E shtunë, 21 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

Korrieri nga Korrieri
21.11.2026
në Aktualitet, Slider
A A
KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Diga e Liqenit të Farkës në Tiranë paraqet probleme serioze në infrastrukturën e saj, ndërsa Bashkia e Tiranës nuk ka hartuar plane gatishmërie për emergjencat civile për 37 nga 38 digat e mëdha që ka në administrim.

Gjetjet janë bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili gjatë një auditimi ka evidentuar dëmtime në strukturën e digës së Farkës, mungesë investimesh në diga të tjera dhe mangësi në masat për përballimin e situatave emergjente.

Siç shkruan InfoNews, gjatë inspektimit në terren, audituesit e KLSH-së konstatuan se njëri prej shkarkuesve fundorë të digës së Farkës është jashtë funksionit, ndërsa shtresa e betonit në kurorën e saj ka pësuar dëmtime.

Sipas auditimit, dëmtimet e betonit janë shkaktuar kryesisht nga qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë mbi digë. Probleme janë evidentuar edhe në fugat e perdes së betonit të skarpatës së sipërme.

Situata merr rëndësi të veçantë për shkak të zhvillimit intensiv ndërtimor në zonën përreth Liqenit të Farkës, ku vitet e fundit janë ngritur komplekse banimi dhe vila, duke shtuar qarkullimin e kamionëve dhe mjeteve të tjera të rënda.

Pavarësisht dëmtimeve të konstatuara, sipas raportimit, mbi kurorën e digës vijon të ketë lëvizje të mjeteve të tonazhit të rëndë, duke ngritur pikëpyetje për masat e kontrollit dhe mbrojtjes së kësaj infrastrukture.

Diga e Farkës është ndërtuar në vitin 1984, ka një lartësi prej 32 metrash dhe një kurorë me gjatësi 310 metra. Ajo shërben për mbajtjen e ujërave të rezervuarit, i ndërtuar fillimisht për ujitjen e tokave bujqësore.

Në shkurt 2024, Bashkia e Tiranës aplikoi pranë Fondit për Digat, në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për financimin e projektit të rikonstruksionit të digës së Farkës. Sipas dokumentacionit të administruar nga KLSH, bashkia ka përfituar financim, por auditimi ka evidentuar problematikat e mësipërme në gjendjen e veprës.

Ndërkohë, problemet shtrihen edhe në diga të tjera të administruara nga Bashkia e Tiranës.

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha, përmes një shkrese të datës 31 janar 2024, kishte identifikuar si prioritare për ndërhyrje urgjente edhe digat e Kasharit dhe Çekrezës.

Megjithatë, sipas KLSH-së, Bashkia e Tiranës nuk kishte aplikuar për financim pranë Fondit për Digat për këto dy vepra dhe nuk kishte parashikuar ndërhyrje rehabilituese me fondet e veta.

Një nga konstatimet më shqetësuese të auditimit lidhet me mungesën e planeve të emergjencave civile.

Nga 38 diga të mëdha që Bashkia e Tiranës ka në shfrytëzim, vetëm diga e Farkës rezulton të ketë një Plan Gatishmërie për Emergjencat Civile.

Për 37 digat e tjera mungon ky dokument, i cili është i rëndësishëm për përcaktimin e masave dhe procedurave që duhet të ndiqen në rast incidentesh apo situatash të jashtëzakonshme.

KLSH vlerëson se mungesa e planeve të gatishmërisë, së bashku me investimet e pamjaftueshme dhe mangësitë në rehabilitimin e veprave, cenon përgatitjen për përballimin e emergjencave dhe rrit ekspozimin ndaj pasojave të mundshme ekonomike, mjedisore dhe sociale.

Gjetjet ngrenë pikëpyetje mbi administrimin e sigurisë së digave nga Bashkia e Tiranës, veçanërisht në kushtet kur disa prej tyre janë identifikuar nga institucionet përgjegjëse si vepra që kërkojnë ndërhyrje urgjente.

Para

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Nga Kategoria

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!
Aktualitet

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione
Aktualitet

Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione

21.11.2026
10.3k
Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit
Aktualitet

Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit

21.11.2026
10.4k
I gjithë qyteti i Elbasanit pa ujë
Aktualitet

I gjithë qyteti i Elbasanit pa ujë

20.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Rama i trembet Tiranës, mbledh strukturat e PS të shtunën

19.11.2026
10.4k
Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

16.11.2026
10.4k
Vrasësi “famëkeq” i taksive që u arrestua në Korenë e Jugut, del FOTOJA e Ervin Shahinit 

Ra nga taksia: Çfarë ndodhi me 24-vjeçaren në Tiranë?

18.11.2026
10.4k
Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

14.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.