Nxënësit e disa prej gjimnazeve në Tiranë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë në shenjë revolte. Gjimnazistët e ‘Ismail Qemalit’ kanë djegur koshat e mbeturinave në rrugë, ndërsa përplasje me efektivët janë regjistruar tek gjimnazi ‘Petro Nini Luarasi’.
Edhe nga shkollat e Kamzës ka bojkot të mësimit me thirrjen “të gjithë së bashku!”
















