E diel, 18 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

E quajnë “Lady Makbeth”; kush është Asma al-Assad, “tirania” e Sirisë 

Korrieri nga Korrieri
10.12.2024
në Botë
A A
E quajnë “Lady Makbeth”; kush është Asma al-Assad, “tirania” e Sirisë 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

DAMASK- E ardhmja e ish-diktatorit gjakatar të Sirisë nuk dihet, pasi pas arratisjes së tij nga vendi, ai dhe familja e tij tani e kanë gjetur veten me azil politik në Rusi. Megjithatë, me interes është historia e gruas së Bashar al-Assad, Asma, e cila nga arsimimi me karrierë në sistemin bankar u bë zonja e parë e Sirisë për më shumë se dy dekada.

Asma Al-Assad dikur ishte një simbol i çlirimit dhe modernizimit në Lindjen e Mesme, por sot ajo është sinonim i shtypjes dhe rënies së dinastisë së burrit të saj. Me origjinë nga Londra dhe me një karrierë në sektorin bankar, Asma e gjeti veten në qendër të vëmendjes ndërkombëtare përpara se zhvillimet e përgjakshme në Siri ta kthenin imazhin e saj në një figurë urrejtjeje dhe zemërimi.

E quajnë "Lady Makbeth"; kush është Asma al-Assad,

ASMA AL-ASSAD 

Asma al-Assad: Lindur në Londër dhe me një karrierë në sektorin bankar, përkrah Basharit

Asma lindi në 1975 në Londër, si vajza e kardiologes së suksesshme Faëaz Ahras dhe diplomatit Sahar Ahras. Pas studimeve në Queen’s College dhe diplomimit në King’s College në vitin 1996 me një diplomë në shkenca kompjuterike dhe letërsi franceze, ajo filloi një karrierë të shkëlqyer në investime, duke punuar me kompani si “Deutsche Bank” dhe “JPMorgan”.

E quajnë "Lady Makbeth"; kush është Asma al-Assad,

ASMA AL-ASSAD 

Në vitin 2000, ajo u martua me Bashar Al-Assad, i cili mori pushtetin në Siri pas vdekjes së babait të tij, Hafez Al-Assad. Prania e saj pa shami, stili i saj i sofistikuar dhe paraqitjet e saj ndërkombëtare e bënë atë një simbol të fuqizimit të femrës në botën arabe. Në vitin 2010, revista Vogue e përshkroi atë si një “Trëndafil në shkretëtirë”, duke nënvizuar imazhin e saj si një Zonjë e Parë në modë dhe e sofistikuar.

Megjithatë, gjithçka ndryshoi në vitin 2011, kur Siria u “zhyt” në një luftë civile, e cila ekspozoi shtypjen brutale të regjimit të Asadit.

E quajnë "Lady Makbeth"; kush është Asma al-Assad,

ASMA DHE BASHAR AL-ASSAD 

Asma, e konsideruar fillimisht si një grua e moderuar, shpejt u lidh ngushtë me diktaturën dhe mizoritë e saj. Lufta ka lënë qindra mijëra të vdekur dhe miliona të zhvendosur, duke shkatërruar imazhin e Sirisë si një vend i hapur dhe progresiv. Gjatë konfliktit, Asma mori një rol aktiv në ekonominë e regjimit, duke organizuar rrjete kontrolli që përfshinin shpërndarjen e ndihmës humanitare, aksesin në internet dhe subvencionet ushqimore. Kritikët e saj e quajtën atë “Zonja Makbeth”, pasi ajo e përdori rolin e saj për të forcuar pozitën e regjimit dhe për të siguruar mbajtjen e pushtetit.

E quajnë "Lady Makbeth"; kush është Asma al-Assad,

ASMA DHE BASHAR AL-ASSAD 

Por një diagnozë e kancerit të gjirit në 2018 dhe vdekja e vjehrrës së saj në 2016 e sollën atë përsëri në qendër të vëmendjes, por sërish nuk ia rregulluan imazhin negativ që ajo kishte krijuar në popull. 

