kohë kur kërkesa kryesore e tubuesve është largimi i qeverisë dhe kryeministrit Rama. “Fakti që është prezantuar një platformë e re dëshmon se platformat e mëparshme kanë rezultuar jo efikase dhe se mekanizmi i brendshëm vetëkorrigjues i administratës publike nuk funksionon”, argumenton Luku.

Nga ajo që është bërë publike deri tani, Luku vlerëson se platforma e re duket se do të shërbejë edhe si një instrument për evidentimin dhe hetimin e problemeve brenda administratës. Por mbetet e paqartë nëse kjo do të përkthehet në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike ndaj qytetarëve.

Teksa çdo iniciativë e re qeveritare lidhet, qoftë edhe pjesërisht, me shtetin digjital dhe premtimin e teknologjisë, ajo nuk mund të lexohet më jashtë kontekstit të precedentit më të fundit. “Diella”, e paraqitur në shtator 2025 si “ministre e inteligjencës artificiale” për prokurimet publike dhe si mjet kundër korrupsionit. Brenda pak muajsh, mediat ndërkombëtare, El País dhe Der Standard, e kanë përshkruar si “propagandë e pastër” që në fakt fshehu, jo parandaloi, korrupsionin. Vetë agjencia që e krijoi Diellën, AKSHI, ndodhet aktualisht nën hetim për korrupsion masiv, ndërsa Citizens.al ka raportuar më parë boshllëqe të rënda sigurie në infrastrukturën digjitale të shtetit.

Pyetja nuk është, vetëm sa qytetarë do ta përdorin “Pasqyrë Albania”, por nëse ajo do të arrijë të zgjidhë atë që Platforma e Bashkëqeverisjes, Këshillimi Kombëtar dhe Transparent Albania, tashmë të institucionalizuara, të financuara e të promovuara me po aq bindje, nuk kanë mundur ta zgjidhin. /citizens.al

Para

Shqiptarët lanë Lekë! Gati 70 000 makina u shtuan rrugëve të vendit në 8 muaj

Pas

Ish-ministrja e Fëmijëve dhe “gafave” rikthehet në Kuvend si eksperte e BE për tregëtinë, shihni veprat e verës së Bora Muzhaqit

Nga Kategoria

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari
Aktualitet

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari

05.11.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut
Aktualitet

Detaje të reja: Djali fshiu pamjet e kamerave pas vra sjes së babait

05.11.2026
10.4k
Republikanët drejtojnë gishtin e fajit nga Trump pas disfatës në zgjedhje
Botë

Republikanët drejtojnë gishtin e fajit nga Trump pas disfatës në zgjedhje

05.11.2026
10.4k
Studentët ndryshojnë organizimin e protestave, tubime vetëm dy herë në javë: “Nuk tërhiqemi, autokracia do të bjerë si diktatura”
Aktualitet

Studentët ndryshojnë organizimin e protestave, tubime vetëm dy herë në javë: “Nuk tërhiqemi, autokracia do të bjerë si diktatura”

05.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Si u rrënua perandoria financiare e Alta Bankës në Serbi

Si u rrënua perandoria financiare e Alta Bankës në Serbi

03.11.2026
10.4k
Mbetjet e rrezikshme në mjedis të hapur, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj ‘AlbChrome’

Mbetjet e rrezikshme në mjedis të hapur, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj ‘AlbChrome’

31.10.2026
10.4k
“Institucionet dhe politikanët t’i përgjigjen pakënaqësisë së qytetarëve” – BE dënon dhunën në protestat e Tiranës

“Institucionet dhe politikanët t’i përgjigjen pakënaqësisë së qytetarëve” – BE dënon dhunën në protestat e Tiranës

30.10.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

04.11.2026
10.4k
Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30.10.2026
10.4k
Biseda mes Veliajt dhe Gogut është regjistruar? Ndreca: “Do të ishte shumë mirë”

Biseda mes Veliajt dhe Gogut është regjistruar? Ndreca: “Do të ishte shumë mirë”

04.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

03.11.2026
10.4k
Bashkë me Ergys Agasin arrestohet edhe i besuari i Ilir Prodës: Si u ndoqën nga Elbasani deri te Plepat

“Berti i Duraluminit” ribashkohet me mikun që tentoi ta shpëtonte nga BKH-ja! Ja kë gjen Agasi në burgun e Fierit

31.10.2026
10.4k
VENDIMI/ Kur nis shpërndarja e bonusit për pensionistët

Premtimi i Ramës për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

28.10.2026
10.5k
Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

31.10.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

04.11.2026
10.4k
Biseda mes Veliajt dhe Gogut është regjistruar? Ndreca: “Do të ishte shumë mirë”

Biseda mes Veliajt dhe Gogut është regjistruar? Ndreca: “Do të ishte shumë mirë”

04.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.