E mërkurë, 21 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Manipuluan dokumentat dhe i dhuruan dy herë tenderat kompanisë “4 A-M”, dënohen me kusht 3 ish- zyrtarët e bashkisë së Tropojës

Korrieri nga Korrieri
20.10.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Manipuluan dokumentat dhe i dhuruan dy herë tenderat kompanisë “4 A-M”, dënohen me kusht 3 ish- zyrtarët e bashkisë së Tropojës
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka dënuar tre ish-zyrtarët Zenel Çelën, Ramiz Bardhin dhe Rexhep Ismajlisufajn, të cilët u morën të pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në prill të këtij viti për “Shkeljes së barazisë në tendera apo ankandeve publike”. Sipas gazetarit të “Ora News” Elton Qyno, Zenel Çela, specialist i lartë, Ramiz Bardhi me detyrë specialist i Lartë dhe Rexhep Ismajlisufaj me detyrë ekonomist në bashkinë Tropojë, kanë pranuar fajësinë para gjykatës, duke kërkuar një dënim më të lehtë.

Trupa gjykuese që përbëhej nga Elsa Ulliri, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, teksa kanë shqyrtuar konkluzjonet e prokurorit të çështjes, Elvin Gokaj, si dhe duke konstatuar pendesën dhe pranimin e fajësisë nga tre të pandehurit, kanë vendosur të dënojnë me dy vite burgim secilin prej ish-zyrtarëve. Por, ky dënim është pezulluar nga gjykata dhe ka caktuar për tre ish-zyrtarët shërbim prove për 4 vite dhe i ka ndaluar ata që gjatë kohës së kryerjes së dënimin të mos shoqërohen ata me asnjë person të dënuar.

Sipas dosjes hetimore tre zyrtarët kanë abuzuar gjatë fazës së drejtimit të komisionit të vlerësimit të ofertave në dy procedura tenderuese të shpallura nga bashkia Tropojë.

E para lidhet rikonstruksionin e gjimnazit “Asim Vokshi” dhe palestër, plus terrene sportive dhe sistemime të jashtme me fond limit mbi 53 milionë lekë. Ndërsa tek e dyta bëhet fjalë për rikonstruksionin e shkollës “Tinka Kurti” në fshatin Lekbibaj.

Në të dyja këto procedura tre anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave në kushte të paqarta dhe pamotivuara, kanë përjashtur në mënyrë të qëllimshme Bashkimin e Operatorëve “Halili 1” dhe “Shëndëlli”, kompani këto që administrohen nga Kujtim Byberi dhe Yzedin Bozhaj.

Sipas SPAK, funksionarët e bashkisë Tropojë me vendimarjen e tyre kanë favorizuar në procedurën e rikonstruksionit të gjimnazit “Asim Vokshi”, subjektin “4 A-M” që zotërohet nga Ardit Metaliaj.

Në dosje e prokurorisë thuhet se:

“…komisioni i vlersimit të ofertës i përbërë nga Ramiz Bardhi , kryetar Specilist i Lartë, Zenel Çela, anëtarë Specialist i Lartë dhe Rexhep Isajlisufaj, anëtar Ekonomist më 18 qershor 2019 kanë skualifikuar Bashkimin e Operatorëve “Halili 1” & “Shëndelli”, i cili ka marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt “Shkolla Asim Vokshi-Palestër dhe terrene sportive dhe sistemime të jashtme në gjimnazin Asim Vokshi” me fond limit 50,319,591 lekë, duke paraqitur ofertën në vlerën vlerë 42.072.833 lek pa tvsh dhe kanë kualifikuar si fitues operatorin ekonomik 4 A-M me ofertën 50.269.533 lek pa tvsh…”.

Por shkeljet e tre zyrtarëve të bashkisë Tropojë, janë rënduar akoma dhe më tepër në procedurën e dytë, atë të rikonstruksionit të shkollës “Tinka Kurti” në Lekbibaj me vlerë financiare prej 186 milion lekë të vjetra.

Sipas dosjes së SPAK, tre të pandehur fillimisht kanë shpallur fitues Bashkimin e Operatorëve “Halili 1” & “Shendelli”. Madje përfaqësuesit ligjorë të dy kompanive kanë lidhur dhe kontratën me bashkinë Tropojë. Por në rrethana të habitshme dhe shkaqe të pajustifikuara me ligj, është bërë skualifikimi.

Në dosje nënvizohet si më poshtë vijon:

“…me vendimin Nr.13 të 18 qershorit 2019 B.O “Halili 1” & “Shendelli” është shpallur fitues në këtë procedurë prokurimi dhe ka lidhur kontratën në 27 qershor 2019. Por më vonë këto dy kompani janë skualifikuar me argumentin se “makineritë dhe drejtuesi teknik, punonjësit, manovratorët të deklaruar në këtë procedurë prokurimi, do të jenë të angazhuara në këtë kontratë…”.

Pas përjashtimit të dy subjekteve në këtë tender, anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kanë shpallur fitues sërisht kompaninë e Ardit Metaliaj, të subjektit “4 A-M”.

Para

U përplas me kushërirën për pronën, si ndodhi incidenti që çoi në pranga Elidon Kotorin

Pas

Analiza: Ku po “çalon” plani i Melonit për emigrantët? Kryeministrja: Do e gjej një zgjidhje!

Nga Kategoria

Protestat në Itali, lind “Lëvizja 17 Tetori”, manifesti i saj: Një lëvizje rinore, pa drejtues dhe pa hierarki
Aktualitet

Protestat në Itali, lind “Lëvizja 17 Tetori”, manifesti i saj: Një lëvizje rinore, pa drejtues dhe pa hierarki

20.10.2026
10.4k
“Beteja” zhvendoset te sheshi “Skënderbej”, protestuesit shkulin pllakat, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
Aktualitet

“Beteja” zhvendoset te sheshi “Skënderbej”, protestuesit shkulin pllakat, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

20.10.2026
10.4k
Vilat në Dhërmi dhe Palasë, gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

SPAK i komunikon akuzat përfundimtare Belinda Ballukut: 9 raste për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion dhe pastrim parash

20.10.2026
10.4k
Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana
Aktualitet

Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

20.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

14.10.2026
10.4k
Tre orë përplasje para Ministrisë së Arsimit, studentët vijojnë protestën, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Këshilltari socialist sulmon protestuesit: Fundërrina që kërkojnë destabilitetin e vendit

14.10.2026
10.4k
PROTESTA/ Dalin pamjet e rënda/ Momenti kur Ledion Ballës i thyhet këmba!

PROTESTA/ Dalin pamjet e rënda/ Momenti kur Ledion Ballës i thyhet këmba!

14.10.2026
10.4k
Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

17.10.2026
10.4k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Euro arrin minimum të ri poshtë 91.3 lekëve

15.10.2026
10.4k
Rama në një nga kioskat e djegura: Nuk janë studentët, e gjithë kjo flamë nuk është studentore

Rama në një nga kioskat e djegura: Nuk janë studentët, e gjithë kjo flamë nuk është studentore

16.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

19.10.2026
10.5k
Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

16.10.2026
10.4k
Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

17.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes shkaktoi aksident nën efektin e alkoolit sipas Policisë

Si doli Martin Mane nga qelia pas aksidentit, policia: Shkaktoi aksident nën ndikimin e alkoolit. Gazetarja Klodiana Lala zbulon detajet

17.01.2025
10.5k
Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

15.10.2026
10.4k
Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

20.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.