E enjte, 15 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Me një qese plehrash në dorë! Si u arratis nga burgu “Akili”, SKEMA e përsosur që thuri i “forti i Durrësit”

Korrieri nga Korrieri
24.01.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Me një qese plehrash në dorë! Si u arratis nga burgu “Akili”, SKEMA e përsosur që thuri i “forti i Durrësit”
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Me një qese plehrash në dorë, Xhevdet Plaku është arratisur nga burgu Barcaglione në Itali. 44-vjeçari është një person i njohur për drejtësinë shqiptare dhe italiane, pasi është autori i dy vrasjeve Sali Rapit dhe Saimir Sinës. Për Plakun, janë thurur plane për ta ekzekutuar nga Rexhep Arapi, ku u përfshi edhe ish-shefi i Komisariatit të Shijakut, Dedan Gjoni. Mediat italiane e përshkruajnë arratisjen e tij të zhvilluar në heshtje, pa spektakël, por të studiuar mirë dhe me përpikmëri. Prej ditës së djeshme autoritetet italiane kanë kryer kontrolle në të gjitha zonat pranë burgut, por asnjë gjurmë nga Plaku.

Plakut i kishin mbetur dhe pak muaj nga dënimi i tij. Sipas ligjeve italiane, tre muaj më parë atij iu lejua që të punojë në burg, por pa një shoqërues, kjo ishte një mundësi që 44-vjeçari e shfrytëzoi për t’u arratisur. Në mëngjesin e së enjtes, rreth orës 8.30, ai ka dalë për të zbrazur koshat. Një rutinë e përditshme, por që u kthye në një arratisje, deri tani, perfekte.

Në orën 11.30, kur oficerët e burgut kanë kryer kontrollet rituale, Plaku nuk i është përgjigjur thirrjes. Më pas alarmi u ngrit menjëherë për arratisjen e tij. Zona përreth Barcaglione është e madhe, e përbërë nga fusha dhe shtëpi fermash të vjetra të braktisura. Por është si të kërkosh një gjilpërë në një kashtë dhe ai tashmë është zhdukur.

Por kush është Xhevdet Plaku?

Xhevdet Plaku është i njohur me nofkën “Akili” dhe ka qenë shënjestra e Rexhep Arapit për ta ekzekutuar. Plaku, ka plot 25 identitete të ndryshme dhe për eliminimin e tij ka ndërhyrë edhe ish-shefi i Komisariatit të Shijakut, Dedan Gjoni. Por ende nuk dihet se përse donte “Kap Arapi” që të eliminonte Plakun, i cili cilësohet si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilin e drejtonte nga Amsterdami. Për këtë atentat të thurur “Kep Arapi” u dënua me 5 vite burg nga Gjykata e Posaçme. Bashkë më të është dënuar me 4.8 vite burg edhe Dedan Gjoni, pasi dyshohet se nxorri në pritë Plakun për ta ekzekutuar. Po me 4.8 vite u dënuan edhe Algert Rapi dhe Dejvi Gjermëni.

Plaku është një emër i njohur në botën e krimit, përveç atë të trafikut të drogës por edhe për dy vrasje. Në vitin 2000 ai ekzekutoi Sali Rapin në Borghetto Santo Spirito, në zonën e Savonës: një ekzekutim gjakftohtë, ku ai e qëlloi në kokë për larje hesapesh mes bandave kriminale. E dyta, ndodhi në Durrës në vitin 2004, ku shënjestra ishte Saimir Sina. Ndryshe nga vrasja e Rapit, Sinën ai e ekzekutoi për t’u hakmarrë për të dashurën e tij, e cila u prostitua nga viktima. Vrasja ndodhi në lagjen Nr.15, në zonën e Spitallës, e gjitha pasi Sina duke e ditur se Plaku kishte të dashur shtetasen Nertila K., e duke përfituar dhe nga njohja personale me këtë vajzë, i kishte propozuar për ta çuar në mënyrë ilegale në Itali, me qëllim për ta bashkuar me të./korrieri

