E shtunë, 17 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

EMRI/ Kush është i “forti i Vlorës” që i çuan tritolin me dron në Tiranë

Korrieri nga Korrieri
23.12.2024
në Aktualitet, Slider
A A
EMRI/ Kush është i “forti i Vlorës” që i çuan tritolin me dron në Tiranë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Mbrëmja e djeshme në Tiranë u trondit nga një shpërthim tritoli! Një sasi tritoli shpërtheu në ballkonin e katit të 9 të një apartamenti në Tiranë.

Policia e Shtetit ka bërë me dije se apartamenti ishte në pronësi të Albert Thomas, por i ishte lëshuar me qira Elena Arzas. Por duket se nuk ishte vetëm Arza, ajo që frekuentonte apartamentin e lënë me qera. Banesa në Tiranë në rrugën “Sadik Petrela” frekuentohej nga i “forti” i Vlorës, Bernard Sinomati. Ky detaj u zbulua pasi në apartament  janë gjetur sendet personale, dokumentet dhe portofoli i Bernard Sinomatit.

Dyshohet që Sinomati dhe bashkëjetuesja e tij, Elena Arza kanë qenë në banesë në momentin kur ka ndodhur shpërthimi dhe më pas janë larguar me shpejtësi, por deri më tani, asnjë prej tyre nuk është gjetur për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. Shërbimet e Policisë, me ndihmën e forcave zjarrëfikëse, hapën me forcë derën pasi në banesë nuk kishte njeri, ku edhe konstatuan të dëmtuar nga lënda plasëse, xhamin dhe vetratën e ballkonit. Mesa duket, fatmirësisht nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Nisur nga rrethanat e ngjarjes, tritoli ka shpërthyer në katin e 9, hetuesit kanë ngritur dyshime se për hedhjen e eksplozivit në ballkon është përdorur një dron. 

Por kush është Bernard Sinomati?

I riu nga Vlora është një emër shumë i njohur për Policinë e Shtetit, pasi është i arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje, por edhe i dënuar në Belgjikë për trafik droge. Emri i tij u rishfaq në vitin 2022, kur i vendosën tritol mjetit të tij që ishte parkuar pranë një poliklinike të qytetit të Vlorës. Gati një vit më parë, Sinomatit iu vra nipi, Gëzim Sinomati. “Probleme” me ligjin ka edhe vëllai i tij Sokol Sinomati. Emri i tij është bërë i njohur që kur iu bashkua grupit të Gazment Brakës, të njohur gjerësisht si “Gaxhai” e që sot ndodhet pas hekurave, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Të qëndruarit në një rreth të tillë, e përfshiu Sinomatin në ngjarje të rënda kriminale, si vrasje, grabitje, plagosje e rrëmbime. Në vitin 2000, në moshën 27-vjeçare, Sokol Sinomati i njohur dhe me nofkën “Buzderri” tronditi qytetin e Vlorës, duke qëlluar me breshëri automatiku ndaj Sokol Nuhos. Më 26 qershor të vitit 2002, Armando Sulejmani, i njohur si Çipuri dhe Sokol Sinomati i bënë pritë Elton Tatos dhe Robert Borakut. Sinomati u vendos në burgun e Peqinit nga ku u arratis në vitin 2017. Ai mori leje për të dalë disa ditë nga burgu, dhe më pas në rrethana që nuk sqarohen as sot e kësaj dite u largua jashtë Shqipërie bashkë me të vëllanë Bernard Sinomati e të birin që ishte adoleshent në atë kohë, Gëzim Sinomati.

Në fund të vitit 2022, ai u ekstradua në Tiranë, për ngjarjen e regjistruar në vitin 2002 në Skelë, ku i vrarë mbeti Tato. Ndërkohë që këtë vit përfundoi dënimin, Sinomati u ekstradua në Itali për të përfunduar një dënim në shtetin fqinj. Ndërkohë që pas të birit, duket se në shënjestër të kundërtarëve është edhe i vëllai i tij. Tashmë, për ta ka edhe një tjetër dosje në Polici. /korrieri

Para

Kujdes ngricat dhe dëborën! Zonat që preken, moti sot në Shqipëri

Pas

Nuk i shkon mendja as djallit, si e mashtruan shtetin grek dy kompani shqiptare

Nga Kategoria

Përfundoi në Lanë gjatë protestës, Klevis Balliu akuzon policinë: Ishte skenar i organizuar për të më larguar
Aktualitet

Përfundoi në Lanë gjatë protestës, Klevis Balliu akuzon policinë: Ishte skenar i organizuar për të më larguar

17.10.2026
10.4k
U përplas dhunshëm në tokë nga polici gjatë protestës, motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore
Aktualitet

AMP: Po verifikojmë çdo rast të dyshuar për shkelje ligjore nga punonjësit e policisë gjatë protestave

17.10.2026
10.3k
Ambasada Britanike reagon për protestën në Tiranë: Dhuna nuk justifikohet, palët të ulin tensionet
Aktualitet

Kur tronditet rendi, prona nuk duhet të jetë viktima

17.10.2026
10.4k
U përplas dhunshëm në tokë nga polici gjatë protestës, motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore
Aktualitet

U përplas dhunshëm në tokë nga polici gjatë protestës, motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore

17.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ervin Demo sheh vetëm policët e dhunuar, por jo studentët që u përballën me dhunën e policisë

Ervin Demo sheh vetëm policët e dhunuar, por jo studentët që u përballën me dhunën e policisë

13.10.2026
10.4k
2 ditë Tirana në kaos, Rama-studentëve: Ulemi të flasim…orët e vështira do t’i kalojmë bashkë

2 ditë Tirana në kaos, Rama-studentëve: Ulemi të flasim…orët e vështira do t’i kalojmë bashkë

15.10.2026
10.4k
Spiropali i kërkon Ramës të mbledhë strukturat e PS dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme

Spiropali i kërkon Ramës të mbledhë strukturat e PS dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme

16.10.2026
10.4k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

12.10.2026
10.4k
Mesazhi i 22-vjeçares: Balluku dhe politikanët me vila dhe apartamente, unë jetoj në konvikt

Mesazhi i 22-vjeçares: Balluku dhe politikanët me vila dhe apartamente, unë jetoj në konvikt

15.10.2026
10.4k
Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

15.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Nafta është kthyer në luks për shqiptarët/ Paguajmë 7 herë më shumë se holandezët dhe 2 herë më shumë se rajoni

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

10.10.2026
10.4k
Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

16.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes shkaktoi aksident nën efektin e alkoolit sipas Policisë

Si doli Martin Mane nga qelia pas aksidentit, policia: Shkaktoi aksident nën ndikimin e alkoolit. Gazetarja Klodiana Lala zbulon detajet

17.01.2025
10.5k
Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

14.10.2026
10.4k
Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

17.10.2026
10.4k
Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

15.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.