24-vjetorin e martesës, çifti ka të ngjarë të festojë në rrethana larg luksit të pallatit në Damask. Rënia e Asma Al-Assad pasqyron tragjedinë e Sirisë, e cila është kthyer nga një vend shprese, në një fushë vuajtjesh të patreguara. E ardhmja e familjes Assad mbetet e pasigurt, ndërsa vetë Asma mbetet një figurë që do të ndjekë historia e vendit të saj./korrieri

Para

Pandit i shërohet dhëmballa dhe thotë se Rama e futi të 19 në listë pasi u zunë

Pas

Ambasada e SHBA: Do të vazhdojmë punën me SPAK

Nga Kategoria

Investigimi i Financial Times: Si u rrëzua ish-shefi i shërbimit sekret të Gjermanisë
Aktualitet

Investigimi i Financial Times: Si u rrëzua ish-shefi i shërbimit sekret të Gjermanisë

12.10.2026
10.4k
Diplomatja që vizitoi Tiranën/ Kimberly Guilfoyle nën hetim, udhëtime me avionë privatë dhe ‘presion’ për 100 mijë $
Aktualitet

Diplomatja që vizitoi Tiranën/ Kimberly Guilfoyle nën hetim, udhëtime me avionë privatë dhe ‘presion’ për 100 mijë $

12.10.2026
10.4k
Franca drejt një përballjeje të fortë presidenciale, Le Pen dhe Mélenchon kryesojnë sondazhet për vitin 2027
Botë

Franca drejt një përballjeje të fortë presidenciale, Le Pen dhe Mélenchon kryesojnë sondazhet për vitin 2027

12.10.2026
10.4k
Telashe për ambasadoren amerikane në Athinë: Dy biznesmenë grekë i financuan udhëtimet luksoze
Aktualitet

Telashe për ambasadoren amerikane në Athinë: Dy biznesmenë grekë i financuan udhëtimet luksoze

11.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

U përplas dhunshëm në tokë nga polici gjatë protestës, motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore

U përplas dhunshëm në tokë nga polici gjatë protestës, motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore

17.10.2026
10.4k
E rëndë në Fushë-Krujë! E shtyu…16-vjeçari humb jetën pasi iu shkëput ashensori, pranga kamarierit dhe pronarit të lokalit

E rëndë në Fushë-Krujë! E shtyu…16-vjeçari humb jetën pasi iu shkëput ashensori, pranga kamarierit dhe pronarit të lokalit

12.10.2026
10.4k
Skenë lufte pranë Kryeministrisë, përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve

Skenë lufte pranë Kryeministrisë, përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve

17.10.2026
10.4k
Harta e re e çmimeve të referencës së banesave, ja cilat janë zonat më të shtrenjta në vend 

Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, kategoritë që përfitojnë

12.10.2026
10.4k
Investigimi i Financial Times: Si u rrëzua ish-shefi i shërbimit sekret të Gjermanisë

Investigimi i Financial Times: Si u rrëzua ish-shefi i shërbimit sekret të Gjermanisë

12.10.2026
10.4k
Tre orë përplasje para Ministrisë së Arsimit, studentët vijojnë protestën, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Këshilltari socialist sulmon protestuesit: Fundërrina që kërkojnë destabilitetin e vendit

14.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

16.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes shkaktoi aksident nën efektin e alkoolit sipas Policisë

Si doli Martin Mane nga qelia pas aksidentit, policia: Shkaktoi aksident nën ndikimin e alkoolit. Gazetarja Klodiana Lala zbulon detajet

17.01.2025
10.5k
Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

17.10.2026
10.4k
Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

14.10.2026
10.4k
Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

15.10.2026
10.4k
Spiropali i kërkon Ramës të mbledhë strukturat e PS dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme

Spiropali i kërkon Ramës të mbledhë strukturat e PS dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme

16.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.