Para

Tërmet në Shkodër, ja sa ishte magnituda

Pas

Lulzim Basha “blen” një parti dhe i ndryshon emrin, ja me cilën do regjistrohet në zgjedhje (Dokumenti)

Nga Kategoria

Rakip Suli i Kamzës fuqizon zyrën e propagandës, tender për pajisje audio-video moderne!
Aktualitet

Rakip Suli si zëdhënës i Kumbaros: Shkollat e Kamzës janë në mësim, i kemi të gjitha falë Edi Ramës

15.10.2026
10.3k
Dita e tretë e protestës, gjimnazistët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe mblidhen para Parlamentit
Aktualitet

Dita e tretë e protestës, gjimnazistët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe mblidhen para Parlamentit

15.10.2026
10.4k
Gjimnazistë e Tiranës nisin tensionet, djegin koshat e mbeturinave, nxënësit e ‘Petro Ninit’ përplasen me Policinë
Aktualitet

Gjimnazistë e Tiranës nisin tensionet, djegin koshat e mbeturinave, nxënësit e ‘Petro Ninit’ përplasen me Policinë

15.10.2026
10.4k
2 ditë Tirana në kaos, Rama-studentëve: Ulemi të flasim…orët e vështira do t’i kalojmë bashkë
Aktualitet

2 ditë Tirana në kaos, Rama-studentëve: Ulemi të flasim…orët e vështira do t’i kalojmë bashkë

15.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Investigimi i Financial Times: Si u rrëzua ish-shefi i shërbimit sekret të Gjermanisë

Investigimi i Financial Times: Si u rrëzua ish-shefi i shërbimit sekret të Gjermanisë

12.10.2026
10.4k
Europa përgatitet për skenarin më të keq, një sulm hibrid me shumë viktima

Europa përgatitet për skenarin më të keq, një sulm hibrid me shumë viktima

09.10.2026
10.4k
Tre orë përplasje para Ministrisë së Arsimit, studentët vijojnë protestën, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Këshilltari socialist sulmon protestuesit: Fundërrina që kërkojnë destabilitetin e vendit

14.10.2026
10.4k
Protesta para Ministrisë së Arsimit, 16 të arrestuar!

Protesta para Ministrisë së Arsimit, 16 të arrestuar!

14.10.2026
10.4k
Identifikohen viktimat në Gjilan, biznesmeni vrau gruan dhe kunatin e tij (mister motivi i krimit të rëndë)

Identifikohen viktimat në Gjilan, biznesmeni vrau gruan dhe kunatin e tij (mister motivi i krimit të rëndë)

10.10.2026
10.4k
Harta e re e çmimeve të referencës së banesave, ja cilat janë zonat më të shtrenjta në vend 

Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, kategoritë që përfitojnë

12.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Nafta është kthyer në luks për shqiptarët/ Paguajmë 7 herë më shumë se holandezët dhe 2 herë më shumë se rajoni

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

10.10.2026
10.4k
Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

14.10.2026
10.4k
Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

09.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes shkaktoi aksident nën efektin e alkoolit sipas Policisë

Si doli Martin Mane nga qelia pas aksidentit, policia: Shkaktoi aksident nën ndikimin e alkoolit. Gazetarja Klodiana Lala zbulon detajet

17.01.2025
10.5k
PROTESTA/ Dalin pamjet e rënda/ Momenti kur Ledion Ballës i thyhet këmba!

PROTESTA/ Dalin pamjet e rënda/ Momenti kur Ledion Ballës i thyhet këmba!

14.10.2026
10.4k
Ulsi Manja në delir: E patë si u bëmë dje grusht të bashkuar? Mund të bëjmë edhe 90 vota, por s’na duhen tani

Ulsi Manja në delir: E patë si u bëmë dje grusht të bashkuar? Mund të bëjmë edhe 90 vota, por s’na duhen tani

10.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.