E shtunë, 17 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Miratohet projekt ligji, njihet çdo ditë pune para ‘93 edhe nëse s’është e dokumentuar! 

Korrieri nga Korrieri
19.12.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Edhe një herë për PENSIONET. A mjafton rritja e premtuar e tetorit? Çfarë duhet të ndodhë me skemën aktuale? 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin që synon njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet bujqësore dhe ish-kooperativat bujqësore për llogaritjen e pensioneve në sistemin e sigurimeve shoqërore.

Tashmë, të gjitha vitet e punës përpara vitit 1993, do t’u njihen qytetarëve edhe nëse nuk janë të dokumentuara nëpër regjistrat shtetërorë. Janë 29.500 qytetarë që pritet të përfitojnë nga ky vendimi qeverisë, që tashmë do t’u njihen vitet e punës edhe përse nuk u rezultojnë të dokumentuara. 

Çfarë parashikon projektligji?

Projektligji përcakton disa kategori kryesore:

Punësimi në institucione shtetërore dhe ish-ndërmarrje shtetërore: Periudhat e punësimit nga mosha 18 vjeç deri në hyrjen në fuqi të ligjit për sigurimet shoqërore në vitin 1993, do të njihen si vite sigurimi.

Punësimi në ish-kooperativat bujqësore: Njihen periudhat e punësimit nga mosha 18 vjeç deri në hyrjen në fuqi të ligjit për tokën në vitin 1991.

Punësimi në ish-ndërmarrjet bujqësore: Njihen periudhat e punësimit deri në hyrjen në fuqi të vendimit për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore në vitin 1992.

Procedurat dhe kriteret

Njohja e këtyre periudhave do të bëhet sipas deklaratës së kërkuesit, me kusht që:

-Kërkuesi të ketë qenë me vendbanim në qytet ose fshat gjatë periudhës së deklaruar.

-Të mos ketë vuajtur dënim me heqje lirie gjatë periudhës përkatëse.

Gjithashtu, projektligji përfshin dispozita për rivlerësimin e pensioneve ekzistuese në rastet kur përfituesit deklarojnë periudha të tjera pune.

Qytetarët që tashmë po mbushin moshën e pensionit, por nuk iu rezultojnë vitet që kanë punuar përpara 93-shit, do t’u njihen periudhat e sigurimit pa pengesa procedurale. Ky hap sipas Ministrisë së Ekonomisë, shmang zvarritjen e qytetarëve në dyer të gjykatave, ku ata shkojnë për njohjen e viteve.

Nga këto ndryshime do të përfitojnë 7500 persona që kanë punuar në ish kooperativat bujqësore dhe 22 mijë persona që kanë punuar në ish ndërmarrjet bujqësore dhe ndërmarrje shtetërore. Vetëm për vitin e parë të hyrjes në fuqi të ligjit ministria thotë se kostoja në buxhet është 40 milionë lekë. /korrieri

Para

“Bëri zgjedhjet e gabuara”/ Flet për herë të parë ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut: Ajo u zhduk nga të gjithë…

Pas

5 vite ‘SPAK’! Dumani: Nuk ka të paprekshëm, 61 zyrtarë nën hetim për korrupsion 

Nga Kategoria

“Nuk gënjehemi më!”/ Nga protestat e verës te revolta studentore, Shqipëria kërkon ndryshim rrënjësor
Aktualitet

“Nuk gënjehemi më!”/ Nga protestat e verës te revolta studentore, Shqipëria kërkon ndryshim rrënjësor

17.10.2026
10.3k
Doktoresha Silvana Shametaj Ruli, letër ministres së Shëndetësisë: Mjeku nuk mund të jetë kurrë zgjatim i forcës policore!
Aktualitet

Doktoresha Silvana Shametaj Ruli, letër ministres së Shëndetësisë: Mjeku nuk mund të jetë kurrë zgjatim i forcës policore!

17.10.2026
10.3k
“Nuk duhen fajësuar ‘duart e huaja’ për trazirat”, analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita nuk bind
Aktualitet

“Nuk duhen fajësuar ‘duart e huaja’ për trazirat”, analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita nuk bind

17.10.2026
10.3k
Skenë lufte pranë Kryeministrisë, përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve
Aktualitet

Skenë lufte pranë Kryeministrisë, përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve

17.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Reuters për protestën në Tiranë: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës

Reuters për protestën në Tiranë: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës

15.10.2026
10.4k
Plagosja në restorantin në Sauk, 19-vjeçari i kërkuar për tentativë vrasje kapet në Greqi

Plagosja në restorantin në Sauk, 19-vjeçari i kërkuar për tentativë vrasje kapet në Greqi

12.10.2026
10.4k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Euro arrin minimum të ri poshtë 91.3 lekëve

15.10.2026
10.4k
Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

14.10.2026
10.4k
Doktoresha Silvana Shametaj Ruli, letër ministres së Shëndetësisë: Mjeku nuk mund të jetë kurrë zgjatim i forcës policore!

Doktoresha Silvana Shametaj Ruli, letër ministres së Shëndetësisë: Mjeku nuk mund të jetë kurrë zgjatim i forcës policore!

17.10.2026
10.3k
Mesazhi i 22-vjeçares: Balluku dhe politikanët me vila dhe apartamente, unë jetoj në konvikt

Mesazhi i 22-vjeçares: Balluku dhe politikanët me vila dhe apartamente, unë jetoj në konvikt

15.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Nafta është kthyer në luks për shqiptarët/ Paguajmë 7 herë më shumë se holandezët dhe 2 herë më shumë se rajoni

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

10.10.2026
10.4k
Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

16.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes shkaktoi aksident nën efektin e alkoolit sipas Policisë

Si doli Martin Mane nga qelia pas aksidentit, policia: Shkaktoi aksident nën ndikimin e alkoolit. Gazetarja Klodiana Lala zbulon detajet

17.01.2025
10.5k
Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

14.10.2026
10.4k
Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

17.10.2026
10.4k
Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

15.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.