E shtunë, 21 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Katastrofa të frikshme, pesë diej në qiell dhe përbindësha, libri misterioz 470-vjeçar del në ankand për 1 milion paund

Korrieri nga Korrieri
21.11.2026
në Botë, Show Bizz
A A
Katastrofa të frikshme, pesë diej në qiell dhe përbindësha, libri misterioz 470-vjeçar del në ankand për 1 milion paund
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një libër misterioz i krijuar gati 500 vite më parë, që përshkruan shi gjaku, shumë diej në qiell, përbindësha dhe katastrofa të frikshme, pritet të shitet në ankand në Londër për një shumë që mund të arrijë në 1 milion paund.

Dorëshkrimi i rrallë, i njohur si “Libri i Mrekullive” (The Book of Miracles), përmban 167 ilustrime me ngjyra që tregojnë fenomene natyrore, ngjarje historike dhe vizione apokaliptike, të cilat njerëzit e shekullit XVI i interpretonin si paralajmërime për fundin e botës.

Sipas The Guardian, vepra do të dalë në ankand më 10 dhjetor, në shtëpinë Christie’s, me një vlerësim nga 700 mijë deri në 1 milion paund.

Libri u krijua rreth vitit 1552 në Augsburg të Gjermanisë dhe konsiderohet një nga dorëshkrimet më të jashtëzakonshme të mbijetuara nga Rilindja Europiane. Një nga ilustrimet paraqet pesë diej që shkëlqejnë njëkohësisht mbi qytetin gjerman të Leipzigut në vitin 1551, ndërsa një tjetër tregon shi të kuq, të përshkruar si shi gjaku, që bie mbi Romë në vitin 1456. Në një skenë tjetër, qyteti holandez i Dordrechtit goditet nga një stuhi me breshër gjigant, aq e frikshme sa banorët mendonin se kishte ardhur Dita e Gjykimit. Në faqet e tjera shfaqen kometa të zjarrta, përmbytje shkatërruese, tërmete, shpërthime vullkanike dhe krijesa të çuditshme që fluturojnë në qiell.

Katastrofa të frikshme, pesë diej në qiell dhe

Ajo që e bën librin veçanërisht interesant është fakti se një pjesë e këtyre ngjarjeve mund të kenë qenë fenomene natyrore reale, të cilat njerëzit e kohës nuk kishin njohuritë shkencore për t’i shpjeguar. Shiu i kuq, për shembull, mund të krijohet kur grimcat e pluhurit nga Sahara përzihen me pikat e ujit në retë e shiut.

Pamja e disa diejve në qiell mund të lidhet me fenomene optike atmosferike, të shkaktuara nga përthyerja e dritës në kristalet e akullit.

Katastrofa të frikshme, pesë diej në qiell dhe

Ndërsa ilustrimet që tregojnë dragonj të zjarrtë në qiellin e Bavarisë mund të jenë përshkrime të dritave veriore. Eugenio Donadoni, specialist i dorëshkrimeve mesjetare dhe të Rilindjes në Christie’s, e ka krahasuar librin me një version të shekullit XVI të ndjekjes së pandërprerë të lajmeve katastrofike në rrjetet sociale.

Historia e vetë librit është po aq misterioze. Për gati pesë shekuj, ekzistenca e tij ishte e panjohur për studiuesit. Dorëshkrimi u zbulua rreth dy dekada më parë në bibliotekën e një kështjelle baroke në jug të Gjermanisë. Në vitin 2008, ai u nxor në ankand së bashku me mobiliet dhe objekte të tjera të kështjellës, duke u shitur për pak më shumë se 100 mijë paund. Më pas kaloi në pronësi të koleksionistit amerikan Mickey Cartin, ndërsa tani rikthehet në treg me një vlerë që mund të jetë dhjetëfishuar.

Katastrofa të frikshme, pesë diej në qiell dhe

Sipas Christie’s, ky është ekzemplari i vetëm i njohur i dorëshkrimit, ndërsa ekspertët besojnë se vepra është krijuar nga punishtet e artistëve gjermanë Hans Burgkmair i Riu dhe Heinrich Vogtherr i Riu.

Qëllimi i saktë për të cilin u krijua libri mbetet i panjohur. Historianët nuk e dinë nëse ishte menduar për përdorim fetar, për një koleksionist të pasur apo si kronikë vizuale e ngjarjeve të jashtëzakonshme.

Përpara ankandit, publiku do të ketë mundësi ta shohë dorëshkrimin në Londër nga data 4 deri më 10 dhjetor. Për ekspertët, vlera e tij nuk qëndron vetëm te rrallësia apo ilustrimet spektakolare, por edhe te fakti se përfaqëson një periudhë kur besimet mesjetare për shenjat e mbinatyrshme nisën gradualisht t’ia linin vendin shpjegimeve shkencore.

Para

Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione

Pas

Pas 8 vitesh udhëtim epik, sonda hapësinore mbërrin në Mërkur: Do zbulojë misteret e planetit të ekstremeve

Nga Kategoria

Pas 8 vitesh udhëtim epik, sonda hapësinore mbërrin në Mërkur: Do zbulojë misteret e planetit të ekstremeve
Botë

Pas 8 vitesh udhëtim epik, sonda hapësinore mbërrin në Mërkur: Do zbulojë misteret e planetit të ekstremeve

21.11.2026
10.3k
Trump, Putin dhe Xi ‘ndajnë’ botën dhe shpërfillin Europën, Ukrainën dhe multilateralizmin
Botë

Trump, Putin dhe Xi ‘ndajnë’ botën dhe shpërfillin Europën, Ukrainën dhe multilateralizmin

19.11.2026
10.4k
Jeta merr një kthesë pozitive për këto tri shenja të zodiakut nga 22 nëntori
Show Bizz

Jeta merr një kthesë pozitive për këto tri shenja të zodiakut nga 22 nëntori

19.11.2026
10.4k
Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave
Botë

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson renditjen Evropiane të ACI EUROPE me 23.3% rritje të trafikut të pasagjerëve

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson renditjen Evropiane të ACI EUROPE me 23.3% rritje të trafikut të pasagjerëve

18.11.2026
10.4k
Nga Kurum te Albchrome, zbulohet bashkëpunimi 18-vjeçare mes Teuta Ustundag dhe Koray Zeytinoglu! Dokumentet dhe roli i tyre në kompanitë turke që bëjnë lëmsh vendin

Nga Kurum te Albchrome, zbulohet bashkëpunimi 18-vjeçare mes Teuta Ustundag dhe Koray Zeytinoglu! Dokumentet dhe roli i tyre në kompanitë turke që bëjnë lëmsh vendin

16.11.2026
10.4k
Fluturimet e paralizuara për 4 orë në qiellin amerikan: Sulm kibernetik apo teknologjia e viteve ’80 që nxori jashtë loje mijëra avionë?

Fluturimet e paralizuara për 4 orë në qiellin amerikan: Sulm kibernetik apo teknologjia e viteve ’80 që nxori jashtë loje mijëra avionë?

14.11.2026
10.4k
Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, në kërkim autori

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, në kërkim autori

14.11.2026
10.4k
Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

16.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.