E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Nga varësia në shërim/ Rrrugëtimi i 20-vjeçarit: Merrja 6 doza, vdekja e shokut nga mbidoza ishte pikë kthese! 

Korrieri nga Korrieri
19.10.2024
në Aktualitet
A A
Nga varësia në shërim/ Rrrugëtimi i 20-vjeçarit: Merrja 6 doza, vdekja e shokut nga mbidoza ishte pikë kthese! 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një 20-vjeçar nga Prishtina ka bërë me sukses udhëtimin e mundimshëm nga varësia prej drogave deri te shërimi. Për gati katër vjet thotë se ka jetuar në një botë që sot nuk i duket reale – shpesh i çorientuar dhe në ankth.

“Më janë çelur sytë. Jam shumë, shumë i lumtur. Vetëm që tre muaj jetoj në botën e vërtetë,”- thotë Lumi.

Ky emër, atij i është vendosur nga redaksia e Radios Evropa e Lirë për t’ia ruajtur identitetin. Gjatë rrëfimit, ai tregon se gjithçka nisi kur ishte 16 vjeç e gjysmë.I gjendur në një mjedis, ku kurioziteti dhe ndikimi i bashkëmoshatarëve shpesh ndeshen, Lumi filloi të përdorte marihuanë derisa ndiqte mësimet në një shkollë të mesme private në Prishtinë. Fillimisht, thotë se ishte një eksperiencë e rastësishme, e nxitur nga kurioziteti. Megjithatë, brenda vitit, kaloi në kokainë – lloj më i rëndë i drogës.

“… sepse, shokët më thoshin të bën të ndihesh mirë dhe pozitiv,”- kujton ai. Pa i kuptuar pasojat në shëndet, as ato fizike, as psikologjike, Lumi thotë se, gradualisht, arriti në pikën kur nuk funksiononte dot pa drogë. I ardhur nga një familje me kushte të mira materiale, thotë se substancat i ka siguruar vetë dhe se vetëm një herë i është dashur t’i marrë para babait, pa dijeninë e tij.

“Kishte periudha kur merrja gjashtë doza kokainë brenda ditës”, tregon 20-vjeçari.

Ai thotë se nuk e kishte të vështirë ta siguronte atë, pasi që njihte njerëz që “e shisnin nga dora në dorë”. Lumi i kaloi kështu ditët – herë në lumturi të rreme, herë në pasiguri – deri më herët këtë vit, kur shoku i tij i ngushtë vdiq nga mbidoza e drogës.

“Kjo ishte pikë kthese për mua, një goditje e rëndë që më bëri të kuptoj se duhet të ndryshoj”, thotë ai. Fillimisht, tregon se nisi ta zvogëlonte dozën e kokainës dhe të përpiqej ta mundte varësinë me marihuanë. Pastaj, vendosi t’u tregonte prindërve për problemin dhe të kërkonte ndihmë profesionale.Pa dashur të flasë shumë për rehabilitimin, thotë se ai nuk ishte aspak i lehtë, zgjati mbi tre muaj, por se çdo fazë e tij “ishte e vlefshme për jetën”.

“Mosha e përdoruesve në rënie”

Në Spitalin Psikiatrik Amerikan Brain Rezonanca në Prishtinë, që u bë strehë e Lumit për disa javë, drejtor është psikiatri Bujar Berisha. Ai tregon se shpenzimet për shërbime në këtë institucion, paguhen nga vetë pacientët ose familjarët e tyre. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Berisha thotë se numri i përdoruesve të drogës në Kosovë, sidomos tek adoleshentët, është rritur kohëve të fundit.Edhe pse nuk ka statistika të sakta, ai beson se deri në 2 për qind e popullsisë mbi 1.5-milionëshe të vendit janë përdorues të drogave të ndryshme.

Për të, edhe më shqetësues është fakti se mosha e përdoruesve është në rënie. Sipas tij, ata nxiten kryesisht nga kurioziteti dhe dëshira për të krijuar një identitet të rremë.

“Në këta 20 vjetët e fundit, edhe në aspektin hormonal, adoleshenca fillon më herët. Kështu që abuzimi me substanca narkotike, nëse ka nisur në moshën 14-vjeçare, tash nis në moshën 12 apo 11-vjeçare. Raste të rralla mund të ketë edhe nën këto mosha”, thotë Berisha.Të dhëna të ngjashme ofron edhe Policia e Kosovës.

