E enjte, 15 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Kanë kaluar 16 ditë dhe për tim bir nuk u kujtua asnjë”, nëna e 12-vjeçarit Leo Sadikaj: Nuk pranova t’i bëhet autopsia sepse djali ma kërkoi

Korrieri nga Korrieri
25.01.2025
në Aktualitet, Slider
A A
“Kanë kaluar 16 ditë dhe për tim bir nuk u kujtua asnjë”, nëna e 12-vjeçarit Leo Sadikaj: Nuk pranova t’i bëhet autopsia sepse djali ma kërkoi
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në stadiumin e Maliqit u zhvillua një ndeshje futbolli në kujtim të 12-vjeçarit Leo Sadiku i cili humbi jetën në QSUT në datën 8 Janar.

Skuadra e Leos luajti me ekipin e Skënderbeut. Të pranishëm ishin edhe familjarët e 12-vjeçarit dhe shokët e tij.

Nëna e Leos, Roveta Sadiku e shoqëruar nga bashkëshorti dhe vajza e saj, ka akuzuar mjekët për neglizhencë, ndërsa ka zbuluar edhe pse nuk ka pranuar që t’i birit t’i bëhet autopsia.

“Përgjigje akoma nuk kam marrë, kanë qenë të gjitha gënjeshtra ato që kam dëgjuar, nëpër rrjetet sociale, çfarë ka shprehur QSUT. Përgjigjen e kam vetë si nënë se pashë nga fillimi deri në fund se çfarë ka ndodhur me Leon tim. Neglizhencë totale nga mjekësia, duke filluar nga Korça në Tiranë.

Unë për këtë kërkoj drejtësi, vetëm drejtësi për Leon tim. Si Leo im mund të ikin shumë fëmijë të tjerë, se Leon e morën në qafë, nuk e trajtuan si duhet, Leon e neglizhuan. Mamin ia gënjyen Leos dhe i thanë ka virozë. U mjaftuan me dy eko barku dhe me një grafi dhe me 3 analiza kaq i kanë bërë Leos tim asgjë më tepër. E nxjerrin Leon me temperaturë të lartë në Tiranë, Leo nuk ka shkuar me temp të lartë, Leo nuk kishte tension të lartë kur shkoi në Tiranë, se unë e kam nxjerrë nga reanimacioni i Korçës e kam çuar aty.

E nxorën me miokardit kur Leos tim nuk i është bërë as eko asgjë për zemrën e tij. Të gjitha janë gënjeshtra. E shtruan në një pavion, por nuk ishte pavion ishte burg, çfarë gjendje çfarë kushtesh.

I hidhnim serume të ftohta Leos, kur vajta e gjeta me duar të maviosura, më thoshin e ka nga e ftohta. Ju thosha Leo nxjerr shumë ato që thonin ai do nxjerri ne do i fusim serum.

Derisa shkoi në gjendje kritike dhe atëherë kujtohet një palo doktoreshë, kërkoi ambulancën të vinte, në momentet e fundit, çfarë do i bënin Leos tim ato momente kut për 7 orë rresht nuk ju dha asnjë ndihmë. Ai fëmijë ka vjellë për 7 orë, le të më dalë përpara ajo doktoreshë, ai ka vjellë gjak ndërsa ajo thoshte janë mbetje të mukozës të stomakut. Nuk ishin mbetje por gjak se unë kam foto.

Çfarë bëre ti me fëmijën tim??? Si këtu dhe andej në të 4 anët asgjë nuk u bë për Leon tim.

Kemi bërë kallëzim dhe denoncim në komisariatin Maliq, kemi çuar dokumentacionin dhe na thanë do na marrë prokuroria në tel por kanë kaluar 16 ditë dhe për Leon nuk është kujtuar asnjë.

Mua më duket neglizhencë.

Kur Leo ka ndërruar jetë unë në gjendje të rënduar psikologjike kam kërkuar mos ma preknin Leon me dorë, nuk kam lejuar njeri t’i afrohej se ma sfilitën, ma vranë pak nga pak dhe ju kam thënë nuk dua të bëhet autopsia.

Autopsia e Leos nuk është bërë se Leo ma ka kërkuar me gojë mos më ça dhe mos më opero, zemra ime nuk mundi.

Aty nuk ka ardhur as policia asgjë sepse unë nuk e dija që ekzistonin këto, tani po i dëgjoj që autopsia duhej bërë me apo pa miratimin tim.

Megjithatë le të venë çfarëdo diagnoze, unë dua drejtësi për neglizhencën që ju bë djalit.
Leo ishte një ëngjëll, energjik që nuk donte të shikonte lot në sytë e mamit. Nuk mundet mami të mos qajë për ty bir, teksa shikoj këtë fushë, kur shikoj shokët e tu.

Në qoftë se shteti nuk merr masa, nëse shteti nuk lëviz unë do bëj protesta, nuk e le me kaq sikur të jetë dita e fundit e jetës sime”, ka deklaruar ajo

Ndërkohë motra e 12-vjeçarit të ndjerë është ka prekur me fjalët për Leon, ndërsa ka deklaruar se nuk dëshiron që shteti të luajë me shpirtin e tij.

