E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

SKANDALI/ Punonjesja e OTP Bank vodhi 20 000 euro dhe u zbulua rastësisht pas disa muajsh , siguria në pikëpyetje të banka e hungarezëve

Korrieri nga Korrieri
30.09.2024
në Aktualitet, Fokus, Slider
A A
SKANDALI/ Punonjesja e OTP Bank vodhi 20 000 euro dhe u zbulua rastësisht pas disa muajsh , siguria në pikëpyetje të banka e hungarezëve
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një vendim gjykate zbuloi se punonjesja e OTP Bank vodhi 20 000 euro nga paratë e bankës pa iu dridhur qerpiku dhe u zbulua krejt rastësisht disa muaj më pas

Ndërkohë që bankat e nivelit të dytë në Shqipëri pretendojnë shpesh për sigurinë e ruajtjes së parave në sistemet e tyre, raste të ndryshme tregojnë se ato janë shumë vulnerabël nga vjedhjet e brendshme.

Pak javë më parë, Gjykata e Tiranës ka dënuar një 30-vjeçare, A.G., punonjëse në bankën “OTP”, e cila, me thjeshtësinë më të madhe, ka arritur të vjedhë mbi 20 mijë euro brenda një muaji të vetëm.

SKANDALI/ OTP Bank mashtroi klientët, Gent Sejko e “fal” me gjobë minimale, pse nuk ndëshkohet Bledar Shella ?

Në vendimin e gjykatës duket qartë se sistemi i “OTP” reagon me vonesë ndaj vjedhjeve të brendshme dhe rasti është zbuluar rastësisht nga stafi i bankës, gjatë një kontrolli rutinor.

Bazuar në hetimet e prokurorisë së Tiranës, shtetasja A.G. u shpall fajtore në Shtator të vitit 2024 për “vjedhje të bankave” dhe u dënua me 3 vjet e 4 muaj burgim, të konvertuar në 5 vjet shërbim prove.

Vjedhja brenda OTP

Hetimet e prokurorisë së Tiranës zbuluan se aktiviteti i paligjshëm i (ish) punonjëses së OTP ka filluar në gusht të vitit 2023. Në atë kohë, vajza ka rritur limitin e kartës së saj të kreditit, pa marrë autoritet nga drejtuesin e bankës.

Ky ndryshim i limiteve është kryer 2 herë brenda një muaji, nga ku, në fund të muajit shtator 2023, limiti i kartës së punonjëses është rritur në vlerën rreth 650.000 lekë të reja.

Me datë 9 tetor 2023, punonjësja A.G. ka hapur në sistem një aplikim për Kartë Krediti VISA Platinium VIP, në emrin e saj duke përdorur kredencialet e një punonjësi tjetër, për t’i dhënë autorizimet e nevojshme vetes për të lejuar përdorimin e kësaj karte.

Një ditë më pas, më datë 10 tetor 2023, ajo ka vijuar në të njëjtën mënyrë, duke aplikuar në emrin e saj për një kartë tjetër kreditit të llojit VISA CREDIT CARD për staf, në monedhën Euro, duke përdorur, si herën e parë, kredencialet e një punonjësi në të njëjtin Departament për t’i dhënë vetes të drejtat me këtë kartë.

SKANDALI/ Punonjesja e OTP Bank vodhi 20 000 euro dhe u zbulua rastësisht pas disa muajsh , siguria në pikëpyetje të banka e hungarezëve

Me datë 12 Tetor 2023, ajo ka telefonuar një nga punonjëset e Degës së Bankës OTP, duke i kërkuar që t’i aktivizohen limitet e kartave në sistem, pasi do të paraqitej brenda ditës në Degë për nënshkrimin e kontratave për secilën prej tyre.

Aktivizimi është kryer në sistem sipas kërkesës, por punonjësja nuk është paraqitur në asnjë moment për nënshkrimin e kontratave për secilin nga limitet e kartave. Pas aktivizimit të secilës prej kartave, ajo procedoi me ndryshimin e limiteve në sistemin e Bankës, nga ku në total limitit për të dyja kartat, rezultoi i rritur në shumen prej: Visa Platinium Credit Card Lek Vip- 1,3000,000 lekë; dhe, Visa Credit Card Euro Staf- 5,000 euro

Me aktivizimin e këtyre limiteve, nga ana e punonjëses janë kryer pagesa të ndryshme online dhe

tërheqje cash nga bankomati, duke përdorur të gjithë shumën limit të hapur në emër të saj.

Gjithashtu, nga hetimi ka rezultuar se, për të mundësuar aktivizimin e kartave dhe limiteve respektive, ajo ka hyrë në kompjuterat e kolegëve të saj, në mënyrë të paautorizuar dhe kur ata nuk kanë qenë prezent në ambjentet e punës.

Pas marrjes së aksesit në mënyrë të parregullt, specialistja A.G. ka kryer ndërhyrje në të drejtat e kartës së saj, duke përfshirë ndryshimin e limitëve të kartave për veprime të tilla si blerje online ashtu edhe për tërheqje Cash, me qëllim lehtësimin e veprimeve në favor të saj.

Nga verifikimi, rezultoi se transaksionet e kryera nga e kallëzuara nëpërmjët ndërhyrjeve të parregullta në të drejtat e përdorimit për të tre kartat e saj shkonin në vlerën 1.973.884 lekë të reja.

