E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Investuan paratë e drogës në Shqipëri, nis hetimi pasuror për bandën e Elbasanit! SPAK kërkon ekstradimin e vëllait të Suel Çelës dhe biznesmenit të arrestuar në Itali

Korrieri nga Korrieri
30.11.2024
në Aktualitet, Slider
A A
U vra në Ekuador/ Ergys Dashi trafikonte kokainë me Suel Çelën, humbi 4 mln euro ‘mall’ për një muaj: Nuk i thash gjë “Bolit”
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ashtu siç ka ndodhur në të gjitha goditjet e kryera nga SPAK ndaj grupeve kriminale, edhe me bandën e Suel Çelës, Prokuroria ka çelur një hetim pasuror për të gjithë anëtarët.

Provat dhe faktet që i kanë çuar anëtarët e kësaj organizate nën akuzën e trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian, kanë bërë që të lindin dyshimet e pastrimit të parave. Për pasojë, SPAK bën me dije se paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal janë investuar në vendin tonë.

Në fakt, hetimi pasuror i anëtarëve të organizatave kriminale që kanë shtrirje edhe jashtë vendit i nënshtrohen këtij hetimi, ku vetë kreu i SPAK, Altin Dumani, e ka konsideruar si një prej sukseseve më të mëdha të prokurorisë, identifikimin dhe sekuestrimin e këtyre pasurive.

Vetë Suel Çela ende nuk është vënë në pranga, edhe pse ai rezulton në regjistrat e kërkimit ndërkombëtar që prej dy vjetësh, kohë kur Nuredin Dumani mori statusin e të penduarit dhe nisi të rrëfente krimet monstruoze të disa grupeve kriminale që kishin vepruar dhe veprojnë ende në vendin tonë.

VERIFIKIMET

Referuar të dhënave hetimore, bëhet me dije se organizata kriminale e drejtuar nga i kërkuari Suel Çela, që u zbulua dhe shkatërrua pas hetimeve të SPAK të koordinuara me partnerët në disa vende, përfshirë Belgjikën dhe Italinë, ka pasuri të shumta brenda vendit. Prokuroria e Posaçme ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të përcjellë kërkesat për ekstradimin në Shqipëri të të arrestuarve si pjesë e kësaj organizate, duke informuar se hetimet po vazhdojnë dhe se bashkëpunimi ndërkombëtar ka qenë vendimtar për këtë goditje.

Paralelisht për personat e dyshuar si anëtarë të organizatës ka nisur edhe hetimi pasuror. Organizata dyshohet të ketë vepruar në trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së dhe aktivitete të tjera të paligjshme, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, të cilat i kanë investuar edhe në Shqipëri, në sektorë të ndryshëm. Ndonëse ende nuk janë bërë me dije sektorët e dyshuar, mësohet se nga bisedat e zbardhura të “Sky Ecc” janë përftuar shuma marramendëse për të cilat flitet mes anëtarëve.

Ndërkohë, autoritetet janë duke përpunuar provat dhe dëshmitë për të çuar anëtarët e grupit përpara gjykatës. Më 27 nëntor, GJKKO la në fuqi masat e sigurisë për 20 personat e akuzuar si pjesë e kësaj organizate, ndërsa ndryshoi masën vetëm për avokaten e grupit Blerina Beqirin, që nga “Arrest shtëpie” e la në “Detyrim paraqitje”. Deri tani rezultojnë 4 persona në kërkim, mes tyre edhe kreu i bandës, Suel Çela, Prekë Kodra, i cili konsiderohet snajperit i grupit, Fuad Verzivolli e Ledio Zabeli.

Të arrestuar në Belgjikë rezultojnë vëllai i Suelit, Mario Çela dhe një nga bashkëpunëtorët e tij, Serger Hasanpapaj. Në Itali u arrestua biznesmeni Bujar Shega, i cili etiketohet si truri financiar që pastronte paratë e grupit, por nuk dihet se në cilat fusha i hidhte paratë./korrieri

Para

Një oligark shqiptar pas dhe lidhjet kriminale”, media gjermane jep alarmin mbi portin e Durrësit

Pas

FOTO/ Arush dhe kuti me trëndafila, çfarë u gjet në banesën ku modelja SHQIPTARJA vrau bashkëshortin në SHBA!

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

06.10.2026
10.4k
Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

07.10.2026
10.4k
Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

01.10.2026
10.4k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.4k
“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

02.10.2026
10.4k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.