E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

SKEMA/ Si doli Martin Mane nga burgu , minutat që sollën fatkeqësinë për policin e gjorë

Korrieri nga Korrieri
17.01.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

TIRANE- Azbi Spahiu, 57 vjeç, baba i dy fëmijëve, me status Oficer i Policisë Gjyqësore vendosi të hidhej nga kati i 11 i një pallati që nuk banohej prej tij, ku për fat të mirë disa tela interneti që e ndaluan i shpëtuan jetën. Sot ai ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Versus.al shkoi ditën e djeshme për të kontaktuar familjarët e efektivit, por askush nuk pranon të flasë. Kolegët e tij, kokëulur dhe jashtë dëshirës për të folur publikisht tregojnë se arsyet që e çuan Azbiun drejt aktit fatal, janë të ngjashme me të shumë policëve të tjerë, që këto drama i jetojnë përditë, edhe pse pa dëshirën e tyre.

Efektiv model, i diplomuar si inxhinier, baba dhe qytetar babaxhan për të gjithë ata që njihnin, Azbiu nuk e kishte menduar kurrë se karriera në Polici do ti rrezikohej deri më 12 janar, kur fati e vuri përballë djalit të njeriut më të pasur në Shqipëri.

Azbi Spahiu ndodhej në turnin e natës në Policinë Rrugore, kur patrulla shoqëroi djalin e Samir Manes, Martin Mane, pasi kishte kundërshtuar të kryente testin e alkoolit dhe kishte përplasur dy motora dhe ishte larguar nga vendi i aksidentit.

Versus mësoi se pas refuzimit të Martin Manes për të kryer testin e alkoolit, Azbi Spahiu dhe kolegët e tij vazhduan me marrjen e kampionëve të gjakut për të kryer testin dhe rezultati ishte se Martin Mane ishte i dehur.

Fill pas aksidentit ai u largua nga vendngjarja, ndërkohë që burime për Versus sqarojnë se Mane ka deklaruar se ishte duke dërguar të fejuarën në banesë dhe më pas do të rikthehej në vendin ku kreu aksidentin.

Por procedura dhe ligjet shqiptare, parashikojnë se largimi nga vendi i aksidentit për tu shmangur nga përgjegjësia penale dënohet me burg deri në 1 vit.

Martin Mane nuk u rikthye në vendin e aksidentit. Ai u gjet në kryqëzimin e “Luigj Gurakuqi” pasi shërbimet e Policisë ishin vënë në ndjekje të tij pa e ditur ende se brenda asaj makine ndodhej djali i njeriut më të pushtetshëm në Shqipëri.

Por pavarësisht se kampionët i rezultuan se ishte i dehur, prokurori i kësaj çështje është treguar bujar duke e liruar në vend Manen dhe duke e cilësuar arrestin të jashtëligjshëm, edhe pse askush nuk mund të flasë me siguri se çfarë do të ndodhte nëse në vend të tij do të ishte një qytetar i zakonshëm.

Ishte ky momenti kur ndryshoi njëherë e mirë edhe jeta e 57-vjeçarit.

Zyrtarisht, asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk jep asnjë sqarim.

Versus iu drejtua me shkrim Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikqyrjes Policore dhe zyrës së Shtypit në PSh.

Këto organe që paguhen nga taksapaguesit për të bërë transparencë, në një rast kaq delikat hezitojnë të përgjigjen pasi ‘fajtori’ në këtë rast nuk mund të jetë Azbi Spahiu.

Ai ndodhet në spital dhe arsyet pse u hodh janë të pasqaruara.

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi dje në TPZ se ekzistojnë komunikime të Azbi Spahiut me djalin e tij para se të kërkonte ti jepte fund jetës, ku në disa mesazhe ai deklaron se po i shkatërrohej karriera dhe se AMP e kishte thirrur se përse e kishte arrestuar Martin Manen.

“Azbi Spahiu është thirrur nga zyrtarë të AMP dhe i është kërkuar llogari pse është bërë. Gjendur në kushte presioni ai i ka shkruar të birit, duke thënë se po i shkatërronin karrierën me lojëra, dhe pastaj është hedhur nga lartësia. Është një çështje që duhet hetuar. Nëse Martin Mane është arrestuar dhe ka qenë nën efektin e alkoolit duhej bërë testi i alkoolit dhe të mbahej përgjegjësi. Nëse Martin Mane është arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe vetëm se është djali i biznesmenit, atëherë mund të ngremë dyshime se ndoshta struktura bën shantazh. Në të dyja drejtimet po ta kapim, duhet një hetim. Sot jam në krahun e Azbiut sepse ai është hallka më e dobët, ku është tentuar të shkarkohet e gjithë përgjegjësia. Nëse është arrestuar dhe është favorizuar ka nevojë për hetim. Nëse është arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe është tentuar sulm ndaj Samir Manes, duhet sërish hetim. Heshtja e insitucioneve më bën të dyshoj se nuk është një situatë bardhë e zi. AMP nuk ka asnjë hetim penal në lidhje me këtë situatë.”-deklaroi Lala.

I njëjti version konfirmohet nga burime të Versus, që shtojnë se ai është thirrur nga zyrtarë të AMP, e se po të njëjtët zyrtarë kanë ndërhyrë që Martin Mane të mos arrestohej.

Sot e gjithë shoqëria është në pritje të një sqarimi. Edhe pse e gjithë skena mediatike e vendit ka ndërtuar një fasadë se kjo ngjarje nuk ekziston, mijëra shqiptarë në rrjetet sociale duan të dinë se përse Azbi Spahiu u hodh nga kati i 11-të.

Ku lidhen ngjarjet me njëra tjetrën? Kush ishte zyrtari i AMP që ndërhyri për të mos u arrestuar Martin Mane e më pas nisi verifikimet për Azbi Spahiun dhe se a ishte tejkaluar kompetenca prej tij?

Po Policia e Shtetit? Çfarë qëndrimi ka drejtori i ri i Policisë për këtë ngjarje, a e shikon ai arrestin e Manes si të ligjshëm apo si një tejkalim të kompetencave?

Kush gaboi? Gaboi polici që e ndaloi dhe ai rezultoi i dehur, apo gabuan hallkat sipër tij që e udhëzuan dhe më pas e lanë vetëm në zyrat e AMP?

Këto pyetje pa përgjigje iu janë të gjitha institucioneve përgjegjëse që njësoj si Martin Mane, kanë alergji por jo nga testi i alkoolit por nga transparenca dhe llogaridhënia.

Ky rast, cilido të jetë rezultati i hetimit, nëse do të ketë, duhet të ketë edhe përgjegjës që duhet të dalin përpara ligjit. A ka patur ushtrim të ndikimit të paligjshëm mbi efektivët e Policisë Rrugore? Nëse po, nga kush dhe përse?

Djem të pasur që kërkojnë të lirohen sa herë arrestohen ka patur dhe do të ketë gjithmonë, polici pa integritet dhe të përçarë për interesa meskine nuk duhet të ketë dhe shoqëria nuk mundet më që ti pranojë.

Etiketat: martin manesamir mane
Para

Aksident i rëndë në Berat/ Makina përplas 30-vjeçaren bashkë me fëmijën 2 vjeç, ndërron jetë nëna

Pas

Prej 2 javësh e shtruar në spitalin psikiatrik të New York-ut, Parashqevi Simaku pranon të kurohet!

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

01.10.2026
10.4k
Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

03.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.3k
SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.