“Vëllai im në datë 28 dhjetor ka luajtur për herë të fundit në këtë fushë, unë nuk dua që shteti të luajë me shpirtin e vëllait tim ,dua drejtësi dhe të jetë hera e parë të paktën që të ngrejmë zërin dhe mos heshtim për gjithë fëmijët”, tha ajo.

Për rastin ka folur edhe trajneri i ekipit pjesë e të cilit ishte edhe Leo. Robert Këndezi u shpreh se Leo ishte një fëmijë i shëndetshëm, madje me pranimin e tij në ekip i ishin bërë edhe analizat e nevojshme.

“Sot për kujtim të futbollistit Leo, do të organizojmë ndeshjen Maliqi- Skënderbeu për të kujtuar atë sportistin e shkëlqyer, djalin e mirë, i përkushtuar për sportin. Djalë i edukuar, i palodhur, sulmues i mirë. Leo ishte një djalë nga Pocesta, këtu afër Maliqit dhe vinte çdo ditë në stërvitje, nuk mungonte edhe në ditët kur ishte kohë e vështirë që unë i njoftoja në telefon nuk do bëjmë sot sepse është kohë e keqe dhe nuk është fusha mirë, thoshte: Profesor mos na lër pushim. E donte shumë sportin. Absolutisht ishte djalë i fuqishëm. Jo vetëm ne si ekip i Maliqit por çdo ekip u bën analizat të gjitha, nuk pranojmë fëmijë pa bërë analizat. Ishte fëmijë shumë i shëndetshëm”, ka deklaruar ai./Ballkanweb

Para

Vdekja e 12-vjeçarit nga Maliqi, e ëma mes lotësh: Dua drejtësi

Pas

Detaje nga plagosja në Orikum / Drejt 29-vjeçarit u qëllua 10 herë, e zunë dy plumba

Nga Kategoria

ULTIMATUMI/ Protestuesit-Ramës: Dorëhiqu deri sot në drekë, ose….!
Aktualitet

ULTIMATUMI/ Protestuesit-Ramës: Dorëhiqu deri sot në drekë, ose….!

15.10.2026
10.4k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Euro arrin minimum të ri poshtë 91.3 lekëve

15.10.2026
10.4k
Reuters për protestën në Tiranë: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës
Aktualitet

Reuters për protestën në Tiranë: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës

15.10.2026
10.4k
Ambasada Britanike reagon për protestën në Tiranë: Dhuna nuk justifikohet, palët të ulin tensionet
Aktualitet

Ambasada Britanike reagon për protestën në Tiranë: Dhuna nuk justifikohet, palët të ulin tensionet

14.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga informacioni i SHBA te prangat në Rinas: Ja se si u ndalua ukrainasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar!

Nga informacioni i SHBA te prangat në Rinas: Ja se si u ndalua ukrainasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar!

08.10.2026
10.4k
Ciu ciu gjithë ditën, por Braçe dhe Spiropali votojnë si çeçua shkrirjen e bashkive siç e kërkoi Rama

Ciu ciu gjithë ditën, por Braçe dhe Spiropali votojnë si çeçua shkrirjen e bashkive siç e kërkoi Rama

09.10.2026
10.4k
Atentati në Gjirokastër/ Viktima u ndoq 3 km derisa u ekzekutua. Pistat nga lidhja me vrasjen e Tanit të Rruzhdiut te spiunimi i grupeve kriminale

Atentati në Gjirokastër/ Viktima u ndoq 3 km derisa u ekzekutua. Pistat nga lidhja me vrasjen e Tanit të Rruzhdiut te spiunimi i grupeve kriminale

11.10.2026
10.4k
Reuters për protestën në Tiranë: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës

Reuters për protestën në Tiranë: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës

15.10.2026
10.4k
Ulsi Manja në delir: E patë si u bëmë dje grusht të bashkuar? Mund të bëjmë edhe 90 vota, por s’na duhen tani

Ulsi Manja në delir: E patë si u bëmë dje grusht të bashkuar? Mund të bëjmë edhe 90 vota, por s’na duhen tani

10.10.2026
10.4k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

12.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Nafta është kthyer në luks për shqiptarët/ Paguajmë 7 herë më shumë se holandezët dhe 2 herë më shumë se rajoni

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

10.10.2026
10.4k
Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

14.10.2026
10.4k
Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

09.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes shkaktoi aksident nën efektin e alkoolit sipas Policisë

Si doli Martin Mane nga qelia pas aksidentit, policia: Shkaktoi aksident nën ndikimin e alkoolit. Gazetarja Klodiana Lala zbulon detajet

17.01.2025
10.5k
Ulsi Manja në delir: E patë si u bëmë dje grusht të bashkuar? Mund të bëjmë edhe 90 vota, por s’na duhen tani

Ulsi Manja në delir: E patë si u bëmë dje grusht të bashkuar? Mund të bëjmë edhe 90 vota, por s’na duhen tani

10.10.2026
10.4k
PROTESTA/ Dalin pamjet e rënda/ Momenti kur Ledion Ballës i thyhet këmba!

PROTESTA/ Dalin pamjet e rënda/ Momenti kur Ledion Ballës i thyhet këmba!

14.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.