E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

EKSTRADIMI i “Dakut”/ ‘Truri’ që organizoi ATENTATIN ndaj të “FORTIT” të Vlorës! Lidhja me MOTRAT Nikolli

Korrieri nga Korrieri
09.11.2024
në Aktualitet, Slider
A A
EKSTRADIMI i “Dakut”/ ‘Truri’ që organizoi ATENTATIN ndaj të “FORTIT” të Vlorës! Lidhja me MOTRAT Nikolli
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Leonard Luzi, që akuzohet se organizoi një vit më parë vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullasë në qytetin e Vlorës, u ekstradua sot nga Spanja.

Emri i Luzit u përmend një ditë para arrestimit të tij më 18 korrik nga Alda Nikolli.

Me pretendimin se Nuredin Dumanit vijon aktivitetin kriminal brenda qelisë, Nikolli tha se i penduari i drejtësisë vendos gjoba nga qelia.

Sipas saj, Dumani “do t’i vendoste gjobë edhe Leonard Luzit”.

“Jo më larg se para ca ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro, e ka detyruar të pranojë gjëra që si ka bërë me presion. Do t’i vinte gjobë dhe Dakut, Leonard Luzit. Ai kështu jeton duke u vënë gjoba njerëzve sepse nuk ka lekë”, shprehet ajo.

Luzi do t’i bashkohet Amarildo Xhanej Nikollit në ambientet e paraburgimit “313” në Tiranë. 

Si u planifikua vrasja?

Vrasja Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla dështoi sepse në gusht të 2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, Policia ndaloi Amarildo Nikollin.

Ky i fundit, kishte tërhequr vëmendjen e uniformave blu të qytetit, pasi në një ditë të nxehtë gushti, qarkullonte nëpër Vlorë i veshur me një xhup për të fshehur tatuazhet që kishte në trup.

Por metoda që zgjodhi për të mos u identifikuar nga kamerat e sigurisë në zonë, e evidentoi tek efektivët e Policisë që ndërhynë në kohë për të ndalur atentatin. Shënjestrat ishin dy: Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla!

Sipas SPAK, eleminimi i dy personazheve të njohur në Vlorë, do të bëhej për hakmarrje, dhe për dominimin e tregut të lojërave të fatit.

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, rezulton se në datën 22.03.2013, në qytetin e Vlorës, është vrarë me armë zjarri Erigert Zejno.

Nga “zbërdhimi” që SPAK i bëri çështjes, doli në përfundimin se Leonard Luzi (Zejno) është kushëri nga ana e babait me shtetasin Erigert Ferik Zejnon.

Duke shtuar si bonus edhe hakmarrjen për vrasjen e kushëririt, “Daku” rezulton se është paguar nga një person, që deri më tani nuk është identifikuar me emër, për të eliminuar fizikisht Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla.

Kështu, “Daku” mblodhi grupin e tij. Për të kryer detyrën që kishte marrë përsipër kontaktoi me Amarildo Nikollin, Muharem Koroveshin (alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj) dhe Erio Zejnon.

Këta dy të fundit kishin rolin e ndihmësit. Si njohës të zonës i kanë siguruar armët Nikollit dhe e kanë ndihmuar në terren për të identifikuar ata që do të ishin shënjestrat e tij.

Pasi i riu nga Shkodra të kryente atentatin, sërish këta të dy do ta ndihmonin që të largohej nga vendi i ngjarjes.

Tani që është në pranga, pritet që të mësohet e rrëfyer në vetë të parë se përse Leonard Luzi kërkonte me kaq ngulm të vriste sidomos Inez Hajrulla?

Kjo pasi për këtë vrasje do jepeshin gjithsej 500.000 euro.

Në rrëfimin e Nikollit flitet për një person që jeton në Dubai dhe që kërkonte me vendosmëri eliminimin e ‘Sakatit’.

Por cili është ky personazh, dhe cila ishte pengesa që i kishte krijuar Hajrulla dhe pse ai kishte gjetur Leonard Luzin, për ta quajtur të mbyllur këtë punë?

Deri më tani, në bisedat mes Luzit dhe Nikollit, të dy nxjerrin edhe emrin i një personazhi të rëndësishëm të krimit në qytetin e Shkodrës. Flasin për një “Dorian”, që për hetuesit, dyshohet se është Dorian Duli. 

Plani për të vrarë Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, SPAK mbyll hetimet, si u kap në minutat e fundit Amarildo Nikolli

“Midis këtyre personave duket se ka pasur një dërgim foto nga ‘Djalli’ tek ‘Daku 123’ ku ky i fundit i thotë ‘Ky ishte ai që thoshte në Shkodër’. Dhe më pas është mesazhi ‘Dorian’. Dyshohet se ky emër është ai i personit Dorian Duli. Por nuk kuptohet përse nuk është përmendur ky emër. ‘Daku 123’ dhe ‘Djalli’, flasin për një punë tjetër. Dyshohet në Shëngjin ku edhe po shkoi keq jepen 15, por duhet të marrin lekët fillimisht. ‘Do flasim bashkë për ta kry’, duket se i thotë ‘Djalli’, ‘Dakut 123’. Më datë 7 Gusht 2023, ‘Daku 123’, interesohet se çfarë bëhet andej dhe a ka ndonjë lëvizje. ‘Djalli’ i shkruan se nuk ka lëvizje dhe ngre dyshimet se mos kanë lëvizur. Po ai ‘Sakati’ aty është?, – pyet ‘Daku 123’. ‘Djalli’ i shkruan: ‘Se shoh kun, as e kam pa kun, se po e pamë i q…motra’”, thuhet në dosje.

Por të jetë Duli personi që jeton në Dubai dhe kërkon eliminimin e Hajrullës?

Të gjitha këto do t’i zbardhë vetë Luzi, i cili gjithashtu mund të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, ashtu si Amarildo Nikolli./vox

Para

“I lidhën me TELA me gjëmba e i tërhoqën zvarrë”, krimi brutal i bandës ‘Vakëf’ që TRONDITI Beratin! 

Pas

U ekstradua nga Spanja, çfarë tha një ditë para arrestimit Alda Nikolli për Leonard Luzin: Dumani do i vinte gjobë, por… 

Nga Kategoria

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen
Aktualitet

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre
Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet
Aktualitet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

01.10.2026
10.4k
Klani mafioz i Shkodrës në Livigno, pjesë e grupit një 20-vjeçar, pronar i 2 kompanive të ndërtimit në Itali 

Shqiptari tremb kalimtarët në mes të rrugës në Itali, arrestohet

29.09.2026
10.4k
Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

02.10.2026
10.4k
SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.