Ky është momenti kur efektivët e Policisë së Shtetit dhunojnë Ledion Ballën duke i shkaktuar një frakturë të rëndë në këmbë.
Siç shihet në video, Balla shtyhet me forcë nga efektivët dhe tërhiqet zvarrë nga toka.
Në video dëgjohet teksa 19-vjeçari iu thotë efektivëve se ishte në kafe, e jo në protestë, frazë e cila përsëritet disa herë.
Pamjet e rënda më pas tregojnë këmbën e thyer të Ledion Ballës, një nga dhjetëra protestuesit që mbetën të lënduar nga dhuna policore.
Balla u ka rrëfyer mjekëve në Spitalin e Traumës se në momentin e ngjarjes ndodhej pranë Ministrisë së Arsimit, ku po ndiqte ndeshjen, dhe se nuk kishte qenë pjesëmarrës në protestë.















