E martë, 24 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Sigurimi i makinave do të shtrenjtohet

Korrieri nga Korrieri
24.11.2026
në Aktualitet, Fokus, Slider
A A
Sigurimi i makinave do të shtrenjtohet
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Zgjerimi i kategorive që përfitojnë dëmshpërblim nga sigurimi i detyrueshëm TPL mund të sjellë një tjetër efekt për drejtuesit e automjeteve, rritjen e primit të sigurimit. Projektligji i ri parashikon që në rast aksidenti të dëmshpërblehen edhe pasagjerët që ndodhen në automjetin që shkakton aksidentin. Deri më tani kjo kategori nuk përfshihej në të njëjtën mënyrë në skemën e mbulimit.

“Të gjithë pasagjerët apo shoferë apo makina që ndodhen në makinën e dëmtuar, ata dëmshpërblehen deri më sot. Me projektligjin e ri bëhet fjalë që të dëmshpërblehen edhe pasagjerët që janë në makinën që shkakton dëmin.

Pra, bëhet shumë më e përfshirë baza e atyre që dëmshpërblehen, duke vendosur në marrjen e kompensimit edhe pasagjerët e makinës, pavarësisht se çfarë shkaktore e dëmit, pasi ata nuk janë fajtorë. Gjithashtu, janë shtuar edhe palë të tjera të përfshira, që gjatë një aksidenti nuk dëmtohet vetëm një makinë, por mund të dëmtohet dhe një dyqan, mund të dëmtohet edhe një pasagjer, sado qoftë ai”, tha eksperti për Tregjet Financiare, Artur Ribaj.

Një mbulim më i gjerë i dëmeve mund të ndikojë edhe në çmimin e sigurimi duke iu afruar gradualisht niveleve evropiane. Megjithatë çmimi nuk duhet të jetë i njëjtë për të gjithë por të marrë në konsideratë sjelljen e drejtuesit dhe karakteristikat e automjetit.

“Në qoftë se sot, mesatarisht, një makinë në Shqipëri është e siguruar në kufirin e 220 eurove në vit, atëherë patjetër do të kemi tendencën që të shkojmë drejt një mesatareje të Bashkimit Europian që do të shkojë rreth 400-ës.

Por kur kjo? Kjo do të ngelet për t’u parë vit pas viti, pastaj nuk është e menjëhershme. Gjithashtu, një element tjetër është sepse me përfshirjen dhe qenien pjesë e këtij ligji, atëherë ne do të kemi dhe mbulime të tjera të cilat nuk është më nevoja të kemi një karton jeshil për të udhëtuar në Bashkimin Europian, por kjo do të shërbejë si një e vetme, pra duke bërë të mundur që të mbulohen kudo ku shkojnë shqiptarët pjesë e Bashkimit Europian. Por të gjitha këto elemente do të vijnë pas anëtarësimit”, tha Ribaj.

Ndryshime parashikohen edhe në mënyrën e trajtimit të dëmeve. Pragu për procedurën e përshpejtuar të dëmshpërblimit rritet nga 100 mijë në 250 mijë lekë, Edhe kufiri i dëmeve që mund të trajtohen përmes Raportit Evropian të Aksidentit rritet nga 30 mijë në 50 mijë lekë.

Një tjetër ndryshim lidhet me Byroja Shqiptare e Sigurimit e cila parashikohet të ketë një rol të qartë në administrimin e Fondit të Kompensimit dhe mbrojtjen e qytetarëve.

“Do të jetë një entitet juridik i pavarur, i cili do të raportojë tek Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, do të ketë strukturat e veta të qeverisjes dhe si i tillë do të ketë mundësinë për të monitoruar dhe për të siguruar pagesën e dëmeve të shkaktuara nga makinat e pasiguruara, nga ata që braktisin në vendin e aksidentit, por edhe në rast se kemi falimentim të kompanive të sigurimit”, tha eksperti për Tregjet Financiare.

Me këto ndryshime projektligji synon të zgjerojë mbrojtjen e të dëmtuarve dhe të përshpejtojë dëmshpërblimin. Por për drejtuesit e automjeteve mbetet për tu parë se si zgjerimi i mbulimit do të reflektohet në çmimin e sigurimit TPL.

Para

Thellohet bilanci i atentatit në Fier, pas Sel Çamit ndërron jetë në spital edhe nipi i tij

Pas

Tri dekada hasmëri me Ben Qimen, nga vrasja e Enver Isufajt te ekzekutimi i Selami Hasanit, gazetari jep detaje: E ruajtën derisa humbi vigjilencën

Nga Kategoria

Tri dekada hasmëri me Ben Qimen, nga vrasja e Enver Isufajt te ekzekutimi i Selami Hasanit, gazetari jep detaje: E ruajtën derisa humbi vigjilencën
Aktualitet

10.4k
“Tashmë janë ata që i presin duart mafies…” – Shqiptarët ndryshojnë balancat e trafikut të kokainës në Europë
Aktualitet

“Tashmë janë ata që i presin duart mafies…” – Shqiptarët ndryshojnë balancat e trafikut të kokainës në Europë

23.11.2026
10.3k
Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!
Aktualitet

Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

23.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion

Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion

19.11.2026
10.4k
Foto/ U ekzekutua me armë zjarri në Fier, ky është “Sel Çami”!

Foto/ U ekzekutua me armë zjarri në Fier, ky është “Sel Çami”!

23.11.2026
10.4k
I gjithë qyteti i Elbasanit pa ujë

I gjithë qyteti i Elbasanit pa ujë

20.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Xhensila Myrtezaj dërgohet në gjyq për evazion fiskal mbi 6 milionë lekë, Prokuroria: Fshehu të ardhurat nga koncertet dhe nuk justifikoi depozitat cash

Xhensila Myrtezaj dërgohet në gjyq për evazion fiskal mbi 6 milionë lekë, Prokuroria: Fshehu të ardhurat nga koncertet dhe nuk justifikoi depozitat cash

23.11.2026
10.4k
Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

23.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.