Në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë, ajo thotë se mosha e përdoruesve të identifikuar këtë vit dhe vitin e kaluar sillet nga 14 deri në 50 vjeç. Një rast, ndërkaq, ka qenë 13 vjeç. Sipas policisë, numri i përdoruesve të evidentuar në vitin 2023 ka qenë 293, ndërsa nga fillimi i këtij viti deri në shtator janë regjistruar 171 raste.

Lufta kundër drogës në Kosovë

Përdorimi, blerja, posedimi apo shpërndarja e substancave narkotike në Kosovë janë vepra të jashtëligjshme. Me Kodin Penal, ato dënohen me gjobë ose burg, varësisht sasisë dhe llojit të lëndës narkotike që u kapet individëve nga autoritetet e rendit. Sipas Policisë së Kosovës, në vitin 2023 janë arrestuar 859 shkelës të dyshuar – prej tyre 74 kanë qenë të mitur nga mosha 13 deri në 18 vjeç.

Në nëntë muajt e parë të këtij viti, ndërkaq, janë arrestuar 499 persona – prej tyre 32 të mitur. Gjatë së njëjtës periudhë kohore janë konfiskuar edhe sasi të ndryshme drogash nga trafikuesit e tyre. Në fund të shtatorit, në rajonin e Pejës, autoritetet e rendit kanë kapur një ton drogë, të llojit kanabis, me vlerë financiare deri në pesë milionë euro. Ndalimi i hyrjes së llojeve të ndryshme të drogave në Kosovë apo i prodhimit të tyre parashihet edhe në Strategjinë Shtetërore Kundër Drogave të viteve 2024-2028.

Në Kosovë nuk ka ndonjë qendër rehabilituese afatgjate në kuadër të institucioneve shëndetësore të shtetit. Në shumë raste, të varurit nga droga rehabilitohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën e Psikiatrisë, ose në qendra private – qoftë në vend, qoftë jashtë. Drejtori i Psikiatrisë, Faton Kutllovci, tregon për Radion Evropa e Lirë se, vitin e kaluar, në këtë klinikë janë trajtuar 144 pacientë, ndërsa në vitin 2022 kanë qenë 150.Numri më i madh i tyre i përket gjinisë mashkullore dhe janë të lindur kryesisht më 1999 e këndej. Një nga qendrat më të mëdha në Kosovë që merret me trajtimin e personave të varur nga droga, është organizata Labirint, ku, sipas raportimeve të mëhershme të REL-it, numri i atyre që kërkojnë ndihmë profesionale, shkon në mbi 2.500 në vit. Statistika se sa individë e përfundojnë me sukses trajtimin, nuk ka.

Por, sipas një vlerësimi të Qendrave Amerikane të Varësisë, janë më pak se 43% e individëve që kërkojnë ndihmë dhe që e përfundojnë me sukses trajtimin për përdorimin e drogës dhe alkoolit. Suksesi, sipas tyre, varet nga disa faktorë: kohëzgjatja dhe lloji i drogës së përdorur, mjedisi familjar dhe social, sfondi arsimor etj. Sipas një raporti që ka publikuar Organizata Botërore e Shëndetësisë në muajin qershor, 600.000 vdekje në vit i atribuohen përdorimit të drogave psikoaktive.

“Edhe sikur të flija mbi drogë, nuk do ta provoja më atë ndjenjë të çmendur”, thotë sot Lumi, i bindur se jeta e të gjithë përdoruesve mund të ndryshojë nëse kanë vullnet dhe mbështetje. “Prej se kam dalë nga spitali, kam krijuar shoqëri të re, djem e vajza. Jam njeriu më i lumtur në botë”, përfundon 20-vjeçari, i cili tani punon si kontabilist në një kompani private./REL

Para

Nipi i të shoqit tentoi të abuzojë me të moshuarën, zbardhet dëshmia e saj: Përjetova tmerrin 

Pas

(EMRI) Zbulohet parcela me mbi 1200 rrënjë marijuanë, në Greqi arrestohet shqiptari

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

05.10.2026
10.3k
Klani mafioz i Shkodrës në Livigno, pjesë e grupit një 20-vjeçar, pronar i 2 kompanive të ndërtimit në Itali 

Shqiptari tremb kalimtarët në mes të rrugës në Itali, arrestohet

29.09.2026
10.4k
Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.3k
Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP

Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP

30.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.