E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Kush ishte Mazin Al Hamada? Aktivisti që përjetoi ferrin mbi tokë nga regjimi i Assadit, ku e gjetën trupin e tij

Korrieri nga Korrieri
11.12.2024
në Botë
A A
Kush ishte Mazin Al Hamada? Aktivisti që përjetoi ferrin mbi tokë nga regjimi i Assadit, ku e gjetën trupin e tij
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

 Trupi i Mazin Al Hamada, i cili u torturua më shumë se një herë nga regjimi i Assadit, u gjet dje të hënën në burgun Sednaya. Trupi i Mazin Al Hamada u gjet në “thertoren” e njerëzve të Assadit me shenja të tmerrshme torture. I njohur për zbulimet e tij për brutalitetin e regjimit të Assadit, Al Hamada u zhduk pasi u kthye në Siri në vitin 2020.

Kush ishte Mazin Al Hamada? Aktivisti që përjetoi ferrin mbi tokë

MAZIN AL HAMADA

Kush ishte Mazin Al Hamada, personi që Assad torturoi prej vitesh?

Hamada ishte një aktivist siriane. Ai është diplomuar në Institutin e Industrisë së Naftës dhe ka punuar si teknik në kompaninë shumëkombëshe franceze të naftës dhe gazit. Ai mori pjesë në demonstratat që bënin thirrje për më shumë liri dhe demokraci dhe vendosi t’i filmonte këto ngjarje me telefonin e tij.

Hamada u arrestua për herë të parë më 24 prill 2011 nga inteligjenca siriane, por u lirua 1 javë më vonë. Pas një arrestimi të dytë më 29 dhjetor 2011, ai vendosi të largohej për në Damask. Në vitin 2012, ai u arrestua nga forcat qeveritare të sigurisë për përpjekje për të kontrabanduar formula për foshnjat në një periferi të rrethuar të Damaskut.

Me të, u arrestuan edhe dy nipërit e tij, të cilët më vonë vdiqën në paraburgim.

Ata e detyruan të rrëfente se ishte terrorist

Nën terrorin e torturave, Hamada u detyrua të rrëfente se ishte terrorist, se posedonte armë armë dhe kishte për qëllim që të vriste ushtarë të qeverisë. Për ta bërë atë të rrëfehej, u thirrën agjentë që të vinin dhe ta torturonin. E rrahën dhe e varën nga kyçet e duarve. Për të lehtësuar vuajtjet e tij, ai pranoi të nënshkruante një rrëfim të detyruar, duke pranuar se kishte një armë për të mbrojtur protestuesit, por nuk pranoi krime të tjera.

Me lot në sy gjithçka që kërkoi ishte drejtësi

Pasi pranoi atë që iu kërkua, por jo të gjitha, ai u dërgua në një dhomë tjetër, ku u zhvesh dhe u abuzua seksualisht. Pas kësaj torture ai firmosi të gjitha dokumentet që iu kërkuan.

Në fillim të vitit 2013, ai u sëmur dhe u transferua në spitalin ushtarak 601, të cilin të burgosurit e tjerë e quajtën “thertore”. Gjatë transportimit për në spital, Hamada u sulmua sërish fizikisht. Ata që e shoqëronin i thanë se duhet që të të harronte emrin e tij dhe iu dha numri ‘1858’.

Atje ai pa të burgosur të torturuar deri në vdekje, kufoma të grumbulluara në tualete dhe stafin e spitalit që rrihte për vdekje pacientët. Në këto kushte, Hamada iu lut mjekut që të kthehej në paraburgim.

Çlirimi dhe ISIS

Ai u dërgua përfundimisht në gjykatën antiterroriste, e cila urdhëroi lirimin e tij më 3 shtator 2013. Pas lirimit, ai ishte ende në kërkim nga shërbimet sekrete. Pas lirimit të tij në vitin 2014, Al Hamada u kthye shkurtimisht në qytetin e tij të lindjes, Deir Az Zor, por u largua nga Siria pasi u vu në shënjestër të ISIS. Më pas, atij iu dha azil nga Holanda.

Në një intervistë të vitit 2017, ai tha se hetuesit sirianë i thyen brinjët dhe e sulmuan seksualisht. Ai premtoi se do të luftojë për të gjetur përgjegjësit.

“Nuk do të pushoj derisa t’i çoj në gjykatë dhe drejtësia të vihet në vend. Dua drejtësi për vete dhe për miqtë që më kanë vrarë. Edhe sikur të më kushtojë jetë, nuk do të ndaloj derisa t’i gjej,”-tha ai me lot në sy.

Si e futi sërish në kurth regjimi i Assadit?

Hamada donte të ndihmonte sirianët që ishin ende të burgosur dhe ndiheshin të pafuqishëm për të përmirësuar situatën e tyre. Duket se atij iu afruan njerëz nga ambasada siriane, të cilët ishin afër regjimit të Assadit, duke e joshur që të kthehej përsëri në Siri duke i premtuar lirimin e të burgosurve. Al Hamada u kthye në Siri në shkurt 2020 dhe u arrestua nga forcat siriane të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut. Që atëherë, nuk u pa dhe nuk u dëgjua më për të, derisa iu gjet trupi i pajetë./korrieri

Para

Në pritje të një tenderi…Të sëmurët me HIV nuk kanë kite, s’masin dot ngarkesën virale

Pas

2.3 milionë paund drogë, arrestohen 3 shqiptarë në Angli!

Nga Kategoria

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?
Botë

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.3k
Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP
Aktualitet

Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP

30.09.2026
10.4k
“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën
Botë

“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën

29.09.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

01.10.2026
10.4k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k
“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën

“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën

29.09.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.