Vjedhja u zbulua rastësisht

Vjedhja e parave u zbulua gjatë një verifikimi rutinor dhe rastësor të kryer brenda bankës “OTP”. Fillimisht, drejtuesit i kanë kërkuar punonjëses së tyre që të kthejë paratë në sportel. Dhe, kur ajo nuk është paraqitur për të rikthyer paratë e marra, Banka, në Shkurt të vitit 2024, ka kryer kallëzim penale në Prokurorinë e Tiranës.

Në kallëzim thuhet se, më datë 31 Tetor 2023, “përgjatë një procesi testimesh rutinë të sistemit të Bankës për aktivitetin e kartave, u morën në mënyrë rastësore për testim kartat e dy punonjësve të Bankës, nga të cilat edhe e kallëzuara A.G”.

Nga testimi, u vunë rë veprime të dyshimta në aktivitetin e kartës së kësaj punonjëse, e cila mbante njëkohësisht në përdorim tre (3) karta krediti dhe një kartë debiti, duke kryer një numër të konsiderueshem transaksionesh me to.

Për të kuptuar arsyen e këtij volumi transaksionesh si edhe numrit të madh të kartave që dispononte në emrin e saj, nga ana e Bankës u krye një për të kuptuar situatën me këtë punonjëse.

Në foto: Hetimi zbuloi shumën e vjedhur

Pas investigimi, më datë 1 nëntor 2023, punonjësja u mor në pyetje nga drejtuesit menaxherialë të bankës, në lidhje me transaksionet dhe veprimet e kryera me këto karta dhe mënyrës se si kishte arritur të kryente keto veprime.

Punonjësja, në këtë takim, i ka pranuar veprimet e paligjshme të kryera prej saj dhe ka pranuar përgjegjësinë përkundrejt Bankës, duke nënshkruar për ketë edhe një deklaratë noteriale ku merr përsipër shlyerjen e shumave të përvetësuara në menyrë të paligjshme nga Banka, sipas afateve të përcaktuara në ketë Deklarate noteriale.

Duke ju referuar afateve të deklaruara në aktin e mësipërm, afati i fundit për shlyerjen e detyrimit përkundrejt Bankës ka qenë data 31.12.2023.

Këto afate kanë kaluar dhe ish-punonjësja, jo vetëm që nuk është paraqitur për përmbushjen e detyrimit, por nuk përgjigjet as në telefon dhe ka ndryshuar edhe adresën e saj të banimit, pra nuk gjendet në asnjë prej mënyrave të komunikimit që ajo ka deklaruar në Bankë.

Në këto kushte, drejtuesit e Bankës “OTP” kryen kallëzim ndaj A.G, të cilën tashmë e kishin larguan nga puna.

“Kisha borxhe”

Pas kallëzimit, prokuroria merr në pyetje shtetasen A.G. Ajo pranoi se rritja e limitit të kartës së mëparshme të kreditit dhe aplikimi për dy kartat e tjera është bërë nga ana e saj me kredencialet e saj, ndërsa konfirmimi për aplikimin e dy kartave të reja është bërë po prej saj, në userin e saj, por me kredencialet e koleges se saj, pa dijeninë e saj.

Pasi janë marrë edhe kartat fizikisht pranë departamentit të saj, ka bërë edhe tërheqjen e shumave të përgjithshme të këtyre kartave nga bankomatët, e kjo ka ndodhur në një periudhë shumë të vështirë familjare, si ekonomike edhe psikologjike.

Ajo ka deklaruar para prokurorëve se një familjar i bashkëshortit ishte vetëvrarë për shkak të borxheve dhe ky detyrim ndaj të tretëve i kaloi familjes së saj.

A.G. thotë më tej se ka menduar t’i vijë në ndihmë familjes së saj dhe familjarit të bashkëshortit, duke marrë paratë nga banka e me shpresën që do t’i kthejë sërish pa rënë në sy.

SKANDALI/ Punonjesja e OTP Bank vodhi 20 000 euro dhe u zbulua rastësisht pas disa muajsh , siguria në pikëpyetje të banka e hungarezëve SKANDALI/ Punonjesja e OTP Bank vodhi 20 000 euro dhe u zbulua rastësisht pas disa muajsh , siguria në pikëpyetje të banka e hungarezëve

Ish-punonjësja thotë se e ka pranuar detyrimin ndaj bankës, nëpërmjet një deklarate noteriale dhe, gjatë muajit dhjetor 2023, nuk ka tërhequr pagën e saj, një veprim që ishte në përmbushje të detyrimit financiar. Por, më tej, ajo deklaron se është gjendur në pamundësi financiare dhe, për këtë arsye, nuk ka arritur të kthejë paratë.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranës e akuzoi shtetasen A.G. për “vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit”.

Procesi gjyqësor ndaj saj u zhvillua me gjykim të shkurtuar dhe, në përfundim, u dënua me burgim, të shndërruar në 5 vjet shërbim prove. /bold

Etiketat: 20 000 eurobankaotppunonjesjaSPAKvjedh
Para

Nuk vjedhin dot prandaj s’ofertojnë, dështon edhe tenderi 4 milionë euro për godinën e re të SPAK!Nuk vjedhin dot prandaj s’ofertojnë,

Pas

E BUJSHME/ Skandali i inceneratorëve nxjerr kokën te ONE Albania , gruaja e Klodian Zotos, Ilza Zoto bëhet aksionere e kompanisë !!

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

01.10.2026
10.4k
Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

29.09.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k
Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k
Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj

Digjitalizimi në letër, kesh në ekonomi: Paraja jashtë bankave arrin në 5.8 miliardë euro

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.