E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kush është Ilir Proda, i besuari i Ervin Hoxhës për postin e kryepolicit, POR hija e SPAK rëndon mbi të 

Korrieri nga Korrieri
30.09.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Kush është Ilir Proda, i besuari i Ervin Hoxhës për postin e kryepolicit, POR hija e SPAK rëndon mbi të 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Pas një gare që qëndroi e hapur për afro 2 javë, Ilir Proda është emri i propozuar nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, për të zënë vendin e Muhamet Rrumbullakut në krye të Policisë së Shtetit. Prej më shumë se një viti, Proda mbante postin e drejtorit të policisë së Elbasanit, një prej qyteteve me kriminalitetin më të ashpër në vend. Proda ka lënë pas në renditje, katër kandidatë të tjerë, që janë Skënder Hita, Altin Mena, Neritan Nallbati dhe Ardian Çipa.

Proda ka një karrierë 19-vjeçare në radhët e Policisë së Shtetit, duke mbajtur pozicione të ndryshme brenda strukturës. Ai e ka nisur rrugëtimin e tij në uniformat blu në vitin 2005 fillimisht si specialist i policisë kriminale në komisariatin nr. 3, në Tiranë, ndërsa për shumë vite ka punuar dhe në drejtorinë e përgjithshme të policisë. Në vitin 2013 ai mori për herë të parë detyrën e shefit të komisariatit, ku shërbeu në Bulqizë.

Në korrik të vitit 2019 ai mori gradën kryekomisar, dhe më pas u emërua zv. drejtor për hetimin e krimeve në Korçë. Ndërsa në 2021 emërohet në po të njëjtën detyrë në policinë e Elbasanit.

Në mars të vitit 2023, pasi mori gradën drejtues, ai u emërua drejtor i policisë Elbasan, detyrë që e mban edhe aktualisht.

Proda ka diplomë avokati dhe master shkencor për të drejtë penale. Po ashtu ka marrë pjesë në kurse e seminare të ndryshme ku është pajisur me certifikatë. Ndërkohë që emri i tij u lakua së fundi, teksa kishte dalë kandidimi i tij për kreun e policisë. Me urdhër të SPAK, Prodës iu sekuestrua telefoni dhe u mor në pyetje, pas dyshimeve për konspirimin e operacionit për arrestimin e vëllezërve Hajdar dhe Florenc Çopja.

Në Mars të vitit 2024, Proda iu nënshtrua edhe procesit të Vettigut të ushtruar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Më datë 8 mars 2024, trupa e vlerësimit gjykoi se Proda ka plotësuar tre kushte: nivel i besueshëm në vlerësimin e pasurisë; nivel i besueshëm në vlerësimin e kontrollin e figurës; nivel i mjaftueshëm në vlerësimin e aftësive profesionale. Me ndryshimin e ligjit për policinë e shtetit, Muhamet Rrumbullaku u nxit që të jepte dorëheqjen, ndërsa ministri i ri Ervin Hoxha tha se do iu jepej shansi gjeneratave të reja në radhët e uniformave blu. Procesi i garës për drejtuesin e ri të policisë së shtetit u asistua dhe nga ndërkombëtarët, ndërsa aktualisht në krye të bluve si i komanduar qëndron Sokol Bizhga.

Para

E BUJSHME/ Skandali i inceneratorëve nxjerr kokën te ONE Albania , gruaja e Klodian Zotos, Ilza Zoto bëhet aksionere e kompanisë !!

Pas

E BUJSHME/ Afrim Qendro dhe i famshmi i Nazif Bajrami marrin 4 miliard lekë me flamur të kuq në Elbasan

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Zhvatën 50 milionë euro me call center, lirohet nga qelia anëtari i grupit të Amant Josifit!

Zhvatën 50 milionë euro me call center, lirohet nga qelia anëtari i grupit të Amant Josifit!

10.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
“Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, ja si u kap “gafil” deputetja e Elbasanit! (Dosja)

“Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, ja si u kap “gafil” deputetja e Elbasanit! (Dosja)

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

14.11.2026
10.4k
Rama nga Dublini për protestën e flamingove: Urrejtje ndaj Trump, bulevardi i Tiranës u kthye në fushëbetejë! ‘Si Çezari kundër Pompeut’

Rama nga Dublini për protestën e flamingove: Urrejtje ndaj Trump, bulevardi i Tiranës u kthye në fushëbetejë! ‘Si Çezari kundër Pompeut’

12.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.