E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Dhëndri i Qefalinjve, Aleksandër Vasili i Al-Point merr leje për kullë 44 kate te “Treni” me 100 mijë lekë kapital, REKORDET negative të biznesmenit dhe të pathënat e Sun Moon Star

Korrieri nga Korrieri
27.11.2024
në Aktualitet, Investigim, Slider
A A
Dhëndri i Qefalinjve, Aleksandër Vasili i Al-Point merr leje për kullë 44 kate te “Treni” me 100 mijë lekë kapital, REKORDET negative të biznesmenit dhe të pathënat e Sun Moon Star
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Dhëndri i Qefalinjve, Aleksandër Vasili i Al-Point merr leje për kullë 44 kate te “Treni” me 100 mijë lekë kapital, REKORDET negative të biznesmenit dhe të pathënat e Sun Moon Star

Martesa me vajzën e familjes Qefalia i kaprirë për mirë Aleksandër Vasilit, pronar i kompanisë “Al-Point”, i cili mban rekorde negative sa i përket masave të sekuestros ndaj kompanisë nga përmbaruesit për mos shlyerje të detyrimeve, por edhe për të ardhurat e vjelura nga arka e shtetit përmes tenderave dhe lejeve të ndërtimit, shkruan Gazeta Korrieri.

Dhënderi i Qefalinjve, Aleksandër Vasili i Al-Point merr leje për kullë 44 kate te “Treni” me 100 mijë lekë kapital, REKORDET negative të biznesmenit 

Këshilli Kombëtar i Territorit i drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka miratuar në mbledhjen e fundit një sërë lejesh ndërtimi për disa objekte me funksione të ndryshme, mes të cilave edhe kulla 44 kate te “Treni” e quahtur “Sun Moon Star” që do të ndërtohët pikërisht nga kompania “Al-Point” e Aleksandër Vasilit. 

Dhënderi i Qefalinjve, Aleksandër Vasili i Al-Point merr leje për kullë 44 kate te “Treni” me 100 mijë lekë kapital, REKORDET negative të biznesmenit dhe të pathënat e Sun Moon Star

Kompania ka një kapital prej 100 000 lekësh, megjithatë KKT e ka parë të arsyeshme të japë një leje për ndërtim kulle 44 kate me vlerë disa milionë euro. 

Dhëndri i Qefalinjve 

Të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) tregojnë se kompania ndërtuese “Al-Point” e Aleksandri Vasilit ka shënuar një lloj rekordi “unik” në llojin e vetë-në rreth 14 vjet ekzistencë të saj, ajo është vendosur plot 10 herë nën sekuestro nga përmbaruesit privatë, për detyrime të pashlyera ndaj palëve të treta.

Por, paralelisht me këtë rekord “negativ”, shoqëria private ka shënuar rekord “pozitiv” në përfitimin e të mirave publike dhe kjo, mesa duket, falë lidhjeve të duhura familjare e politike.

Aleksandri Vasili është dhëndër në familjen e Kujtim Qefalia, ish-kryetarit jetëgjatë dhe tashmë administratorit të Njësisë Administrative Dajt dhe deputetit socialist, Xhemal Qefalia.

Këto lidhje familjare duket se i kanë siguruar sipërmarrësit Vasili që të sigurojë një numër shumë të lartë kontratash me bashkinë e Tiranës, së drejtuar nga Erion Veliaj, si edhe nga lejet e firmosura prej kryeministrit Edi Rama.

Së fundmi, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), nën drejtimin e Ramës, ka miratuar “Leje Zhvillimi për objektin: “Sun Moon Star”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Al Point” sh.p.k”.

Për momentin, nuk ka shumë të dhëna për këtë objekt, por duket se është “dhurata” e radhës që pushteti i “Rilindjes” ndan për pinjollët e tij.

Vila pa leje 

Policia e Tiranës dhe ekipet e IKMT-së zbarkuan në tetor 2023 në zonën e vilave të “Rolling Hills” dhe nisën prishjet e shtesave dhe vilave pa leje.

Korrieri raportoi në atë kohë se një ndër objektet për të cilat ishte marrë urdhër për të ndërhyrë, pasi rezulton se janë pa leje, ishin vilat në pronësi të shtetasve Edi Tomo dhe Aleksandër Vasili.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fb.taulant%2Fvideos%2F795930398887723%2F&show_text=false&width=476&t=0 Aleksandër Vasili është pronari dhe i kompanisë së ndërtimit “AL – POINT”, me 100% të aksioneve, dhe ka fituar një kontratë publike nga shteti në bashkëpunim me “Gjoka Konstruksion” sha. Vlera e këtij tenderi është mbi 4 miliardë lekë dhe është fituar në Bashkinë e Tiranës, me objekt rindërtimi i pallateve në zonën e “5 Majit” në kryeqytet.

Vasili dhe kompanitë e tij kanë qenë edhe në qendër të akuzave të opozitës.

Vite më parë, Belind Këlliçi ka denoncuar se tek zona e njohur si “Uzina e Traktorëve” në Tiranë po hapej një gropë pallati nga Aleksandër Vasili, dhëndri i Kujtim Qefalias dhe mbetjet i depozitonte në Dajt, në kundërshtim me ligjin.

“Si rregull, një firmë ndërtimi duhet t’i depozitojë dherat në vendin e përcaktuar nga Bashkia Tiranë kundrejt tarifës 10 mijë lekë të vjetra për ton, pra vetëm për një kamion duhet të paguajë tarifën 200 mije lekë të vjetra. Firma Al-Point shpk i depoziton ato, në kundërshtim me ligjin, në territorin e Nj.A Dajt, për të shmangur pagesat”, shkruante Këlliçi dy vite më parë. /korrieri 

Etiketat: aleksander vasilikujtim qefaliakullesun moon starxhemal qefalia
Para

SPAK reagon menjëherë pas lirimit të Berishës: Do ta..

Pas

Një lokal në kat të parë te Ambasador 3 në Tiranë, ku i dorëzonte Suel Çela thasët me para për blerjen e kokainës në Ekuador, SPAK: Adresa, rruga Dervish Hima

Nga Kategoria

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.4k
“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

03.10.2026
10.4k
Amerikanët rikthehen në SPAK, s’ka gjumë për hajdutët e fondeve publike

Zyrtarë të lartë në hetim, përgjegjësi individuale?

30.09.2026
10.4k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.4k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.