E premte, 23 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Edi Rama, si zëdhënës i Policisë së Shtetit: A e shkeli ligjin duke publikuar të dhëna për protestuesit?

Korrieri nga Korrieri
23.10.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Edi Rama, si zëdhënës i Policisë së Shtetit: A e shkeli ligjin duke publikuar të dhëna për protestuesit?
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Prej katër mandatesh në pushtet, Edi Rama ka treguar se nuk është vetëm Kryeministër dhe drejtues i qeverisë. Jo rrallë herë ka marrë përsipër të flasë edhe në emër të institucioneve të tjera. Këtë herë u shfaq thuajse si zëdhënës i Policisë së Shtetit.

Në përpjekje për të mbështetur tezën e tij se pas episodeve të dhunshme të protestave nuk qëndrojnë vetëm studentë, Rama publikoi fotografi, iniciale, moshën dhe të dhëna mbi precedentët penalë të një numri personash të shoqëruar apo arrestuar pas protestave.

Kryeministri i etiketoi publikisht si persona me “precedentë kriminalë”, duke renditur për secilin vepra penale për të cilat, sipas tij, ishin proceduar apo dënuar më parë. Në listën e bërë publike përfshiheshin të dhëna për narkotikë, vjedhje, dhunë, falsifikim, kundërshtim të policisë e deri te dënime të pretenduara jashtë Shqipërisë. Raportimet e së premtes konfirmojnë se Rama publikoi pamje dhe informacione të tilla gjatë deklaratës së tij.

Por përtej betejës politike dhe propagandistike, këtu lind një pyetje tjetër: nga i mori Kryeministri këto të dhëna dhe a kishte të drejtë t’i bënte publike? Sepse të dhënat mbi historikun penal të një qytetari nuk janë thjesht material për një deklaratë politike.

Ligji nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i përkufizon shprehimisht si “të dhëna penale” informacionet personale që lidhen me dënimet penale, veprat penale dhe masat e sigurimit. Po ky ligj vendos si parime bazë që përpunimi i të dhënave personale duhet të jetë i ligjshëm, i drejtë dhe transparent.

Çështja bëhet edhe më delikate nëse informacionet e publikuara nga Kryeministri kanë ardhur nga databazat apo materialet e Policisë së Shtetit.

Ligji bën një dallim të qartë mes personit të arrestuar, të ndaluar, nën hetim apo të pandehur dhe personit të dënuar me një vendim penal të formës së prerë.

Dhe pikërisht këtu lind problemi me një “gjyq publik” të zhvilluar nga foltorja e Kryeministrit.

Nëse për personat e ekspozuar publikisht ka procedime ende në zhvillim, përgjegjësia e tyre për ngjarjet e protestave nuk mund të konsiderohet e provuar vetëm sepse Kryeministri i paraqet si persona me precedentë. Fajësia për një vepër konkrete përcaktohet nga drejtësia, jo nga një konferencë politike.

Çfarë thotë neni 103 i Kodit të Procedurës Penale?

Një tjetër pikë që kërkon sqarim është origjina e materialeve të publikuara. Neni 103 i Kodit të Procedurës Penale, me titull “Ndalimi i publikimit të aktit”, parashikon ndër të tjera:

“Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve sekrete që lidhen me çështjen ose dhe vetëm i përmbajtjes së tyre nëpërmjet shtypit ose informacionit masiv.”

Në pikën 2, dispozita shkon më tej dhe ndalon publikimin, qoftë edhe të pjesshëm, të akteve josekrete deri në përfundimin e hetimeve paraprake.

Ndërsa për të miturit mbrojtja është edhe më e fortë: pika 4 ndalon publikimin e gjeneraliteteve dhe fotografive të të pandehurve dhe dëshmitarëve të mitur, me përjashtimet që parashikon vetë ligji.

Kjo është veçanërisht me rëndësi, pasi në listën e prezantuar publikisht nga Rama rezulton edhe një person 17-vjeçar.

Kush ia dha Kryeministrit këto të dhëna?

Nëse ato vijnë nga sistemet e Policisë së Shtetit apo nga materiale të procedimeve penale, mbi çfarë baze ligjore iu vunë në dispozicion kreut të qeverisë për t’u përdorur më pas në një komunikim publik dhe politik? Dhe nëse bëhet fjalë për informacione të një hetimi në zhvillim, a u respektuan kufizimet që vendos Kodi i Procedurës Penale?

