E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

KRIMINALE/ KURUM eksportoi prej vitesh mbetje toksike por dikush heshti, dalin “letrat”

Korrieri nga Korrieri
26.12.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Dosja KURUM / Nga skandali i mashtrimit të bankave te mbetjet toksike dhe helmimi i Shqipërisë, Asmet Kurum , biznesmen apo dallaveraxhi ? 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

KRIMINALE/ KURUM eksportoi prej vitesh mbetje toksike por dikush heshti, dalin “letrat”

Inside Story ka publikuar një tjetër dokument ku bëhet me dije se akuzat për marrëdhënien tregtare të dyshimtë ndërmjet familjes Sokolaj dhe Kurum International datojnë shumë herët.

Sërish flitet për eksport mbetjesh të gjeneruara nga Metalurgjiku.

Këto transferime të paligjshme nisin që në vitin 2018 referuar një vendimi gjykate që zbulon aktivitetin.

DOKUMENTI/ Gjurma e parë e eksportit të mbetjeve të rrezikshme

Ky vendim, duket se nuk ka rënë në dorë të AKM që na informoi se ngarkesa e parë u transferua në vitin 2020.

Pra, shteti nuk është koordinuar për të zbuluar të plotë të vërtetën. Madje, të dhënat nuk i janë servirur të plota pas skandalit të fundit.

Subjekti Kurm International sh.a nuk ka vënë në dispozicion formularët e transferimit të mbetjeve që ka kryer me subjektin Sokolaj SH.P.K.

DOKUMENTI/ Gjurma e parë e eksportit të mbetjeve të rrezikshme

Pra, nuk dihet se ku kanë përfunduar mbetjet e rrezikshme. Nëse nuk janë eksportuar, atëherë mund të jenë hedhur diku në mjedis.

Bashkim Tereziu, ortaku i vetëm i shoqërisë Albania Trans Internacional ka akuzuar për mashtrim kompaninë e Gjovana Sokolajt dhe një kompani turke.

Shoqëria e drejtuar nga Tereziu lidhi një kontratë me shoqërinë turke Ferroex Madencilik VE për shitjen e 3000 ton pluhur zinku. Këtë sasi, kompania Albania Trans e ka blerë te Kurum, si kompania e vetme në Shqipëri që e ofron një shërbim të tillë. Gjithçka është realizuar me dokumente, madje dhe me raportin e analizës së mallit me datë 23 06 2018. Malli rezulton se ka 0% lagështirë.

Kompania ATI ka tërhequr 2763 ton pluhur zinku që janë marrë dhe ngarkuar në portin e Durrësit nga shoqëria Ferroex. Sipas kontratës, duhej ti dërgoheshin në një rrugë të dytë edhe 264 ton.

Turqit kërkuan që pjesën tjetër të mallit të mbetur, ta depozitonin dhe ta magazinonin në Fllakë të Durrësit, te shoqëria SCHOLZ.

Ngarkesa prej 264 ton duhej të rrinte e magazinuar deri në momentin që të merrej me anije nga kompania Ferroex.

Gjatë kësaj periudhe, Fabian Tereziu, djali i pronarit të kompanisë ATI është informur se ngarkesa e 264 tonëve po transportohej drejt Portit të Durrësit, ndërkohë që pronari i mallit nuk ishte i informuar për lëvizjen, as nuk kishte marrë pagesën për mallin e depozituar.

Sipas marrëveshjes, ngarkesa prej 254 ton pluhur zinku në pronësi të shoqërisë ATI e depozituar pranë ambienteve të shoqërisë SCHOLZ, duhet të rrinte aty deri sa të merrej me anije nga shoqëria Ferroex, sipas kontratës, pasi të bëhej edhe pagesa.

Fabian Tereziu ka mësuar në port se mbetjet ishin ngarkuar nga kompania shqiptare FLORESTER METALIK SHPK. Bazuar te ekstrakti i QKB-së kjo kompani drejtohej nga Gjovana Sokolaj që administron 50% të aksioneve, ndërsa gjysma tjetër rezulton nën emrin e turkut Serdar Can Hakliol. Pra, emri i këti jshtetasi turk i afërt me Kurum rishfaqet në ortakëri me Sokolaj.

Sipas informacionit të siguruar në port, Fabian Tereziu ka mësuar se shoqëria Florester kishte paraqitur deklaratën doganore të eksportit të 800 tonve pluhur zinku. Shoqëria Florester ka blerë nga Kurum sasinë prej 498 tonësh, ndërkohë Tereziu ka dyshuar se sasinë tjetër e ka marrë nga pluhuri i zinkut të magazinuar nga shoqëria SCHOLZ.

Kjo është një tjetër kompani nën zotërimin e familjes Sokolaj me Gjovana Sokolajn që rezulton në QKB me 25% të aksioneve, ndërsa 25% të tjera zotërohen nga Doni Sokolaj.

Pra, pretendohet se malli i depozituar nga njëra prej shoqërive të familjes Sokolaj është shitur nga një kompani e tyre pa miratimin e familjes Tereziu.

Ngarkesa është përvetësuar me justifikimin se lënda e blerë kishte lagështi.

Një lëvizje e tillë është bërë sepse sipas pretendimeve të turkut Ahmet Ozgultekin, malli prej 2763 ton pluhur zinku i marrë nga kompania ATI ka rezultuar me 16.77% lagështirë. Por, dokumentet paraprake tregonin se në fakt lagështia ishte 0 %.

Në këtë formë, ai i ka dhënë të drejtën vetes mbi mallin e depozituar në kompaninë SCHOLZ. Ai më pas ka arritur marrëveshjen për t’ia shitur Gjovana Sokolajt, që pretendon se është bërë pronare e mallit pa kryer asnjë pagesë.
Gjovana Sokolaj, më datë 18.08.2018, pra 8 ditë pasi ble në mënyrë fiktive 264 ton zink nga shoqëria Turke Ferroex, me çmimin 76 dollar/ton, i shet po kësaj shoqërie zink me çmim 83 dollar/ton, jashtë çdo lloj logjike ekonomike.
Padia e ngritur për mashtrim nga ATI me pronar Bashkim Tereziun është pushuar, pasi Gjykata e Rrethit Durrës ka pranuar pretencën e Prokurorisë që nuk e konsideron si një fakt, apo vepër penale.

Pavarësisht biznesit të dyshimtë ndërmjet Sokolajt dhe kompanisë turke, në rastin e pretenduar nga familja Tereziu ia kanë dalë mbanë të evitojnë problemet e mundshme ligjore.

Pavarësisht kësaj, ajo cfarë lidhet me historinë tonë dhe ngarkesën drejt Tajlandës është fakti që Sokolaj shpk, ndërmjet kompanisë kryesore, apo kompanive të tjera që administrohen prej tyre kanë një histori të hershme tregtare me Kurum për transportin e mbetjeve të rezikshme.

Në rastin e kësaj padie mashtrimi, bëhet me dije nga detajet e dosjes, se marrëdhëniet tregtare ndërmjet këtij firmave kanë nisur të jenë në lupën e drejtësisë që në 2018./Inside Story 

Para

Tragjedia ajrore, dyshohet se avioni i rrëzua nga raketa ruse

Pas

U kap në “shtëpi bari”, dënohet me 3 vite burg shqiptari në Angli 

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.