E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Nadir Çausholli mashtron sërish, pas CFO Pharma përjashtohet nga tenderët edhe kompania Green Line

Korrieri nga Korrieri
25.12.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Nga burgu për mashtrim te autobusët e Tiranës Green Line , akrobacitë e famozit Nadir Causholli dhe CFO Pharma
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Nadir Çausholli mashtron sërish, pas CFO Pharma përjashtohet nga tenderët edhe kompania Green Line

pjesë në tendera për 6 muaj, pasi “ka keqinformuar autoritetet për qëllime kualifikimi”.

Kjo është goditja e dytë ndaj shoqërive të biznesmenit Çaushollit brenda pak muajve. Në Korrik të vitit 2024, kompania bazë e tij, “CFO Pharma” u përjashtua po me 6 muaj nga pjesëmarrja në tendera publikë, edhe në atë rast për “keqinformim për qëllime kualifikimi”.

Nadir Çausholli mashtron sërish, pas CFO Pharma përjashtohet nga tenderët edhe kompania Green Line

Në gusht të këtij viti, kompania shtetërore e naftës, “Albpetrol” sha, shpall tenderin me objekt “Shërbim për transportin e punonjësve të Shoqërisë (QPN Gorisht + V.B. CakranMollaj)” me fond limit 12.974.917 lekë të reja.

Rezulton se në këtë procedurë kanë marrë pjesë kompania “Green Line” në pronësi të Çaushollit dhe një shoqëri tjetër. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i skualifikon të dy pjesëmarrësit në garë, për mosplotësim kriteresh.

Sipas dokumentave zyrtare, kompania “Green Line” u përjashtua bazuar në nenin 76 të ligjit “Për prokurimet publike”, i cili parashikon ndër të tjera se skualifikohet nga procedura tenderuese “operatori ekonomik ka në cilësinë e … drejtues ose mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak…. persona të cilët janë /kanë qenë në këtë cilësi në një operator ekonomik të përjashtuar nga e drejta për të përfituar fonde publike, me vendim të Agjencisë së Prokurimit Publik, gjatë kohës që ky vendim është në fuqi”.

“Albpetrol” konstatoi se ortaku i shoqërisë pjesëmarrëse në tenderin e saj, “Green Line”, Nadir Çausholli, ishte njëkohësisht edhe ortak i “CFO Pharma”, e cila në të njëjtën kohë ishte e përjashtuar nga pjesëmarrja në tendera me vendim të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP).

Shoqëria “Green Line” nuk ishte dakord me vendim e “Albpetrol-it” për skualifikimin nga tenderi dhe ankohet pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).

Me vendimin nr. 1422/2024, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të mos pranojë ankimin e “Green Line” për skualifikimin nga tenderi.

Në vendim thuhet se autoriteti publik “Albpetrol” ka zbatuar me korrektësi kërkesat e ligjit të Prokurimeve Publike për përjashtimin e “Green Line” nga konkurimi.

Gjithashtu, KPP konstaton se “Green Line”, në dokumentat e dorëzuar pranë këtij institucioni, nuk ka plotësuar saktë formularin, në të cilin kërkohet nga kompanitë ankimuese të vetëdeklarohen se aksionerët apo ortakët e saj nuk kanë të njëjtën cilësi në shoqëri të tjera që janë përjashtuar nga tenderat.

Sipas KPP-së, “ditën e paraqitjes së ankesës pranë autoritetit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik, aksioneri z. Nadir Çausholli, rezulton të jetë aksioner i vetëm edhe tek operatori ekonomik “CFO Pharme” shpk, operator ky i përjashtuar nga e drejta për të fituar kontrata publike”.

Në foto: Pjesë nga vendimi i KPP-së

Bazuar në këtë situatë, KPP, krahas refuzimit të ankimit, “i propozon Agjencisë së Prokurimit Publik të nisë hetimin administrativ në lidhje me deklarimin e rremë në formularin përmbledhës të vetëdeklarimit të paraqitur nga operatori ekonomik ‘Green Line’”.

Në foto: Vendimi i KPP-së për mospranimin e ankimit të “Green Line”

Bazuar në këtë propozim, APP kreu verifikimin administrativ dhe, me vendimin nr. 118, dt.18.12.2024, vendosi “përjashtimin e operatorit ‘Green Line’ nga e drejta për të fituar kontrata publike për 6 muaj”.

Etiketat: cfo pharmagreen linenadir causholli
Para

Tigra dhe luanë, trendi i bosëve të krimit shqiptar po infekton Ballkanin

Pas

Tragjedi ajrore, vdesin dhjetëra persona pas rrëzimit të avionit

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

11.11.2026
10.4k
Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai: “Napoleoni” shqiptar, Denis Matoshi dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai: “Napoleoni” shqiptar, Denis Matoshi dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

13.11.2026
10.4k
Video/ Nga ndjekja në mes të rrugës duke qëlluar me armë, te përplasja e makinës së “rivalit”: 15 vite burg për shqiptarin në Angli!

Video/ Nga ndjekja në mes të rrugës duke qëlluar me armë, te përplasja e makinës së “rivalit”: 15 vite burg për shqiptarin në Angli!

13.11.2026
10.4k
A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

11.11.2026
10.4k
Zhvatën 50 milionë euro me call center, lirohet nga qelia anëtari i grupit të Amant Josifit!

Zhvatën 50 milionë euro me call center, lirohet nga qelia anëtari i grupit të Amant Josifit!

10.11.2026
10.4k
Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

12.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.