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale përcakton posaçërisht rregulla për përpunimin e të dhënave nga autoritetet kompetente për parandalimin, hetimin, zbulimin apo ndjekjen e veprave penale dhe për sigurinë publike.

Kryeministër apo zëdhënës i Policisë?

Edi Rama mund të ketë çdo të drejtë politike të dënojë dhunën në protesta, të mbrojë Policinë e Shtetit apo të argumentojë se mes protestuesve kishte persona që nuk ishin studentë.

Por një gjë tjetër është të marrësh të dhëna që mund të vijnë nga strukturat shtetërore dhe t’i përdorësh për të ekspozuar publikisht qytetarë të caktuar.

Në një shtet ligjor, Policia heton, Prokuroria akuzon dhe gjykata vendos për fajësinë. Kryeministri nuk është asnjëra prej tyre.

Prandaj, pas publikimit të listës së protestuesve, çështja nuk mund të mbyllet vetëm me argumentin politik të Ramës se kush ishte apo nuk ishte student.

Ka disa pyetje që kërkojnë përgjigje institucionale: Nga erdhën fotografitë dhe historiku penal? Kush ia vuri në dispozicion Kryeministrit? Për çfarë qëllimi ishin mbledhur këto të dhëna dhe mbi çfarë baze u përdorën për ekspozim publik? A kishte mes tyre të dhëna që i përkisnin një procedimi penal ende në zhvillim?

Dhe, mbi të gjitha: a u shkel ligji për t’i dhënë argumente propagandës së qeverisë? Këtë nuk mund ta vendosë as opozita, as qeveria dhe as media.

Por është një çështje për të cilën institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e të dhënave personale dhe organet e drejtësisë kanë arsye të japin një përgjigje.

Para

Rama e akuzoi për narkotikë, studenti ekselent i Mjekësisë i përgjigjet: Kam mesataren 10, çfarë legjendash shpik ky!

Pas

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Nga Kategoria

Furtuna e dorëheqjeve, largohen drejtoresha e AKU-së dhe kreu i Doganave!
Aktualitet

Furtuna e dorëheqjeve, largohen drejtoresha e AKU-së dhe kreu i Doganave!

23.10.2026
10.3k
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu
Aktualitet

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

23.10.2026
10.3k
Rama e akuzoi për narkotikë, studenti ekselent i Mjekësisë i përgjigjet: Kam mesataren 10, çfarë legjendash shpik ky!
Aktualitet

Rama e akuzoi për narkotikë, studenti ekselent i Mjekësisë i përgjigjet: Kam mesataren 10, çfarë legjendash shpik ky!

23.10.2026
10.3k
Një histori përtej tumorit: Shëndeti, jeta dhe siguria financiare
Aktualitet

Një histori përtej tumorit: Shëndeti, jeta dhe siguria financiare

23.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

A do të humbasë Vuçiç? Gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet vendimtare në Serbi

A do të humbasë Vuçiç? Gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet vendimtare në Serbi

23.10.2026
10.4k
“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

19.10.2026
10.5k
Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

Rama duhet të largohet

19.10.2026
10.4k
Edi Rama, si zëdhënës i Policisë së Shtetit: A e shkeli ligjin duke publikuar të dhëna për protestuesit?

Edi Rama, si zëdhënës i Policisë së Shtetit: A e shkeli ligjin duke publikuar të dhëna për protestuesit?

23.10.2026
10.4k
Skenë lufte pranë Kryeministrisë, përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve

Skenë lufte pranë Kryeministrisë, përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve

17.10.2026
10.4k
Rikthehet e famshmja Bora Muzhaqi dhe merr në mbrojtje të rinjtë që nuk protestojnë: “Po bullizohen nga shokët e klasës!”

Rikthehet e famshmja Bora Muzhaqi dhe merr në mbrojtje të rinjtë që nuk protestojnë: “Po bullizohen nga shokët e klasës!”

21.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

19.10.2026
10.5k
Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte

Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte

21.10.2026
10.5k
Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

17.10.2026
10.4k
Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”! (Emri)

Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”! (Emri)

21.10.2026
10.4k
A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?

A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?

22.10.2026
10.4k
Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

20.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.