Nga Silvana Shametaj Ruli
MINISTRES SË SHËNDETËSISË TË SHQIPËRISË
Klodiana Spahiu
E dashur kolege,
Mjeku nuk mund te jete kurre zgjatim i forces policore!
Po të drejtohem publikisht si mjeke, si një kolege që e njeh shume mire peshën e këtij profesioni dhe përgjegjësinë që mbart një funksion publik në fushën e shëndetësisë. Personalisht besoj se pergjegjesia personale nuk perfundon tek kujdesi per pazientin.
Ajo perfshin edhe mbrojtjen e dinjitetit te tij.
Vij nga një familje me traditë mjekësh dhe me bindje të majta.
Babai im, megjithatë, nuk i shërbeu asnjëherë politikës se mirefillte. Ai i shërbeu një ideali: një shoqërie ku njeriu qëndron në qendër, pavarësisht bindjeve, përkatësisë apo rrethanave në të cilat gjendet.
Ky ishte një nga mësimet më të rëndësishme që mora prej tij dhe që kam ruajtur gjatë gjithë jetës sime profesionale.
Kam ushtruar mjekësinë për dekada. Kam kuruar njerëz me bindje të majta, të djathta, te te gjitha bindjeve e profileve.
Per mua keto bindje nuk kane qene kurre kriter per mardhenjien me pazientin.
Përballë meje kam pasur gjithmonë një njeri që ka të drejtë të marrë kujdesin e duhur mjekësor, me dinjitet dhe pa diskriminim.
Prandaj, pamjet e një të riu të prangosur në shtratin e spitalit, të bëra publike nga media, nuk mund të më lënë indiferente.
Nuk është detyra ime të gjykoj ngjarjen e rrethanst që e ka çuar kete djale në spital, as të përcaktoj përgjegjësitë ligjore të personave të përfshirë. Por është detyra ime, si mjeke, të ngre një shqetësim që kapërcen rastin individual.
Nje i ri, i shtruar në spital, shfaqet i lidhur me pranga në shtratin ku duhet të marrë kujdesin mjekësor. Kjo eshte e kobshme!
Spitali nuk është vend ndëshkimi. Mjeku nuk është zgjatim i forcës policore.
E drejta për kujdes shëndetësor dhe dinjitet nuk fitohet me bindje politike dhe nuk humbet për shkak të tyre.
E dashur kolege,
E kuptoj përgjegjësine e një ministreje dhe kompleksitetin e detyres qe ke marre persiper.
Megjithatë, deklarimi se personat e demtuar po marrin ndihmen e nevojshme , nuk perben asnje merite te vecante. Ky eshte standarti minimal qe duhet te garantoje cdo sistem shendetesor funksional.
Ajo qe kerkohet ne nje rast te tille eshte me shume se nje deklarate publike. Kerkohet sqarim institucional.
Po ju kerkoj qe institucioni pergjegjes per shendetesine te siguroje, se brenda tij, te drejtat e pazientit dhe dinjiteti i tij respektohen pa perjashtim.
Po te kerkoj te garantoni integritetin e sistemit qe keni marre persiper te udhehiqni.
Po te drejtohem gjithmone si kolege me bindjen se disa parime duhet te qendrojne mbi cdo dallim politik.
Po te kerkoj te garantosh paanshmerine profesionale dhe pergjegjesine institucionale.
Për këtë arsye, nuk mund të toleroj që një pamje e tillë të kalojë pa sqarim.
Ky eshte moment qe duhet te dalesh e te komunikosh me te gjithe ne qe besojme tek ti.















