E enjte, 12 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

Korrieri nga Korrieri
12.11.2026
në Aktualitet, Slider
A A
“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Hetimet e kryera nga policia e Dibrës, lidhur me vrasjen e 62-vjeçarit Urim Fikukanë zbuluar detaje të reja.

Në kuadër të veprimeve hetimore për të zbuluar prova të reja në këtë dosje penale, policia e Dibrës mësohet se ka përgjuar në ambientet e dhomës së shoqërimit, dy të arrestuarit Sadete dhe Gazmir Fiku.

Gjatë bisedës që kanë zhvilluar në ambientet e policisë, nëna i ka kërkuar të birit sqarime duke i pohuar se: “…çfarë ndodhi kështu, si përfunduam kështu…”.

Por djali i saj Gazmir Fiku mësohet se ia ka kthyer: ”…mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”.

Më tej i biri i bën me shenjë të ëmës, duke nënkuptuar se në dhomë mund ti kenë vënë përgjues, duke vijuar biseda të tjera të shkurtra që nuk kanë lidhje me ngjarjen e vrasjes së kryefamiljarit, Urim Fiku. Dy personat e arrestuar për këtë ngjarje kanë qëndruar shumë të rezervuar, duke treguar se fshehin të vërtetën e asaj që ndodhi me vrasjen e Urim Fikut.

Ndërkohë policia dhe prokuroria e Dibrës, janë në pritje të përgjigjeve të akteve të ekspertimit mjeko-ligjor dhe përgjigjeve balistike të dy armëve të zjarrit pistoletë, kallashnikov, që u gjendën në shumë pranë vendit të krimit.

Arma automatike është gjendur e fshehur në kasollen e banesës, dhe në folenë e fishekut kishte një plumb. Rikontrolli për armë është bërë pasi rreth banesës së viktimës, policia një ditë më parë kishte gjetur 3 gëzhoja automatiku, duke çuar në dyshimin se në vendin e krimit veç pistoletës ishte përdorur dhe një armë automatike.

Gëzhojat tashmë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe pritet që në ditët në vijim t’i nënshtrohen një ekspertize krahasuese balistike me armën tip pistoletë dhe kallashnikovin e sekuestruar.

Gjetja e këtyre gëzhojave në distanca të ndryshme nga njëra-tjetra ka ngritur dyshime të forta se Urim Fiku është ndjekur me vrap nga autori i krimit, i cili ka qëlluar me intensitet drejt Fikut, derisa ai është prekur nga një plumb pas shpine dhe është rrëzuar në tokë.

Autori i krimit më pas dyshohet se e ka qëlluar Fikun me një sëpatë në kokë, duke i dëmtuar rëndë pjesën e kafkës.

Policia dhe prokuroria kanë kërkuar informacion nga mjekësia ligjore për të përcaktuar nëse vdekja e Urim Fikut ka ardhur nga dëmtimi i rëndë i trurit përmes goditjes me sëpatë apo si pasojë e goditjes me një plumb të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Hetuesit kanë ngritur dyshime të forta se në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe një person i tretë, që dyshohet se banon aty pranë, për të cilin po punohet me qëllim identifikimin dhe arrestimin e tij.

Për këtë ngjarje të rëndë policia ka arrestuar djalin dhe gruan e viktimës, Sadete dhe Gazmir Fiku, të cilët janë lënë në masën e “Arrestit në burg”./Syri

Para

Rama nga Dublini për protestën e flamingove: Urrejtje ndaj Trump, bulevardi i Tiranës u kthye në fushëbetejë! ‘Si Çezari kundër Pompeut’

Pas

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg për Kristian Shkrelin

Nga Kategoria

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg për Kristian Shkrelin
Aktualitet

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve
Aktualitet

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

11.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…
Aktualitet

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

“Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë” – PS i përgjigjet Veliajt pas kërkesës së tij për të marrë pjesë në Asamblenë e socialistëve

11.11.2026
10.4k
Doktor Ilir Alihemehmeti, më fal që s’të votoj dot në 11 maj!

Ilir Alimehmeti gati të kandidojë për PD-në, për Bashkinë e Tiranës

11.11.2026
10.4k
U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë

U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë

11.11.2026
10.3k
Goditje e rëndë për Netanjahun, rivali i tij ngarkohet për formimin e qeverisë së re në Izrael

Goditje e rëndë për Netanjahun, rivali i tij ngarkohet për formimin e qeverisë së re në Izrael

08.11.2026
10.4k
Samir Mane , njeriu i Millosheviçit Miroslav Miskovic dhe historia e oligarkut shqiptar që thotë se e nisi duke shitur qofte

Blerjet e bujshme, pse po e largon me shpejtësi Samir Mane pasurinë nga Shqipëria ?

09.11.2026
10.4k
Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

11.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

A do të kemi një dimër të ftohtë? Ja çfarë paralajmërojnë meteorologët për motin javët në vijim

A do të kemi një dimër të ftohtë? Ja çfarë paralajmërojnë meteorologët për motin javët në vijim

09.11.2026
10.4k
Dhunë verbale, psikologjike dhe fizike/ DETAJE nga sherri Neda-Ogren Balluku që përfundoi në dyert e Gjykatës

Neda Karafili denoncon Ogren Ballukun për vetëgjygjësi: Nuk më lë të takoj djemtë e mi

08.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Alarmi për qumështin me aflatoksinë në Shqipëri/ Dalin analizat, nivelet disa herë më të larta se normat e BE

09.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris

Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris

05.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.