E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Sekuestrohen kontenierët me mbetjet toksike të Kurum , zbardhet vendimi i Prokurorissë së Durrësit 

Korrieri nga Korrieri
28 Tetor, 2024
në Aktualitet, Slider
A A
Sekuestrohen kontenierët me mbetjet toksike të Kurum , zbardhet vendimi i Prokurorissë së Durrësit 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar 102 kontenierë me mbetjet toksike të Kurum në anijen Moliva, e cila mbërriti këtë mëngjes në port. Anija Moliva u nis 3 muaj më parë nga Shqipëria në Tajlandë, por u kthye mbrapsht, pasi dyshohet se ngarkesa përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike të kompanisë Kurum.

Autoritetet tajlandeze i refuzuan ato, pas një alarmi të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ me seli në Seattle, të Shteteve të Bashkuara.

“Bashkëlidhur me këtë shkresë, po ju dërgojmë për ekzekutim Vendimin e Prokurorit datë 26.10.2024 për sekuestrimin e konteniereve në lidhje me proçedimin penal nr. 1596/2024.Të gjithë subjeketet e ngarkuara me zbatimin e këtij vendimi të nënshkruajnë në procesverbalin e sekuestrimit, në të cilin të përshkruhen në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet që do kryhen në ekzekutim të vendimit dhe përshkrimi i saktë i sendeve. Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Sendet e sekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre. Praktika e mbajtur për ekzekutimin të dërgohet menjëherë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”, njofton Prokuroria e Durrësit. 

Sekuestrohen kontenierët me mbetje toksike, zbardhet vendimi i

Ngarkesa u nis në muajin korrik nga porti shqiptar, si pjesë e një marrëveshjeje eksporti të kompanisë shqiptare “Sokolaj”, e cila i kishte blerë mbetjet nga kompania Kurum, prodhuese e çelikut dhe hekurit, në mjediset e ish-kombinatit metalurgjik në Elbasan.

Ndërsa, banorët dje organizuan një protestë në portin e Durrësit, ku shprehen shqetësimet e tyre në lidhje me kthimin e kontenierëve. Në port, u shpalos një banderolë me mbishkrimin “Mbetje të rrezikshme, qeveri toksike”. Protestuesit u mblodhën përpara portit ku anija “Moliva” pritet të sjellë 200 kontenierë të dyshuar për përmbajtje të rrezikshme, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve për të parandaluar çdo rrezik për shëndetin publik dhe mjedisin.

Mbetjet toksike të cilat kaluan nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, mbi të cilat po hetojnë autoritet shqiptare bashkë me Olaf, thuhet se u nisën nga impianti ‘Kurum’ pranë metalurgjikut në Elbasan. Mbetjet toksike më pas i ka shitur tek kompania ‘Sokolaj’. Më pas, ‘Sokolaj’ ia ka shitur këtë sasi simotrës së saj në Kroaci, GS Minerals D.o.o për 141 mijë dollarë, ndërsa kontejnerët janë nisur nga porti i Durrësit me destinacion fundor Tajlandën më 4 korrik 2024. Udhëtimi i kontejnerëve të dyshuar ka vënë alarmin në shumë vende që kur u ngarkuan në portin shqiptar të Durrësit në korrik. Tajlanda refuzoi të pranonte dërgesën pasi u njoftua për përmbajtjen e saj të rrezikshme nga grupet mjedisore. Pluhuri i furrës, i cili kërkon trajtim, është një produkt mbetjesh i rrezikshëm që zakonisht vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut dhe përmban okside metalike toksike si kadmiumi dhe kromi që janë të dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin.

Autoritetet tajlandeze dhe rrjeti i Bazelit kanë konfirmuar zyrtarisht se Shqipëria nuk ka autorizuar zyrtarisht eksport mbetjesh. Ndërkohë çështja është në hetim nga Prokuroria e Durrësit, që po verifikon dokumentacionin e plotë dhe autorët e shkeljes së rëndë. Po ashtu, nga hetuesit në Shqipëri janë marrë edhe mostra nga “Kurum-i” për t’i krahasuar më pas me mostrat që do të merren nga konteinerët. 

Para

Historia e vilës së famshme të çiftit Meta – Kryemadhi që Samir Mane e bleu 300 mijë euro dhe ia shiti Baton Haxhiut 4 herë më LIRË

Pas

EMRI/ “Po kalonte rrugën në këmbë”, viktimë e aksidentit TRAGJIK në Lushnjë, avokati i njohur!

Nga Kategoria

Në pikun e vapës, disa zona të Durrësit pa ujë
Aktualitet

Në pikun e vapës, disa zona të Durrësit pa ujë

13 Gusht, 2026
10.3k
ARRSH bllokon qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës në kulmin e sezonit veror
Aktualitet

ARRSH bllokon qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës në kulmin e sezonit veror

13 Gusht, 2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”
Aktualitet

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13 Gusht, 2026
10.4k
Padia e Veliajt për Olsi Dadon/ Hidhet shorti në gjykatën administrative, ja kush do e shqyrtojë çështjen
Aktualitet

Veliaj përdor logon e Bashkisë Tiranë kundër prokurorit Ols Dado, ankimon në Apel vendimin që nuk e legjitimoi kundër njeriut që e arrestoi

13 Gusht, 2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

ARRSH bllokon qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës në kulmin e sezonit veror

ARRSH bllokon qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës në kulmin e sezonit veror

13 Gusht, 2026
10.4k
Padia e Veliajt për Olsi Dadon/ Hidhet shorti në gjykatën administrative, ja kush do e shqyrtojë çështjen

Veliaj përdor logon e Bashkisë Tiranë kundër prokurorit Ols Dado, ankimon në Apel vendimin që nuk e legjitimoi kundër njeriut që e arrestoi

13 Gusht, 2026
10.4k
Në pikun e vapës, disa zona të Durrësit pa ujë

Në pikun e vapës, disa zona të Durrësit pa ujë

13 Gusht, 2026
10.3k
Rumania mbyll centralin e vetëm bërthamor për shkak të rënies së nivelit të ujit të Danubit

Rumania mbyll centralin e vetëm bërthamor për shkak të rënies së nivelit të ujit të Danubit

13 Gusht, 2026
10.3k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13 Gusht, 2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13 Gusht, 2026
10.4k

Boom-i Javës

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31 Dhjetor, 2024
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13 Gusht, 2026
10.4k
Kejvina Kthella rrëfehet për BBV: Më mungon Luizi dhe Olta, do të jem në finalen e madhe 

Kejvina Kthella rrëfehet për BBV: Më mungon Luizi dhe Olta, do të jem në finalen e madhe 

27 Prill, 2023
10.3k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30 Tetor, 2024
10.3k
Flakët në Abaze të Krujës u afrohen banesave, nis ndërhyrja me helikopter

Flakët në Abaze të Krujës u afrohen banesave, nis ndërhyrja me helikopter

13 Gusht, 2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.