E premte, 16 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Ruhet me dy policë, si me qenë kriminel i rrezikshëm – Klevi Metaj rrëfen me pranga nga shtrati i spitalit përballjen me 6 policët

Korrieri nga Korrieri
16.10.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Ruhet me dy policë, si me qenë kriminel i rrezikshëm – Klevi Metaj rrëfen me pranga nga shtrati i spitalit përballjen me 6 policët
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Fiks Fare ka biseduar ekskluzivisht me 22-vjeçarin Klevi Metaj, i cili u përball me 6 punonjës policie disa ditë më parë, gjatë protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit.

Me pranga në duar nga shtrati i Spitalit të Traumës, Klevi tregon se policët e kanë pikasur dhe e kanë ndjekur për disa minuta, duke e qëlluar vazhdimisht.

Megjithëse Gjykata e Tiranës vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”, Klevi vijon të mbahet në spital, madje në dhomë qëndrojnë 2 punonjës të Policisë së Shtetit. Ai thotë se, aktualisht nuk ka asnjë dëme të mëdha fizike, teksa tregon me detaje të gjithë episodin.

Studenti thotë se reagimi i tij, i fiksuar me video dhe bërë meme në rrejte sociale, ka ardhur për shkak të provokimeve të vazhdueshme të policisë, që qëllonin me çfarë të mundnin.

“Isha larg në fillim dhe po mbështesja njerëzit. Ndërhynë ata me gurë, me lotsjellës e kështu. U shpërhapën njerëzit. Shikoj unë rreth e rrotull meje, ata që kishin ngelur kishin hapur krahun” thotë Klevi.

Ai shton se të gjithë lëviznin me shpejtësi, pasi nuk duronin dot gazin lotsjellës. “Dhe kur erdhi polici me skafandër e kështu, shikoj kisha ngelur vetëm unë aty. Ua vesha me gurë, me të tëra unë. Se u acarova që më hodhën atë lotsjellësin. Piketo njërin ata …

Po ikja unë, isha për të ikur te sheshi, më piketon njëri mua nga këta, më vjen e më gjuan nga këmbët me shkop. Mos gjuaj i them unë, mos më gjuaj mua i them. Vazhdova të ikja. Ai më keq pastaj, më gjuan në kurriz pastaj. U acarova, ua vesha një. Me mjete rrethanore. Edhe, ata kanë ikur nga puna bashkë me shefin unë këtu” thotë studenti.

Më tej shton se të dyja palët kanë gabime. “Nuk zgjidhet në këtë lloj mënyre. Janë gjëra të ndërlikuara. Këta po t’a kishim inat të gjatin (i referohet kryeministrit), s’kishin pse ta votonin fare. Dhe se lëshon më atë grusht ai. Këtu i ke të tërë të korruptuar dhe nuk zgjidhet me protestë. Protesta është të thuash që shiko se nuk bëni dot si të doni” shton ai.

22-vjeçari thotë se duhet një zgjidhje konkrete, teksa hedh dyshime për përfshirjen e politikës në protestë.

“E kupton. Ti je atje do diçka konkrete, ça do të zgjidhet me të shkatërruar. Policia në fillim rrinte e shikonte, ishin 2-3 veta. Tani këta nisën të gjuanin me vezë dhe kur u armatosën çik më shumë, këtu nisën të hidhnin gurë kot pa lidhje. Tani nga momenti e sipër, nga adrenalina ata marrin kushdo që u del para” thotë më tej ai.

Klevi na tregon edhe dokumentet e dosjes së Prokurorisë së Tiranës.

“Janë një mori akuzash; shkatërrim prone,  goditje për shkak të detyrës, prishja e qetësisë publike, organizimi dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme. As kriminelët më të mëdhenj nuk i kanë këto akuza. Akuzat vijojnë; prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta. Një dosje e madhe penale”, tha ai.

Jo vetëm këto akuza, por 22-vjeçari ka 2 policë në dhomë.

Politikanët që akuzohen për korrupsion nuk i ruan njeri. As në shtëpi dhe as në spital. Jo vetëm policët, por studentit i kanë vendosur edhe pranga, në shtratin e spitalit.

Në fund, pas bashkëbisedimit, policët që i qëndrojnë në dhomë i thonë se rrezikon 5 vite burg. As ata që kanë vjedhur miliona euro apo kanë mbi shpinë akuza të rënda, nuk rrezikojnë 5 vite burg, tha Klevi.

Para

Protestuesit hedhin Klevis Balliun në Lanë (VIDEO)

Pas

Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

Nga Kategoria

Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…
Aktualitet

Spiropali i kërkon Ramës të mbledhë strukturat e PS dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme
Aktualitet

Spiropali i kërkon Ramës të mbledhë strukturat e PS dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme

16.10.2026
10.4k
Oligopoli po na merr shpirtin me çmimet, njëlloj me Europën
Aktualitet

Çmimet e ushqimeve jashtë kontrollit/ Produktet e shportës me kosto të ndryshme në qytetet e vendit

16.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shpresë për t’i dhënë fund makthit të Kthesës së Kamzës/ ARRSH projekton rrugë të re për hyrjen veriore të Tiranës

Shpresë për t’i dhënë fund makthit të Kthesës së Kamzës/ ARRSH projekton rrugë të re për hyrjen veriore të Tiranës

12.10.2026
10.4k
Mesazhi i 22-vjeçares: Balluku dhe politikanët me vila dhe apartamente, unë jetoj në konvikt

Mesazhi i 22-vjeçares: Balluku dhe politikanët me vila dhe apartamente, unë jetoj në konvikt

15.10.2026
10.4k
Zhduket “Ini i Çones”, dy telefonat e tij prej 4 orësh të fikur! (Dyshohet për pengmarrje nga grupi rival)

Zhduket “Ini i Çones”, dy telefonat e tij prej 4 orësh të fikur! (Dyshohet për pengmarrje nga grupi rival)

10.10.2026
10.4k
Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

10.10.2026
10.4k
Rrëshqitja e kodrës së Currilave, rrezik për pallatet buzë detit

Rrëshqitja e kodrës së Currilave, rrezik për pallatet buzë detit

11.10.2026
10.4k
Gjimnazistë e Tiranës nisin tensionet, djegin koshat e mbeturinave, nxënësit e ‘Petro Ninit’ përplasen me Policinë

Gjimnazistë e Tiranës nisin tensionet, djegin koshat e mbeturinave, nxënësit e ‘Petro Ninit’ përplasen me Policinë

15.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Nafta është kthyer në luks për shqiptarët/ Paguajmë 7 herë më shumë se holandezët dhe 2 herë më shumë se rajoni

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

10.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes shkaktoi aksident nën efektin e alkoolit sipas Policisë

Si doli Martin Mane nga qelia pas aksidentit, policia: Shkaktoi aksident nën ndikimin e alkoolit. Gazetarja Klodiana Lala zbulon detajet

17.01.2025
10.5k
Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

14.10.2026
10.4k
Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

15.10.2026
10.4k
Ulsi Manja në delir: E patë si u bëmë dje grusht të bashkuar? Mund të bëjmë edhe 90 vota, por s’na duhen tani

Ulsi Manja në delir: E patë si u bëmë dje grusht të bashkuar? Mund të bëjmë edhe 90 vota, por s’na duhen tani

10.10.2026
10.4k
PROTESTA/ Dalin pamjet e rënda/ Momenti kur Ledion Ballës i thyhet këmba!

PROTESTA/ Dalin pamjet e rënda/ Momenti kur Ledion Ballës i thyhet këmba!

14.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.