E diel, 22 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

U padit në SPAK për zgjedhjet , Emiljano Dusha merr shtesë kontrate miliona euro për armët nga tenderi sekret, MSSC e preferuara e Rilindjes

Korrieri nga Korrieri
21.11.2024
në Aktualitet, SPAK News
A A
Fitoi miliona euro nga shitja e armëve te ushtria shqiptare, Emiljano Dusha me MSSC nuk pagoi kokërr leku tatim mbi dividentin për 2023, SPAK heton tenderët
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

U padit në SPAK për zgjedhjet , Emiljano Dusha merr shtesë kontrate miliona euro për armët nga tenderi sekret, MSSC e preferuara e Rilindjes

Shtesat e kontratave janë një ndër format më klasike të abuzimit me fondet, e cila është përdorur dhe po përdoret gjerësisht te rrugët, ndërkohë që siç konstatohet nga dokumentet që ka siguruar Gazeta Jonë, kjo praktikë, shtesa e kontratave, po ndodh edhe në sektorin e mbrojtjes, pikërisht në atë të pajisjes me armatim te forcave të armatosura.

Gazeta konstaton se Ministria e Mbrojtjes i ka dhënë kompanisë, Military System Supply Company me pronar Emiljano Dushën, një shtesë kontrate të majme për pajisjen me armë të Repartit nr.1001, ose siç njihet ndryahe Reparti i Forcave Komando.

Bëhet fjalë për miliarda lekë, të cilat i shtohen kontratës së parë prej 30 milion euro që kompania në fjalë mori dy vjet më parë pikërisht për blerje armësh.

Mësohet se kontrata shtesë është lidhur në 30 maj 2024 dhe ka nisur zbatimi i saj gjatë periudhës shtator-tetor, ku edhe janë lëshuar faturat e para të pagesës nga Military System Supply Company (MMSC) në drejtim të Repartit Ushtarak nr.1001 në Tiranë.

Dy pagesat e para janë bërë në fund të tetorit 2024 dhe e treta, me vlerë 82 milion lekë (820 000 euro) është bërë në mes të këtij muaji.

Fitoi miliona euro nga shitja e armëve te ushtria shqiptare, Emiljano Dusha me MSSC nuk pagoi kokërr leku tatim mbi dividentin për 2023, SPAK heton tenderët

Deri më tani, MMSC me pronar Emiljano Dushën ka marrë rreth 50 milion euro tendera nga shteti shqiptar, ku pjesën e luanit, pikërisht 30 milion euro i ka marrë “me një dorë” gjatë dy viteve të shkuara pikërisht për të blerë armë në shërbim të ushtrisë shqiptare. Tenderët e Ministrisë së Mbrojtjes kanë qenë nën vëzhgim edhe nga SPAK për shkak të dyshimeve për klientelizëm gjatë përcaktimit të kushteve për fituesit, ndërkohë që MSSC e Dushës rezulton kompania e preferuar e Rilindjes për këto tenderë.

Dhe siç ka raportuar me herët Gazeta, kjo nuk ndodh rastësisht pasi Emiljano Dusha rezulton se është një biznesmen që ka mbështetur vazhdimisht PS-në dhe të majtën që në vitin 2005 kur edhe u akuzua publikisht nga gazetari Mero Baze se ishte goditur nga grupi i Dushës gjatë zgjedhjeve.

Emri i tij u lakua nga PD edhe gjatë zgjedhjeve të vitit 2021 ku Belind Këlliçi një padi në SPAK me akuzën se Dusha bashkë me rrethin e tij shoqëror, Ardian Davidhi dhe Aleksandër Lipivani kishin blerë vota për socialistët në atë periudhë.

KONTRATA/ U padit në SPAK , Emiljano Dusha me MSSC merr miliona euro shtesë, çfarë fshihet pas raportit preferencial?
U padit në SPAK për zgjedhjet , Emiljano Dusha merr shtesë kontrate miliona euro për armët, MSSC e preferuara e Rilindjes

Kjo padi u shua dhe nuk dihet çfarë kandodhur me të, ndërkohë që Dusha vijoi të marrë thuajse të gjitha tenderët e armëve bashkë me disa lojtarë të tjerë të vegjël përrreth, pavarësisht se kush ishte ministër i Brendshëm apo i Mbrojtjes.

Siç raportoi më herët Korrieri, Emiljano Dusha ka bërë edhe disa “akrobacira” me bilancin e kompanisë si edhe kapitalin e saj fill pas tenderit 30 milion euro, duke shmangur pagesën e tatimit mbi dividentin në një vlerë të konsiderueshme, por këto janë detaje që kërkojnë më shumë hapësirë për t’u shpjeguar. marrë nga gazetajonë

Etiketat: armatimiarmetemiljano dushamssctendertendera sekrete
Para

Operacione flluskë, tregtarët e sendeve të përdorura ngatërrohen për trafikantë arti

Pas

“Nuk duam hakmarrje”/ Me dhimbjen më të madhe në shpirt, prindërit e Martinit thyejnë heshtjen

Nga Kategoria

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave
Aktualitet

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

21.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!
Aktualitet

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione
Aktualitet

Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione

21.11.2026
10.3k
Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit
Aktualitet

Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit

21.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

1 në 3 pasuri të sekuestruara nuk është marrë në dorëzim: A po përdoren sërish nga krimi i organizuar?

1 në 3 pasuri të sekuestruara nuk është marrë në dorëzim: A po përdoren sërish nga krimi i organizuar?

19.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Artur Shehut dhe rrethit të tij, i konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë

Artur Shehut dhe rrethit të tij, i konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë

20.11.2026
10.4k
“Take-or-pay” pa gaz: si e pranoi Shqipëria rrezikun që fqinjët e refuzuan

“Take-or-pay” pa gaz: si e pranoi Shqipëria rrezikun që fqinjët e refuzuan

15.11.2026
10.4k
4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

15.11.2026
10.4k
Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.