E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Si banda e përmbaruesve në bashkëpunim me mafiozët e MCA zhvatën pronat e shqiptarëve dhe bën ankande fiktive

Korrieri nga Korrieri
04.10.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Si banda e përmbaruesve në bashkëpunim me mafiozët e MCA zhvatën pronat e shqiptarëve dhe bën ankande fiktive
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në Shqipëri skema e mashtrimit me mikrokreditë, që po hetohet nga Prokuroria, ka nxjerrë në pah, përveç të tjerash, edhe dyshime serioze për ankande fiktive të shitjes së pronave të sekuestruara të qytetarëve debitorë. Në fakt ky fenomen, sipas njohësve të fushës, është një ndër problematikat e thella në rrafshin e ekzekutimit të titujve ekzekutiv nga përmbarues gjyqësorë, për shkak të abuzimeve në këtë proces. Ekspertët nxisin përmirësime ligjore, duke sugjeruar ngritjen e një qendre kombëtare të ankandeve.

“Në ankandin e shtëpisë tonë nuk kemi marrë pjesë as unë, as djali dhe as bashkëshorti. Çmimin e shitjes e kishin vënë me 400 euro metri katror .Shtëpia është në breg të detit. Nuk e di si e morën. E morën pa njoftim. Më tha një fqinjë, që kanë ardh 10-15 policë dhe u frikësuam shumë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Hajrie Vezi nga qyteti i Durrësit.

Ajo është një ndër dhjetëra, qindra qytetarë të cilëve pas problemeve me shlyerjen e kredisë, u është shitur prona e lënë kolateral në bankë nga përmbarues gjyqësorë privatë, përmes procedurave të paqarta.

Qytetarët në mjaft raste nuk njoftohen për kohën dhe vendin e zhvillimit të ankandit ku shitet prona e tyre. Por jo vetëm ata, por dhe të interesuarit për t’u përfshirë në këtë treg nuk e kanë të lehtë, sipas ekspertëve, pasi abuzimet në këtë fushë janë të mëdha.

Sipas një udhëzimi të Këshillit të Ministrave të vitit 2012, ka disa hapa që duhet të kryejë përmbaruesi gjyqësor deri në nxjerrjen e vendimit për shitjen e objektit në ankand. Ky vendim në fund afishohet në vende publike, si tek zyra e përmbaruesit gjyqësor, në vendin ku ndodhet objekti, tek gjykata që ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit, në komunë, bashki, njësi bashkiake, në vende të tjera që përmbaruesi e çmon të përshtatshme apo dhe dy gazeta me tirazhin më të lartë.

Por edhe sikur të gjithë këto hapa të plotësohen me përpikmëri, sërish ekspertë të fushës mendojnë se përkufizimet ligjore të 12 viteve më parë, janë hartuar më mendësinë e së kaluarës dhe jo të së ardhmes. Është një proces manual, pa shfrytëzur asnjë nga fuqitë që të ofron teknologjia për një ankand tërësisht transparent, thotë për Zërin e Amerikës Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave.

“ Fakti që një përmbarues e mbyll tërë procesin e shitjes brenda zyrës së tij, apo pasi ka dërguar një njoftim në gjykatën e rrethit ku është marrë vendimi, dhe ai thotë që unë e kam bërë punën time, që këtu procesi ka mbaruar dhe tregu nuk ka dijeni. Atkualisht që u diskutua aq shumë problemi i mikrokredive dhe ka aq shumë problematika në mënyrën e ekzekutimit të pronave është pikërisht se nuk ka transparencë dhe nuk ka procedurë. Ato ekzekutohen sikur të jetë një grup mafioz, merren mbyllen në vetvete dhe ai thotë – këtë bëj unë se kështu ma thotë procedura, dhe Kodi Procedurës civile. Për të mos thënë ndonjëherë se ka dhe akuza. Ne dëgjojmë dhe abuzime të tipit që këto mbyllen midis miqve, ai pret ankandin e dytë dhe e merr një pronë. Lajmërim nuk ka, kërkesa të tjera konkurese nuk ka dhe kështu humbet informacioni. Mënyra që kemi sot nuk zhvillon transparencë, nuk e hap tregun dhe nuk lejon lëvizjen e kapitaleve që të bëhen pjesë e ekonomisë”- thotë Spiro Brumbulli Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave.

Kodi i Procedurës Civile parashikon dhe hapat e zhvillimit të ankandit. Pas përcaktimit të vlerës nga një ekspert i pavarur, prona del në ankand me 80% të kësaj vlere. Nëse prona nuk shitet, kryhet një ankand i dytë ku përmbaruesi gjyqësor përcakton një çmim jo më të ulët se 30% të çmimit fillestar të caktuar në ankandin e parë dhe nëse sërish nuk shitet zhvillohet një ankand i tretë, me çmim jo më të ulët se 10 % të çmimit në ankandin e dytë. Por mungesa e transparencës dhe abuzimet, sipas ekspertëve, bëjnë që majft prona të shiten në vlerë të ulët, tek vetë kreditori ose tek persona apo subjekte të paracaktuara.

