E enjte, 26 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Erë lufte – Britania përgatitet për një konflikt të mundshëm me Rusinë

Korrieri nga Korrieri
26.11.2026
në Aktualitet, Botë, Fokus
A A
Erë lufte – Britania përgatitet për një konflikt të mundshëm me Rusinë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Britania e Madhe po ndërmerr hapa për të rritur gatishmërinë e saj ushtarake, në një kohë kur shqetësimet për kërcënimin rus dhe mundësinë e përshkallëzimit të konfliktit në Evropë po shtohen.

Ministria britanike e Mbrojtjes u ka dërguar letra rreth 100 mijë ish-ushtarakëve, duke u kërkuar të përditësojnë të dhënat personale dhe të japin informacion mbi aktivitetin e tyre aktual profesional dhe aftësitë e fituara pas largimit nga Forcat e Armatosura.

Sipas gazetës britanike “The Telegraph”, kjo nismë po zbatohet për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë në një shkallë të tillë dhe synon forcimin e të ashtuquajturës “rezervë strategjike” të vendit.

Letrat, të cilat mbajnë firmat e drejtuesve të tri degëve të Forcave të Armatosura, u drejtohen ish-ushtarakëve që vazhdojnë të jenë pjesë e rezervës ushtarake. Ata kanë gjithashtu mundësinë të shprehin vullnetarisht gatishmërinë për të marrë pjesë në ushtrime dhe aktivitete stërvitore.

Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar se kjo nismë nuk përbën një urdhër mobilizimi dhe as nuk nënkupton se rikthimi i menjëhershëm i rezervistëve në shërbim është i afërt. Bëhet fjalë për një masë organizative, që synon të krijojë një pasqyrë të qartë të personelit të disponueshëm dhe të mundësojë mobilizimin e shpejtë të tij në rast emergjence.

Plani britanik parashikon edhe ushtrime të gjera për të testuar aftësinë e Forcave të Armatosura për të thirrur ish-ushtarakët, për t’i pajisur dhe për t’u caktuar detyra konkrete në rast lufte ose krize të rëndë sigurie.

Një prej aktiviteteve ku parashikohet përfshirja e rezervës strategjike është stërvitja e NATO-s “Steadfast Defender”, e planifikuar për pranverën e vitit 2027. Sipas informacioneve të paraqitura më herët nga qeveria britanike në Parlament, deri në 1,000 pjesëtarë të rezervës strategjike pritet të ftohen për të marrë pjesë në këtë stërvitje, së bashku me ushtarakët aktivë dhe rezervistët e tjerë.

Ndërkohë, në janar të vitit 2026, Ministria e Mbrojtjes njoftoi ndryshime ligjore që synojnë zgjerimin e grupit të ish-ushtarakëve që mund të rikthehen në shërbim.

Një prej ndryshimeve kryesore është rritja e kufirit maksimal të moshës për rikthim nga 55 në 65 vjeç. Gjithashtu, parashikohet harmonizimi i rregullave për detyrimin e rikthimit në shërbim mes tri degëve të Forcave të Armatosura.

Ndryshimet janë përfshirë në Projektligjin e Forcave të Armatosura 2026, i cili synon t’i japë qeverisë më shumë fleksibilitet për aktivizimin e rezervistëve, përfshirë edhe në kuadër të përgatitjeve për operacione ushtarake.

Rritja e gatishmërisë ushtarake britanike vjen në një periudhë tensionesh të shtuara në Evropë, ku lufta në Ukrainë dhe kërcënimi i një përballjeje më të gjerë me Rusinë kanë rikthyer në vëmendje nevojën për mobilizimin e shpejtë të forcave ushtarake.

Shqetësimet janë shtuar edhe pas incidenteve të fundit me raketa dhe dronë rusë pranë territorit polak, në një kohë kur në rajon po zhvilloheshin stërvitje ushtarake të drejtuara nga Britania.

Përmes këtyre masave, Londra synon të sigurojë që, në rast të një krize të rëndë apo konflikti të mundshëm, të ketë në dispozicion jo vetëm trupat aktive, por edhe një numër të konsiderueshëm ish-ushtarakësh me përvojë, të cilët mund të rikthehen në shërbim brenda një kohe të shkurtër.

Para

Ka lënë pas Shqipërinë, por Kroacia mund të bllokojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE

Nga Kategoria

Ka lënë pas Shqipërinë, por Kroacia mund të bllokojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE
Aktualitet

Ka lënë pas Shqipërinë, por Kroacia mund të bllokojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE

26.11.2026
10.3k
A mund të mbyllë Shqipëria negociatat për anëtarësimin në BE brenda 2027-s?
Aktualitet

A mund të mbyllë Shqipëria negociatat për anëtarësimin në BE brenda 2027-s?

26.11.2026
10.3k
E trishtë/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur kirurg Ylli Ziçishti
Aktualitet

E trishtë/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur kirurg Ylli Ziçishti

26.11.2026
10.4k
Atentati mafioz në Fier, gazetari jep detaje: Në makinë u gjetën 4 armë, pista kryesore hakmarrja
Aktualitet

Atentati ndaj “Sel Çamit”, ndryshon pista e hetimit: Autorët dyshohet se ngatërruan shënjestër!

26.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Tashmë janë ata që i presin duart mafies…” – Shqiptarët ndryshojnë balancat e trafikut të kokainës në Europë

“Tashmë janë ata që i presin duart mafies…” – Shqiptarët ndryshojnë balancat e trafikut të kokainës në Europë

23.11.2026
10.4k
Historia e përplasjes mes “Sel Çamit” dhe “Ben Qimes”, nga miqësia te hasmëria që tronditi Fierin!

Historia e përplasjes mes “Sel Çamit” dhe “Ben Qimes”, nga miqësia te hasmëria që tronditi Fierin!

23.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Rama i trembet Tiranës, mbledh strukturat e PS të shtunën

19.11.2026
10.4k
Lala shpjegon hetimet që mund të fundosin Elisa Spiropalin

Lala shpjegon hetimet që mund të fundosin Elisa Spiropalin

25.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
E trishtë/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur kirurg Ylli Ziçishti

E trishtë/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur kirurg Ylli Ziçishti

26.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

23.11.2026
10.4k
Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

23.11.2026
10.4k
Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

24.11.2026
10.4k
Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

23.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.