E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e Beqajt për përjashtimin e gjyqtares, anëtarët e “grupit kriminal” duan gjykim të shkurtuar

Korrieri nga Korrieri
23.01.2025
në Aktualitet
A A
Rrëzohet kërkesa e Beqajt për përjashtimin e gjyqtares, anëtarët e “grupit kriminal” duan gjykim të shkurtuar
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga çështja e aferës së sterilizmit, pasi kjo e fundit iu rëndoi akuzat të pandehurve me veprën penale vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Beqaj pretendonte se gjyqtarja Davidhi nuk ka pranuar të japë një vendim të arsyetuar për rëndimin e akuzës ndaj tij, por megjithatë, kërkesa e Beqajt është rrëzuar.

Burime bëjnë me dije se Ilir Beqaj ka kërkuar gjykim të zakonshëm duke pretenduar se gjatë procesit do ta rrëzoje këtë akuzë. Ish-ministri në seancës e sotme gjyqësore është shprehur se akuza ndaj tij është tendecioze, ndërsa ai nuk do të bie pre e presionit për të kërkuar gjykim të shkurtuar.

Ndërkohë, Gjykata është tërhequr për të marrë një vendim mbi dy të pandehurit e tjerë, ish zëvendësministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, të cilët kanë bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar.

Kujtojmë se akuza e shtuar nga gjyqtarja Davidhi është një akuzë më e rëndë nga ajo që kishte ngritur SPAK në përfundim të hetimeve paraprake dhe dërgimit të dosjes për gjykim. SPAK e akuzonte Beqajn vetëm për veprën penale “shpërdorim detyre”, ndërsa Rjepajt dhe Rrapajt dosja kishte akuzën e “mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim”. Gjyqtarja Flojera Davidhi do të vendosë dhe nëse do e dërgojë dosjen për gjykim ose jo.

Hetimet gati 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanisë së Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini. Referuar hetimeve, vlera e koncesionit që llogaritet rreth 100 milionë euro, është fryrë fiktivisht dhe dhjetëra milionë euro. Para që deri më tani, prokuroria nuk e ka zbuluar se në xhepat e kujt kanë shkuar.

Në lidhje me këtë dosje, SPAK lëshoi urdhër-arreste vetëm Klodjan Rrjepajn dhe Ilir Rrapajn në Gushtin e vitit të kaluar, por Ilir Beqaj u arrestua më vonë. Ai u vu në pranga në fillim të muajit korrik në lidhje me abuzimin me fondet e Bashkimit Europian gjatë kohës që ish-ministri drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Beqaj dyshohet se përmes njerëzve të besuar ka ndërtuar një skemë për të përfituar shuma të mëdha parash duke lëshuar fatura fiktive për shërbime të pakryera, të lëshuara nga biznese të ndryshme në Tiranë.

Gjithashtu, ai akuzohet edhe për fshehje pasurie, pasi dyshohet se është pronari “faktik” i restorantit “Gzona” tek Kalaja e Tiranës, si dhe i një automjeti që e ka në emër të bashkëpunëtorit të tij, po ashtu në burg, Ermal Kurtulaj. /korrieri

Para

E rëndë/ Një person gjendet i vdekur në një karburant, ja dyshimet e para

Pas

Jala në duart e njerëzve të partisë, si përfitoi Alban Xhillari i Folie Marine mbi 200 000 metër katrorë tokë në perlën e bregdetit

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

29.09.2026
10.4k
“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

03.10.2026
10.3k
Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

05.10.2026
10.3k
“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën

“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën

29.09.2026
10.4k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.