“Shpeshherë ankandet nuk bëhen publike, mbahen të fshehta dhe nëse dikush, një person i afërm i debitorit kërkon ta blejë këtë pasuri të tij në ankand shpeshherë refuzohen se e kanë gjetur blerësin pa u bërë ankandi”- shprehet Arben Llangozi avokat.

Në këto kushte prej disa vitesh opsionet për të përmirësuar procedurat e ankandit dhe për t’i përafruar ato më vendet e zhvilluara kanë qënë në qendër të diskutimeve, mes shoqatës së banakave, Dhomës Kombëtare të Përmbarimit gjyqësor privat dhe Ministrisë së Drejtësisë.

“Ne kemi kërkuar një variant tjetër që njihet dhe në vendet e zhvilluara, që të jetë një qendër kombëtare e ankandeve elektronike, e cila mund të marrë çdo pronë të vendosur nga përmbaruesit dhe nga kushdo tjetër, dhe atje të jetë si bursë, kërkesa dhe oferta për pasuri të caktuara të takohen në bursë dhe të shiten. Nuk ka rëndësi nëse prona është në Tiranë, Sarandë, apo Tropojë, por kushdo që është i interesuar për të blerë një pronë në një territor të caktuar ka gjithë informacionin e nevojshëm me një klik në një vend. Kjo është ajo që duhet të bëjmë sot dhe që kërkohet” – vijon zoti Brumbulli.

Edhe avokati Llangozi vjen me një propozim në lidhje me procedurat e ankandit që zhvillohet nga përmbaruesi gjyqësor.

“Që ka nevojë për përmirësim kjo nuk diskutohet. Duhet të ketë një vend të posaçëm ku zhvillohen ankandet. Duhet të ketë një komision të posaçëm ku zhvillohen ankande dhe qendër kombëtare ankandi. Për mendimin tim duhet që çdo ankand të kalojë në gjykatë dhe prona të tjetërsohet vetëm përmes vendimeve gjyqësore”- vijon zoti Llangozi.

Pasojat sociale që kanë sjellë abuzimet në tregun e ankandave të pronave të sekuestruara janë të mëdha sipas ekspertëve. Një sasi pronash që janë përfituar nga ankandet me vlerë rreth 800 milion euro, që prej dhjetë vitesh janë në pronësi të bankave, por në treg të lirë kjo vlerë mendohet të jetë më e lartë. Zoti Brumbulli thotë se me këto forma që zhvillohen ankandet shitja e tyre nuk është bërë e mundur. Pala tjetër që pëson demtime janë qytetarët debitorë, pasi prona e tyre shitet me 50%, të vlerës së saj, argumenton ai.

Në një reagim për Zërin e Amerikës, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë privatë bën me dije se që prej vitit 2023 ka ngritur një dhomë kombëtare për zhvillimin e ankandeve në Tiranë, të pajisur me teknologji që i shërben transparencës së procesit të ankandeve. Por përmbaruesit privatë nuk detyrohen me ligj për t’i zhvilluar aty ankandet dhe problemet duket se nuk janë zgjidhur.

“Ne nuk mundemi t’i hetojmë dhe gjykojmë parregullsi të tilla, pasi janë organet e ndjekjes penale dhe sistemi gjyqësor që merret me ata që abuzojnë me ligjin. Sigurisht që të gjithë që abuzojnë me ligjin duhet të përballen me pasojat që sjell abuzimi me ligjin”- u shpreh Alban Ruli, përfaqësues i Dhomës Kombëtare të përmbaruesve gjyqësorë privatë.

Zëri i Amerikës pyeti dhe në Ministrinë e Drejtësisë mbi shqetësimet e ngritura nga grupet e interesit në lidhje me ankandet fiktive të pronave të sekuestruara nga përmbaruesit gjyqësorë privatë. Duke iu referuar më së shumti çështjes së mashtrimit me mikrokreditë, prej nga ky fenomen ridoli në pah, ky institucion njofton ndryshime ligjore që synojnë përmirësimin e funksioneve publike të secilit institucion apo ent publik privat në shërbim të komunitetit dhe mbrojtjes së konsumatorëve, siç shkruhet në përgjigjen me shkrim. Por ekspertët mendojnë se ndryshimet ligjore në këtë rrafsh do duhet të prekin edhe Kodin e Procedurës civile, dhe se kjo do të kërkojë detyrimisht edhe konsensusin e opozitës në parlament, pasi shumica e vetme nuk i ka 84 votat e mjaftueshme prej për ndryshimin e tij. /VOA

Para

Banda e “Babagjyshëve” në TEG frymëzoi grabitësit e Rinasit, të parët që përdorën maskat e silikonit, u kthyen në shembull për “kolegët”

Pas

Përmbytjet në vend / Ushtria del në terren, evakuohen 33 familje në Vlorë

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.4k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k
Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

05.10.2026
10.4k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.